POLITIKE

Korreshi për vizitën e Von der Leyen: Ursula thotë “jeni mrekulli’, por njerëzit kanë të grisur edhe astarin e xhepave

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 18:14
Korreshi për vizitën e Von der Leyen: Ursula thotë “jeni

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar vizitën e presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, duke kritikuar mesazhet e përcjella gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri.

Korreshi tha se von der Leyen përfaqëson vetëm një pjesë të strukturave të Bashkimit Europian dhe se deklaratat pozitive për Shqipërinë nuk përputhen, sipas tij, me realitetin që përjetojnë qytetarët.

“Von der Leyen është një fraksion i asaj që përfshin BE. U mësuam me Kos, vjen Von der Leyen dhe ato që sjellin të shkruara vijnë tjetër lloj. Thuhet këtu krimi është numër 1, kombinohemi me El Chapon. Nuk mund të dëgjoj përralla nga Europa. Ka 90 mijë lekë të vjetra pensione në Europë?”, u shpreh Korreshi.

Deputeti demokrat deklaroi se presidentja e Komisionit Europian është e informuar për situatën politike në Shqipëri dhe se e di, sipas tij, se ka ardhur në një vend ku opozita përballet me pushtetin.

“Von der Leyen e di mirë ku ka ardhur, e di që ka ardhur në një shtet autoritar ku Rama i ka thënë ‘e kam opozitën në xhep’”, tha ai.

Korreshi u ndal edhe te mesazhi i von der Leyen për vijimin e reformave, duke e konsideruar atë si një kritikë ndaj qeverisë shqiptare.
“Ajo u shpreh se reformat duhet të zbatohen dhe kjo është një kritikë. Pavarësisht segmenteve, sponsorizimit apo kanaleve që mund të ketë, nuk mbulohet dielli me shoshë”, deklaroi deputeti.

Në vijim, Korreshi tha se nuk i mjaftojnë mesazhet pozitive të ardhura nga zyrtarët europianë, duke e lidhur këtë me gjendjen ekonomike të qytetarëve.
“Nuk më duhet ajo që thotë ajo: ‘Ju jeni mrekulli’, kur njerëzit kanë të grisur edhe astarët e xhepave”, u shpreh ai.

Korreshi e mbylli reagimin duke akuzuar pushtetin për arrogancë dhe duke thënë se kjo është një situatë me të cilën, sipas tij, përballen qytetarët çdo ditë.
“Komuniteti vuan çdo ditë arrogancën e pushtetit”, përfundoi deputeti demokrat.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime