POLITIKE

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës/ Bregu: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk e bën kohën e nevojshme të ajrimit

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 21:34
Gjendja shëndetësore e Ilir Metës/ Bregu: Refuzon të

Ilir Meta prej 18 muajsh ndodhet në paraburgim dhe pamjet e fundit publike të tij ishin ato të arrestimit më 21 tetor 2024. Por ish kreu i shtetit në seancën e parë gjyqësore ndaj tij është shfaqur i transformuar. Në këto muaj në izolim ka rënë në peshë dhe ka pësuar një ndryshim në pamje. Këtë të hënë në seancën e parë që u transmetua online, Meta u shfaq pas kafazit të xhamit, teksa pranë tij ishin ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi dhe avokati Kujtim Cakrani.

Përfaqësuesi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Zylyftar Bregu, ka treguar disa detaje rreth jetës pas hekurave të ish-presidentit të Shqipërisë, të cilat mendohen se lidhen me gjendjen shëndetësore të tij.

“Për shkak të një marrëveshjeje që kam me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, nuk mund të zbardh shumë detaje. Disa gjëra, nisur edhe nga interesi i madh për shëndetin e tij, mund t’i them në një farë mënyre.

Edhe unë u habita pak kur u ndesha me të për gjendjen e tij fizike. Gjatë bisedës me të, por edhe njohjes që kam, mund ta shpjegoj pak.

Ka të burgosur që e ndajnë qelinë bashkë. Këta njerëz që e quajnë njëri-tjetrin shok buke, bëjnë një kalendar që familjet t’i sjellin ushqimet në ditë të caktuara të javës, që të gjithë ata të hanë ushqim të freskët.

Z. Meta qëndron i vetëm në qeli dhe autoritetet e burgut zgjedhin të bëjnë një sjellje pak strikte, duke e lejuar familjen që t’i sjellin ushqimin e freskët vetëm një herë në javë. Z. Meta refuzon të hajë atë që quhet ‘ushqimi i komandës’, ai zgjedh të hajë 7 ditë të javës atë ushqim që i vjen një herë në javë. Ka kufizim kilogram për ushqimin, por struktura nuk e njeh këtë kufizim, vetëm kur duan ta respektojnë rigorozisht rregulloren.

Z. Meta u ankua që nuk bënte kohën e duhur të ajrimit. Ajo gjendje tregon edhe mungesën e rrezeve të diellit të një njeriu që ka 1.5 vite në paraburgim. Dilte vetëm një herë në ditë dhe nuk e bënte kohën e nevojshme prej dy orësh, siç është në pretendimin e tij.

Jetonte i vetëm në një qeli, edhe për shkak të një plani masash të posaçme që drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka bërë për sigurinë e tij”, tha ndër të tjera Bregu.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 27 Prill18:51

Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën

Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë