POLITIKE

Operacioni i SPAK, deputeti: Efektivi i arrestuar porositi 400 kg kokainë për bandën kriminale

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Mars 2026, 14:34
Operacioni i SPAK, deputeti: Efektivi i arrestuar porositi 400 kg kokainë

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar atë që ai e cilëson si përfshirje të efektivëve të policisë në krimin e organizuar, duke iu referuar një operacioni të fundit të SPAK.

Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve në Vlorë, Rezart Kuçi, bashkëpunonte me grupin kriminal të Inez Hajrulla gjatë kohës që mbante detyrën në polici.

Sipas deputetit demokrat, Kuçi jo vetëm furnizonte grupin kriminal me informacione për rivalët, por edhe dekonspironte operacionet e policisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Balliu shtoi se në dosje dokumentohet edhe porosia për një sasi prej 400 kilogramësh kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimi Europian.

Sipas tij, një pjesë e kësaj sasie është trafikuar nga Spain drejt Germany në dhjetor të vitit 2020 dhe është sekuestruar nga autoritetet gjermane.

Operacioni i SPAK, bazuar në përgjimet e SKY ECC, sjellë nga partnerët belgë, ka ekspozuar sërish një realitet dramatik: shndërrimin e shtetit në narkoshtet. Nga institucion që mbron qytetarët dhe lufton krimin, policia në shumë raste, tashmë të dokumentuatra, është shndërruar në dorë të zezë të krimit në punët e shtetit.

Dosja e fundit e SPAK përfshin një rast tronditës. Rezart Kuçi, bashkëpunonte me grupin kriminal të Inez Hajrullës në kohën kur shërbente si shef krimesh në Vlorë. Ai, jo vetem e furnizonte bandën me informacion për rivalët, por edhe dekonspironte operacionet e policisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë dosje dokumentohet porosia per një sasi prej 400 kilogramë kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë është trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020 dhe është sekuestruar nga autoritetet gjermane.Dosje si “Metamorfoza”, “Flakë në Det”, “Çopjat”, “Çelajt” etj., kanë një element të përbashkët: zyrtarë të shtetit si pjesë integrale e strukturave të krimit të organizuar.

Ata policë që në kohën e Saimir Tahirit merrnin përqindje nga parcelat e kanabisit, në kohën e Sandër Lleshajt dhe Taulant Ballës evoluan drejt një kriminaliteti më të sofistikuar, duke porositur kontejnerë me kokainë nga Amerika Latine për tregun europian.

Oltion Bistri, kryepolici me 5 milionë euro pasuri, është pasqyrim i këtij progresi në kriminalitet dhe regresi të shtetit.Tonelatat e droges te qarkulluara nga narkotrafikanet shqiptare me ndihmen e strukturave të kriminalizuara të narkoshtetit të Edi Ramës janë një realitet dramatic.

Miliardat e këtij trafiku pastrohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, me lejet e dhëna nga Rama. 14 milionë metra katrorë leje ndërtimi, një volum i paprecedent që krijon terrenin ideal për pastrimin enarko- eurove, janë fakt. Eshtë e papranueshme dhe e padrejte që pasuritë e krijuara nga krimi të mbeten thjesht nën administrimin burokratik të shtetit. Ato duhet t’u kthehen qytetarëve.

Në këtë kuadër, kam paraqitur një projektligj, i cili parashikon që pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar apartamente, prona dhe asete financiare të përdoren drejtpërdrejt për familjet e efektivëve të rënë në detyrë, për familjet e qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve të bandave kriminale, si dhe për çiftet e reja, që sot e kanë gjithnjë e më të pamundur të sigurojnë strehim.

Pasuritë e krimit duhet të përdoren për të mbështetur familjet që kanë sakrifikuar për vendin dhe për të krijuar mundësi reale që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 8 Mars13:19

BIRN: Hiqni imunitetin e Ballukut!

Nuk e di nëse e mbani mend apo e keni harruar historinë që përsëritet por, pesëmbëdhjetë vjet më parë, pak a s...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë