Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Qindra makina me emigrantë shqiptarë nga diaspora kanë mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar protestës së r...
Një zjarr ka përfshirë zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rikthyer shqetësimet për nisjen e sezonit të zjarreve n...
Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, S...
Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë përgjegjës Edi Ramën për krizën që ka shpërthyer në vend, me protesta ma...
Pas fjalimit të Edi Ramës para deputetëve të tij, ku sulmoi protestuesit duke i cilësuar ata algoritme dhe ka reaguar deputeti i Part...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu referua përsëri kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në një deklaratë të shkurt&e...
Edi Rama ka ‘thumbuar’ deputeten Marjana Koçeku (Neomalsorja) e cila u largua nga PS dhe do të qëndrojë në Kuvend si li...
Kryeministri Edi Rama iu ka kthyer përgjigje të gjithë zërave socialistë, mes tyre, ish-kryeparlamentarja, Elisa Spiropali, e cila n&...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish influenceret, duke thënë se ato shkojnë në protesta si trend për të reklamuar shal&...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj protestuesve që prej javësh janë mbledhur në Tiranë kundër qeverisë së tij...
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në SYRI TV, gazetari Artan Hoxha kritikoi mënyrën se si SPAK ka trajtuar procedurën penale ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas tij, Prokuroria e Posaçme duhej t’i ishte drejtuar menjëherë Kuvendit me masa më të forta sigurie, duke shmangur zvarritjet që, sipas Hoxhës, i dhanë kryeministrit Edi Rama kohë për manovra politike dhe presion mbi institucionet. Ai theksoi se vendimet kontradiktore dhe mungesa e veprimit të shpejtë kanë devijuar vëmendjen nga thelbi i hetimit, ndërsa rasti Balluku mbetet një nga dosjet më të rënda dhe më të kallëzuara në SPAK.
Artan Hoxha: Dashur pa dashur na dha një element tjetër i cilit nuk e di si element humoristik, po është vërtet shumë, shumë tragjik. Se na thotë që midis tunelit dhe sipërfaqes ne nuk e dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Kthehemi te çështja që kemi. Unë mendoj që SPAK bëri një, jam dakord me këtë që tha Lenci, që gjyqtarët, prokurorët marrin vendime të ndryshme. Po Berisha e ka një shprehje për këto raste, thotë mendimi evoluon. Mos vallë ka filluar të evolojë mendimi i tyre që ndryshe vendosën para një viti, ndryshe vendosën tani. Unë s'e kuptoj pse SPAK-u, pse SPAK-u nuk iu drejtua direkt parlamentit. Dhe mund t'i çonte me masë, me masë më ekstreme. Mund t'i shkonte me arrest shtëpie, minimumi, me arrest shtëpie.
Dhe i drejtohej parlamentit dhe atje le t'ia lidhte në derë Ramës. Pra, pse në rastin konkret e mori zonjën Balluku, ia komunikoi faktin që është marrë e pandehur, e la një muaj pa masë sigurie. Mua më kanë dhënë masë sigurie direkt. Ata e lanë pa masë sigurie dhe mbas një muaji kaloi te pezullimi. Ndërkohë, procedura në të gjitha rastet e deritanishme dhe e përcaktuar dhe nga ligji është e qartë, drejtoju kuvendit dhe lërja në derë atij. Tani, kjo iku. Në momentin kur Gjykata Kushtetuese jep të drejtë. Pra, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar një nga masat, se atje janë dy masa. Njëra është pezullimi, tjetra është pasaporta. Pra, praktikisht ne sot kemi një zëvendëskryeministre ose numrin dy të qeverisë që nuk e kalon dot Qafën e Thanës. Deri aty e ka takatin dhe kthehet deri në Prrenjas se duhet të kthehet mbrapsht, sepse e ka të bllokuar pasaportën.
Tani, pra masa e dytë penale, si thashë, ka ngelur në fuqi. Kush e pengonte sot, ditë e hënë, kreun në largim të SPAK-ut, zotin Dumani, ndaç kreun që po vjen në detyrë, zotin Braho, që sot të firmosin një kërkesë tjetër dhe t'ia dërgonin komisionit të mandateve në Kuvend dhe t'i thoshin, zotëri, po duam këtë masë sigurie sepse kjo na shkakton këtë dëm, sepse ajo e shkakton atë dëm. Duke u kthyer në detyrë tjetër, vetëm ajo linja e Kanadasë që thotë Mandi, o e firmosim me Belinda dhe na i bien këmbës... Pra, vetëm ajo përbën prapë një element tjetër, një indicie për një procedim tjetër penal. Jo sa kallëzime ka se zonja Balluku sot është ministrja më e kallëzuar në SPAK dhe nëse SPAK-u një ditë do t'i hapi të gjitha ato, unë po them jo masë sigurie po do t'ju arrestojnë me ushtri. Tani në rastin konkret unë s'e kuptova që në fillim, pse SPAK-u zgjodhi këtë rrugën dhe i ra nga Kina. U mor me pezullimin. Çoje direkt siç i ke çuar të tjerët dhe lërja në derë, le të mos e votojë Kuvendi, po ti e ke bërë tënden.
Ti e ke çuar në Kuvend, shkon dhe vetë atje dhe e dorëzon dhe masën e sigurisë dhe të gjitha argumentet pse ajo përbën vërtet kërcënim për hetimin dhe për prishjen e hetimit, sepse përbën kërcënim. Po i jep mundësi Ramës të bëjë këtë paradën një mujore, pastaj të merret me Gjykatën Kushtetuese, ndërkohë nuk merremi me thelbin e asaj historie. Dhe arrin pastaj deri te pika ku Rama kthen në çështje faktin që katër oficerë të BKH-së, pse kanë ardhur me armë në brez për të dorëzuar një shkresë, se një shkresë mund ta çonte postieri them. Për të dorëzuar një shkresë dhe ka dalë ai i Gardës dhe i ka thënë, ku, kush jeni juve thotë? Çfarë jeni ju me armë, ku do shkoni ju? Dhe ata i thonë jo nuk t'i dorëzojmë ne armët se duam të shohim ne vendin ku do lëmë armët.
Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, duke e cilësuar si “pr...
Është mbyllur protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha, mb...
Duke folur në Foltoren para kryeministrisë, krydemokrati Sali Berisha ka ashpërsuar tonet ndaj Edi Ramës, duke paralajmëruar për...
Para Kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se protestuesit nuk do të largohen nga sheshi pa largimin e Ramës nga qeverisja. “Kët&eu...
Fundi i javës që sapo u mbyll krijoi një iluzion që jo domosdoshmërisht përputhet me realitetin. Atë të një p&eum...
Gentian Çala, mjek psikiatër, foli nga foltorja e opozitës duke denoncuar atë që e quajti një regjim që prodhon padrejt&e...
Në nisje të fjalimit në Foltoren e Pestë para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha përshëndeti prote...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Partisë Demokratike, përfaqësuesi i degës nr. 2, denoncoi ashpër qeverinë ...
Nga Foltorja e Pestë e Partisë Demokratike para Kryeministrisë, i riu Eljon Kaja, i diplomuar rishtazi, ka ndarë historinë e tij person...
Deputetja Ina Zhupa në fjalën nga Foltorja e PD, u shpreh se mbështeste protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënon d...