Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi reagoi pas denoncimit të emisionit “Piranjat” për rrjetin e call-centerave në Tiranë, duke theksuar se investigimi tregon qartë se aktiviteti është një biznes qeveritar. Sipas tij, gjurmët e këtyre skemave mashtruese u zhdukën pasi investigimit të “Le Iene”.
Reagimi i plotë:
Zbulimi i emisionit Piranja tregon qartë se call-centerat mashtruese në Tiranë janë një biznes qeveritar. Vetëm me bekimin e qeverisë mund të përhapet masivisht ky aktivitet kriminal, që ka shkaktuar mijëra viktima tek qytetarët e BE duke u marrë shpesh kursimet e një jete.
Aq më tepër, vetëm me kujdesin e mbrojtjen e qeverisë mund të ndodhë që të gjitha këto zyra të mbyllen e të avullojnë njëkohësisht.
Pikërisht sapo nisi hetimi dhe erdhën provat nga 'Le Iene', me investigimin disa mujor që gazetarët italianë bënë këtu në Tiranë, u zhdukën gjurmët e këtyre skemave mashtruese.
Piranjat ka udhëtuar në më shumë se 10 adresa në Tiranë ku deri tani vonë sipas dëshmive ushtrohej ky aktivitet. Bëhet fjalë për ambiente luksoze në godina në mes të kryeqytetit, në Bllok, te Delijorgji, te Rruga e Kavajës, Down Town e lokacione të tjera shumë të njohura, të frekentuara e të ekspozuara. Të gjitha rezultojnë të sapombyllura. Me një orkestrim pra. Mbyllje e organizuar.
Kush do të mund ta kryente një biznes të tillë kriminal në mes të kryeqytetit e në mes të ditës pa bekimin e drejtuesve të policisë së shtetit?!
Kjo është një ngjarje e rëndë që ka sjellë shumë pasoja tek mijëra qytetarë europianë.
SPAK duhet të merret seriozisht me këtë fenomen. Të zbulojë jo vetëm operuesit, por sidomos lidhjet e tyre qeveritare dhe shtetërore.
Vetëm një hetim i plotë mund të sjellë drejtësi e të shpëtojë imazhin e Tiranës tonë, që është shnderruar në qendër të këtij biznesi kriminal.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
6 Mars18:59
Qindra mln të vjedhura me tendera dhe intimidim dëshmitarësh/ SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Xhixho: Presin raportin e Ulsi Manjës, alibi!
E ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ në Syri TV me gazetarin Bled Marku, Zv. presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho,...
POLITIKE
6 Mars18:42
“Balluku, politikisht një kufomë që ecën”/ Gazetari: Fjalimi i saj, aktrim i neveritshëm! Seanca e 12 marsit? Opozita nuk duhet të provokohet
Gazetari Bledian Koka ka analizuar situatën politike, deklaratën e Belinda Ballukut dhe reagimet e opozitës në vend. Në një interv...
POLITIKE
6 Mars18:35
Ofendimet e Ballës ndaj Vokshit në Parlament/ EPP Women: Respekt dhe tolerancë zero ndaj seksizmit
Forumi i Grave të Partisë Popullore Europiane ka reaguar ashpër pas sulmit verbal me natyrë seksiste të kryetarit të grupit p...
POLITIKE
6 Mars17:02
Trazirat në Kuvend/ Mazhoranca kërkon përjashtimin e dy deputetëve të PD
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka kërkuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etik&...
POLITIKE
6 Mars16:08
Ngjarja në gjimnazin e Delvinës, deputetja Zhupa: Një sinjal për të rishikuar seriozisht masat e sigurisë
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas incidentit të rëndë në gjimnazin “Sulejman Delvina” ...
POLITIKE
6 Mars15:24
''SPAK kërkon arrestimin''/ Balluku: Unë nuk kam lidhje me korrupsionin!
Ish-zv/kryeministrja dhe ish-Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të b...
POLITIKE
6 Mars15:17
Balluku krenohet me rrugët e shembura: I lamë Shqipërisë vepra!
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar për herë të par&eu...
POLITIKE
6 Mars14:58
Sjellja banale e Ballës në Kuvend, Tabaku: Arroganca e pushtetit po shfaqet me fyerje
Jorida Tabaku komentoi ncidentin e ndodhur të enjten në Parlament ku kreu i grupit socialist Taulant Balla, ofendoi deputeten e opozitës Albana...
POLITIKE
6 Mars14:27
Lufta në Lindjen e Mesme/ PD kërkon seancë dëgjimore me Edi Ramën
Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin e Jashtëm i kanë kërkuar kryetarit të Komisionit për Çës...