Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi e quajti ‘akt të paprecedentë’ vendimin e KLGJ-së për të përcaktuar pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit.
“Ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë e tij dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për një vendimmarrje të kësaj natyre” thuhet në reagimin e Bardhit në facebook.
Bardhi shton më tej se krijimi i këtij ngërçi institucional dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen.
“Rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese. Mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, me pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te demokracia. Ky qëndrim dëmton rëndë edhe frymën e luajalitetit kushtetues që duhet të udhëheqë marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në një shoqëri demokratike”
Reagimi i Plote
Refuzimi i vazhdueshëm i Qeverisë dhe i mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese ka vënë seriozisht në rrezik funksionimin demokratik të shtetit dhe respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Që nga 1 gushti 2026, sistemi gjyqësor në vend ka mbetur pa një bazë të qartë ligjore për të justifikuar trajtimin financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës. Dispozitat ligjore përkatëse janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me efekt nga 31 korriku 2026.
Sot, me një akt të paprecedentë, sistemi gjyqësor, përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor, ka përcaktuar pagën e vet, duke marrë përsipër kompetenca që i takojnë ligjvënësit. Ky akt ngre pikëpyetje serioze mbi kushtetutshmërinë e tij dhe mbi ekzistencën e një baze të ligjshme për një vendimmarrje të kësaj natyre.
Krijimi i këtij ngërçi institucional dhe përplasja ndërmjet kompetencave kushtetuese të pushteteve jo vetëm që mund, por edhe duhet të shmangen. Rruga e vetme për ta zgjidhur këtë situatë është respektimi dhe zbatimi i plotë, i menjëhershëm dhe pa ekuivok i vendimeve të detyrueshme të Gjykatës Kushtetuese.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të veprojë menjëherë dhe pa asnjë vonesë për ta trajtuar dhe zgjidhur këtë çështje. Kjo është edhe më e domosdoshme përballë refuzimit të Këshillit të Ministrave për të përmbushur përgjegjësinë e përcaktuar nga Këshilli i Legjislacionit të Kuvendit të Shqipërisë që më 4 maj 2026.
Mosveprimi i Kuvendit dhe moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbëjnë një shkelje të rëndë të parimeve kushtetuese dhe të shtetit të së drejtës, me pasoja serioze për funksionimin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve te demokracia. Ky qëndrim dëmton rëndë edhe frymën e luajalitetit kushtetues që duhet të udhëheqë marrëdhëniet ndërmjet pushteteve në një shoqëri demokratike.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Gusht17:58
Situata me zjarret në Sarandë, deputetja Zhupa: Zona është e mbipopulluar
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa duke publikuar një video nga flakët që po djegin kurorën me pisha pranë Manastirit të 40 Shenjto...
POLITIKE
26 Gusht17:42
"Godinat e braktisura po shiten me 1 euro qera për 99 vite"/ Baçi: Zero transparencë, skemë e mirëfilltë abuzimi
Të gjitha godinat dhe mund të jenë me mijëra e mijëra metër kub inerte që presin për t'u transportuar, por nuk dihet se ...
POLITIKE
26 Gusht17:17
KLGJ sfidon Kuvendin e qeverinë/ Pas vendimit të GJK, rriten pagat e gjyqtarëve e prokurorëve
Teksa Kuvendi dhe qeveria hezituan të vinin në zbatim vendimin e GJK mbi llogaritjen e pagës së gjyqtarëve e prokurorëve, KLGJ u p...
POLITIKE
26 Gusht15:00
Beteja për Kuçovën nesër në KAS, Maliqi: Hajdari po mbyll mandatin në shkelje flagrante të ligjit
Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në prag të seancës së 27 gushtit në Komisi...
POLITIKE
26 Gusht08:00
Sot protesta e 88-të kundër qeverisë! Qytetarët: Të arrestohet Rama dhe Balluku!
Qytetarët do të mblidhen sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” këtë të mërkurë për...
POLITIKE
25 Gusht22:25
Java e katërt e protestës në Divjakë/ Banorët marshojnë në ditën e 26-të kundër shkrirjes së bashkisë
Banorët e Divjakës kanë shënuar ditën e 26-të të qëndresës së tyre kundër reformës së re admini...
POLITIKE
25 Gusht22:22
Qytetarët marshojnë masivisht në Tiranë: Shqipëria kërkon revolucion
Marshimi i protestuesve në ditën e 87-të të qëndresës po vijon me masivitet në rrugët kryesore të Tiranës. Qyt...
POLITIKE
25 Gusht21:46
Pogradeci i kthehet bumerang Ramës/ Qytetarët e kryqëzojnë në rrjetet sociale: Hiq dorë nga shteti! Ke marrë fund!
Kryeministri Edi Rama shiti mbledhjen dyditore të socialistëve në Pogradec si një moment reflektimi dhe “energji të reja&rdq...
POLITIKE
25 Gusht21:26
“Në javën e parë të shtatorit presim arrestimin e Edi Ramës”/ Arben Kola thirrje SPAK-ut nga protesta: Mos u bëni palë me sistemin!
Në vijim të fjalimeve përpara godinës së Kryeministrisë në ditën e 87-të të protestës, aktivisti Arben Ko...
POLITIKE
25 Gusht20:48
‘Në ‘Pasqyrën’ tuaj, vetëm mashtrim’/ Protestuesit- Ramës: Në bulevardin tonë, vetëm guxim!
Në ditën e 87 të protestës qytetare, protestuesit përmes pankartave kanë zgjedhur që të shfaqin pakqënaqë...