POLITIKE

‘Meta brenda kafazit, denigrim’, Bushati: SPAK-GJKKO në seanca me dyer të mbyllura, të aftë të bëjnë krime

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Prill 2026, 21:35
‘Meta brenda kafazit, denigrim’, Bushati: SPAK-GJKKO në seanca

Shfaqja e fundit publike e ish-presidentit Ilir Meta, i cili u paraqit në seancën gjyqësore brenda një kafazi xhami, për analistin Andi Bushati ngre dyshime të forta mbi mënyrën e trajtimit të të akuzuarve nga sistemi i ri i drejtësisë.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Bushati tha se Meta dukej sikur “nuk e kishte parë dritën e diellit me sy”, çka ngre pikëpyetje serioze mbi kushtet e paraburgimit të tij.

Pamjet nga kafazi i xhamtë, për Bushatin përforcojnë idenë se ai po mbahet në kushte të vështira izolimi, që sipas tij mund të përshkruhen si “burg çnjerëzor”.

Trajtimi i Metës, u shpreh më tej analisti, përtej çdo përgjegjësie penale që ai mund të ketë, po shkon drejt një forme denigrimi personal.

Kjo situatë ka rihapur diskutimin për qëllimet e Reformës në Drejtësi të vitit 2016, ku një nga shtyllat kryesore, theksoi Bushati, ishte fundi i pandëshkueshmërisë, ndërsa kolona e dytë, po aq e rëndësishme, shtoi ai, “rikthimi i besimit të publikut te drejtësia”.

Pjesë nga deklarata: 

Kur pashë videot e para që dolën nga procesi, po pastaj dhe shumë kolegë që komentonin me njëri-tjetrin, kjo ishte e para. Ua çfarë i ka ndodhur Ilir Metës? Pra, ti po mos e dije që është mbajtur në qelinë e Edi Ramës dhe të SPAK-ut, ti do thoshe larg qoftë i ka rënë ndonjë sëmundje e keqe. Ilir Meta mund të meritojë gjithçka? Mund të ketë bërë dhe faje që s'i ka gjetur SPAK-u.  Por problemi është, a mundet të mbahet një njeri në burg po me të njëjtën mënyrë si u arrestua? Portreti i tij sot tregonte që ai është mbajtur në një burg çnjerëzor. Dhe këtu lind pikëpyetja e parë. Pikëpyetja e dytë është ajo që thoni juve. Do bëjë ndonjë krim Ilir Meta? Do arratiset në mënyrë spektakolare nga salla e gjyqit që futet në atë kafazin e xhamtë? Ai kafazi i xhamtë, njësoj si për Veliajn, për Berishën, për Ilir Beqen a këdo tjetër, nuk ka të bëjë me drejtësinë, ka të bëjë me denigrimin e personit.

Ne në qoftë se ne kemi projektuar një drejtësi që do të denigrojë personin dhe jo t'i japi të drejtën, atëherë këtu jemi në rrugën e gabuar. Dhe prandaj unë sot, duke parë edhe kërkesën e Veliajt, të Berishës, të Metës që e këmbënguli disa herë, kam kërkuar, pra jam bashkuar atyre që thonë minimumi i minimumeve minimum, është një gjyq i hapur. Ana tjetër përveç fundit të pandëshkueshmërisë kush ishte? Më 2016, reformë në drejtësi, fund pandëshkueshmërie një dhe kolona e dytë qe rikthimi i besimit të publikut te drejtësia. A ka gjë më minimale, më bazike sesa një gjyq i hapur, ku Ilir Meta, Erion Veliaj, Ilir Beqja, Sali Berisha, të dalin para publikut dhe me akuzat që përballen, të thonë kundër akuzat.

Unë si qytetar i zakonshëm ta shoh nga televizori im se çfarë ishte kjo drejtësi, çfarë provash i kanë gjetur dhe si mbrohen ata që janë në bankën e të akuzuarit. Insistoj te kjo edhe për një fakt tjetër, se SPAK-u dhe GJKKO-ja me na kanë dhënë deri më sot vetëm një provë të një procesi të mbyllur të një politikani të lartë deri në vendimin e formës së prerë. Ky është Beleri dhe rasti i Himarës. Kanë bërë një masakër. Sigurimi i Shtetit, KGB-ja do e kishte zili procesin Beleri. Pra është procesi më i errët që edhe diktatura dhe gjykatësit dhe prokurorët e diktaturës do e kishin vështirë pa fakte dhe pa prova të dënonin dikë. Pra, SPAK-u dhe GJKKO-ja na e kanë dhënë provën që me dyer të mbyllura janë të aftë të bëjnë krime. Kështu që për të gjithë, dhe për ata që unë mendoj se e meritojnë burgun dhe për ata që unë e mendoj që nuk e meritojnë burgun, minimumi i minimumeve është procesi i hapur. Këtu nuk duhet të ketë diskutim. Ne e kemi mbyllur epokën e besimit qorrazi te SPAK-u dhe te drejtësia e re. Tani duam t'i shikojmë të përballen me paçavuret që kanë qenë në gjendje të ndërtojnë këto katër vjet.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 27 Prill18:51

Sa e ndryshoi burgu Ilir Metën

Edhe pse izolimi i gjatë e ka ndryshuar dukshëm në pamje fizike, Ilir Meta në thelb mbetet i njëjti, me të njëjtat akuza, t&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë