POLITIKE

Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e besimit, detyra jonë është ta rikthejmë atë

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Maj 2026, 15:57

Tabaku: Plaga më e madhe e Shqipërisë është humbja e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mbajti një fjalim me tone reflektuese dhe bashkuese në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ku vlerësoi qëndresën e demokratëve gjatë 14 viteve në opozitë dhe vuri theksin te kriza e besimit që, sipas saj, po përjeton sot Shqipëria.

Tabaku tha se korrupsioni, varfëria dhe emigracioni janë plagë të mëdha të vendit, por theksoi se problemi më i thellë mbetet humbja e besimit të qytetarëve te shteti, te puna e ndershme dhe te mundësia për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

Ajo bëri thirrje për bashkimin e të gjithë shqiptarëve që kërkojnë ndryshim, duke e cilësuar rikthimin e besimit si misionin kryesor të Partisë Demokratike dhe kushtin për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Fjala e Tabakut

I nderuar kryetar i Partisë Demokratike zoti Berisha, të nderuar demokratë dhe demokrate, të nderuara anëtarë të Këshillit Kombëtar që zgjidheni, anëtarë të Këshillit Kombëtar të shkuar. Së pari, më lejoni t'ju them që ndihem e nderuar që flas para jush sot. Jo si politikane, jo si kandidate, jo si figurë politike. Po flas këtu si një demokrate, që që fëmijë e kam zgjedhur këtë parti. Flas si një grua që ka trokitur në mijëra dyer dhe kam parë me sytë e mi se çfarë dëshirojnë sot shqiptarët e çfarë meritojnë ato. 14 vite, 14 vite me radhë demokratë e demokrate keni qëndruar.

Jo sepse ishte e lehtë, por pikërisht sepse ishte e vështirë. Keni qëndruar kur çdo ditë keni parë padrejtësinë të shpërblehet. Keni qëndruar kur ndershmëria ishte e shihej edhe si dobësi. Keni qëndruar kur të rinjtë largoheshin e sytë e prindërve të tyre fatkeqësisht mbeteshin të ngulur në boshllëkun që ata linin. Ju nuk jeni thjesht anëtarë partie. Ju jeni dëshmi e gjallë se dinjiteti nuk shitet dhe bindja nuk vdes kurrë.

E për këtë, faleminderit! Faleminderit për çdo demokrat që sot pas 14 vitesh të vështira, vazhdon të ketë akoma zgjedhje Partinë Demokratike. Kjo sallë nuk është e vetmja në këtë besim. Janë mbi 700 mijë shqiptarë që kanë të njëjtin guxim për t'u përballur me këtë sistem. Ne kemi folur gjatë bashkë për korrupsionin. Kemi folur për varfërinë. Kemi folur për emigracionin. E të gjitha këto janë plagë. Të gjitha këto janë reale. Të gjitha këto reflektojnë sot Shqipërinë e vërtetë. Por plaga e vërtetë, plaga që sot ka krijuar problemin më të madh në Shqipëri, është humbja e besimit.

Shumë shqiptarë sot nuk e besojnë që puna e ndershme shpërblehet. Nuk e besojnë se mund të ecësh përpara pa njohur njeriun e duhur. Nuk e besojnë se shteti punon për ta. Dhe kur nuk beson, sigurisht që ose largohesh, ose rri aty e nuk flet. E kjo është beteja jonë e vërtetë. Jo me kundërshtarin politik, sepse kundërshtari politik sot përfaqëson një model i cili ka degraduar, por beteja më e madhe është me dëshpërimin. Çdo ditë ne shohim se si ky shtet funksionon. Ne shohim se cilat janë mekanizmat e tij. Sipërmarrësi i ndershëm fatkeqësisht paguan taksën e korrupsionit për të mbijetuar, ndërkohë që shërbëtori i sistemit merr tenderin. Familjet bëjnë llogari çdo mbrëmje se çfarë lënë pa paguar, ndërkohë që pakica e lidhur me pushtetin merr para publike, përfiton ligje e merr favore. I riu me diplomë emigron, ndërkohë që pa meritë, me lidhje politike një tjetër promovohet.

Kjo është mënyra fatkeqësisht se si sot Shqipëria është ndërtuar. Se si ky sistem po vret shpresën, po nga ana tjetër po shkatërron edhe të ardhmen e Shqipërisë. E unë nuk mund të besoj që të gjithë janë të barabartë, jo. Në këtë sallë e përtej kësaj salle, ka shumë njerëz të cilët çdo ditë e denoncojnë këtë sistem. Çdo ditë e mbrojnë pronën e përbashkët e sigurisht që nuk tolerojnë më. Sepse ekziston dhe një mundësi tjetër. Ekziston një mundësi që lind nga besimi se pavarësisht çdo sfide, ka shpresë. E nuk mund të shuhet asnjëherë shpresa për të luftuar e për të punuar çdo ditë për një Shqipëri më të mirë e për një vend më të mirë. Një Shqipëri ku prona nuk është privilegj i pakicës, por është e drejtë e secilit.

Një Shqipëri ku biznesi nuk paguan taksën e korrupsionit për të mbijetuar, ku tregu është konkurrenca e është meritokracia. Një Shqipëri ku shtresa e mesme është shtylla kurrizore për ta çuar vendin përpara. Një Shqipëri ku familjet nuk rrinë zgjuar për të bërë llogari se çfarë duhet të paguajnë për vaktin e radhës. Një Shqipëri ku të rinjtë nuk largohen e e shohin largimin si rrugëzgjidhje të vetme. Një Shqipëri ku politika shpërblen meritën, shpërblen punën, jo servilizmin. Një Shqipëri e cila nuk ka nevojë për heronj. Një Shqipëri që ka nevojë për njerëz të thjeshtë, ka nevojë për njerëz të ndershëm. Ka nevojë për mjekun që nuk kërkon zarfin, për gjyqtarin që nuk pret telefonin, për politikanin që voton gjithmonë vetëm për interes të shqiptarëve.

Shqipëria ndërtohet pikërisht nga këta njerëz. E këtu është zanafilla e asaj Shqipërie. Një Shqipëri e tillë e kalon këtë sallë, i kalon demokratët që ne njohim e takojmë çdo ditë. Një Shqipëri e tillë kërkon një qeverisje e cila është përtej interesave të përditshme. Shqipëria e vërtetë është më e madhe se çdo parti, e sot, thirrja ime është edhe për ato të rinj që nuk kanë votuar kurrë se nuk kanë gjetur arsye, për sipërmarrësit që kërkojnë rregulla të drejta, për prindërit që kërkojnë të ardhme për fëmijët e tyre. Edhe për ato socialistë të trishtuar që nuk bien dakord me zgjedhjen dhe me rrugën që ka marrë vendi. Askush prej jush nuk është kundërshtar. Shqipëria janë të gjithë ato që nuk bien dakord me regjimin aktual.

Partia Demokratike nuk kërkon që t'i ndryshojë bindjet askujt, nuk kërkon që të ndryshojë besimet, por shtrin dorën për të punuar bashkë me çdo shqiptar të ndershëm, për një Shqipëri më të mirë se kjo e sotmja. Sepse në fund të ditës, të gjithë ndajmë të njëjtën tokë, ndajmë të njëjtin vend, të gjithë në fund të ditës marrim frymë nën të njëjtin qiell, që të gjithë në fund të ditës e duam këtë vend. Prandaj, Partia Demokratike është aty, gati, për të qenë oferta e shqiptarëve. Partia Demokratike ka pasur brezin që rrëzoi komunizmin, ka pasur brezin që ndërtoi pluralizmin, ka pasur brezin që mbajti gjallë opozitën edhe në ditë më të vështira. Por sot, Shqipëria kërkon diçka tjetër. Kërkon të rikthejë besimin.

Sot, Shqipëria kërkon një brez që bashkon. Kërkon një brez që nuk pyet kush është me mua e kush është kundër meje, por pyet si mundet ta bëjmë përsëri Shqipërinë triumfuese e me kokën lart. Prandaj, sot nuk ka rëndësi që t'i drejtohemi vetëm anëtarëve të partisë sonë, të cilët kanë qenë me ne e janë me ne, por sot ka rëndësi t'i drejtohemi çdo shqiptari. Ka rëndësi që të na besojnë sërish.

Ka rëndësi që beteja jonë nga kjo sallë të vazhdojë në çdo rrugë, në çdo lagje, në çdo qytet dhe të nisë me demokratin e thjeshtë që ka vendosur të qëndrojë edhe një herë e të rikthehet në shtëpinë e tij, me gruan që vendos të hyjë në politikë, me të riun që vendos të marrë biletën e kthimit e ta grisë atë, sepse Shqipëria nuk do të ndryshojë kur dikush tjetër vendos për ne. Shqipëria ndryshon kur ne, secili prej nesh, zgjedhim të jemi ndryshe.

Detyra jonë, detyra e këtij kuvendi, detyra e Partisë Demokratike në këtë moment është me të vërtetë historike: është për ta kthyer Shqipërinë aty ku e meriton. Të ndryshojmë veten, të ndryshojmë Shqipërinë. Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan