Aktivisti: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e vendit! Politika të dëgjoj popullin, ndryshe ata dinë “të flasin”
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar dosjen e AKSHI-t, duke e cilësuar atë si provën më të fortë deri më sot të mënyrës se si funksionon, sipas tij, një piramidë kriminale brenda pushtetit aktual.
Hoxha tha se kjo dosje vërteton atë që është denoncuar prej vitesh nga media dhe opozita, si dhe atë që është konfirmuar publikisht nga ish-zëvendëskryeministri në arrati, Arben Ahmetaj. Sipas tij, Ahmetaj, si një person i brendshëm që e njihte strukturën e pushtetit, e ka përshkruar këtë mekanizëm si një ‘baçe’, ku merret çfarë të duash pa dhënë llogari, pasi konsiderohet pronë private e pushtetit.
Gazetari nënvizoi se bëhet fjalë për herën e parë që funksionarë të lartë shtetërorë akuzohen për përfshirje në grup apo organizatë kriminale. Sipas tij, megjithëse kjo akuzë mund të mos provohet në fund, mënyra se si është vepruar është tipike e një organizate kriminale.
Sipas Hoxhës, dosja e AKSHI-t shpalos qartë funksionimin e piramidës kriminale nga maja deri në bazë, në mandatin e katërt të qeverisë. Ai theksoi se rasti tregon se si grabiten dhe zhvaten taksat e shqiptarëve, si shpërndahen ato për të shërbyer pushtetin, për të korruptuar media, për të blerë vota dhe për të bashkëpunuar me botën e krimit të organizuar.
‘Kjo provoi saktësisht atë që kishim vite të tëra që e thoshim, që e konfirmoi zv/kryeministri në arrati, Arben Ahmetaj, i cili i vuri vulën si një njeri i brendshëm që e njihte strukturën aty brenda dhe ai e quajti sepse ne nuk e kishim profilizuar si oborri i i brendshëm i kryeministrit. Pra, e quajti si baçe, pra, ja i shkon aty dhe merr çfarë të dojë dhe s'i jep llogari askujt, se është e vetja.
Por mbi të gjitha ky mekanizëm shërben për të dëshmuar dhe një herë se si funksionon piramida kriminale e këtij pushteti që është sot në mandatin e 4-tërt. Pra, që nga maja deri poshtë.
Tregon nga ana tjetër se si zhvaten, grabiten taksat e shqiptarëve, se si shpërndahen ato për t'i shërbyer pushtetit, për të korruptuar mediat, për të blerë votat, për të bashkëpunuar me botën e nëndheshme, sepse jemi në rastin e parë të funksionarëve shtetërorë, e funksionarëve të lartë, të cilët akuzohen për grup apo organizatë kriminale. Është hera e parë. Deri tani ne kemi kërkuar që ta bëjmë këtë gjë, madje ja u ka kërkuar dhe gjykata, por nuk e ka bërë SPAK-u.
Kjo është një akuzë që mbase dhe nuk provohet. Por mënyra se si është vepruar është tipike e një organizate kriminale. Dhe për më tepër, akuzat që janë ngritur nga SPAK-u, po të shikosh, pra kemi konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës.
Është hera e parë që dëgjojnë kaq haptazi ku janë përfshirë zyrtarë shtetërorë, janë njerëzit kryesorë aty, janë garant pikërisht për mbarëvajtjen e biznesit në këtë vend. Akuza tjetër, heqje e paligjshme e lirisë. Shteti funksionon si një organizatë e mirëfilltë kriminale. Këtë e bën bota e krimit, bota e krimit të organizuar.
Pra, SPAK-u vetë është ndërtuar, gjysma e atyre në krimin e organizuar, gjysma e atyre në korrupsionin. Tani doli që duhet të bëhen bashkë sepse i paskemi të gjitha në një vend, s'i kemi të ndara.
Akuza tjetër është shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit të grupit të strukturuar, është grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal. Cila në fund është pastrimi i produkteve të veprës penale.
Unë nuk di që ka akuza më të rënda kodi ynë penal. Dhe për më tepër, ndaj të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare. AKSHI është një institucionet kryesore e cila ndikon në ruajtjen dhe sigurinë kombëtare të këtij vendi.
Tani vijmë tek ajo që thashë, piramida që është shfaqur këtë radhë në mënyrën më të plotë të mundshme. Kemi zyrtarët e lartë, pra që është zonja Kërçanaj, nëndrejtoresha e saj. Kemi biznesmenët të cilët përfitonin direkt, kemi atë që kemi kaq vjet që e themi, interlokutori ose koordinatori i botës së krimit me pushtetin.
Dukej sikur e kishim shpikur apo e kishim sajuar këtë si term dhe sikur ishte një term abstrakt. Por në fakt, ky është një term që ka funksionuar që nga dita e parë kur Edi Rama ka ardhur në pushtet. Thjesht koordinatori u ndërrua. Çuditërisht, koordinatori është nga Durrësi gjithmonë. Është i treti koordinator midis botës së nëndheshme dhe pushtetit që është po nga Durrësi’, u shpreh gazetari Hoxha.
Duke u ndalur te relacioni i SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë nr. 1 në Tiranë, m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se zv.kryeministrja Belinda Balluku është arratisur nga vendi. Sipas tij, ...
Nga Nick Squires, TELEGRAPH Parlamenti i Shqipërisë u përfshi nga kaosi të enjten, kur deputetë të opozitës ndezën...
Aktori i njohur Florjan Binaj ka paralajmëruar se do të jetë në çdo protestë që organizohet nga parti opozitare pas skand...
Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë që pr...
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, lëvdohet se do ta fusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, skandalet e qeveris&eu...
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka pasqyruar sot situatën e krijuar në Parlamentin shqiptar, përplasjet dhe tensionet e opoz...
Mazhoranca socialiste ka propozuar përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës me masa që arrijnë deri në 60 ditë, një...
Xhemal Gjunkshi, këshilltari i kryetarit të Partisë Demokratike për Sigurinë kërkoi largimin e Ilir Prodës si drejtor i Polic...