Revolta e rinisë, Berisha: Rama organizoi djegien e dy selive
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Profesori Aleksandër Biberaj, ish-deputet i PD-së nga protesta jashtë Kuvendit i bëri thirrje presidentit Bajram Begaj që të shp...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...

Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka komentuar rezultatet e pyetësorit TALIS, ku 52% e mësuesve shqiptarë kanë raportuar përdorimin e inteligjencës artificiale, krahasuar me mesataren e 36% në vendet e OECD. Sula tha se këto statistika janë të pasakta dhe se realiteti në terren është ndryshe, duke vënë në dukje edhe mungesën e teknologjisë në shkolla dhe përgatitjen e dobët të mësuesve.
Ajo akuzoi qeverinë për mburrje të tepruar, duke thënë se arsimi digjital është ende në faza të pa realizuara dhe mësuesit shpesh përdorin celularët dhe grupe WhatsApp për të përballuar mungesën e pajisjeve.
Sula u ndal edhe te testet ndërkombëtare si PISA, e cila ka treguar rezultate të dobëta të nxënësve shqiptarë.
Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:
Në pyetësorin TALIS (Anketa Ndërkombëtare e Mësimdhënies dhe të Nxënit), 52% e mësuesve shqiptarë janë shprehur se kanë përdorur inteligjencën artificiale gjatë vitit 2024, ndërkohë që mesatarja për vendet e OECD, është 36%.
Në fakt, askush nuk mund të besojë se mësuesit tanë kanë lënë shumë vende mbrapa mësuesit në Austri, Holandë, Norvegji, Belgjikë, Finlandë, Shtetet e Bashkuara vende të zhvilluara që përdorimin e inteligjencës artificiale e të programeve për progresin digjital e kanë bërë pjesë normale të procesit mësimor.
Duhet të mbajmë parasysh se TALIS bazohet në plotësimin e anketës nga ana e mësuesve, jo në testime të aftësive të tyre, nga ana tjetër vetëraportimi është subjektiv, sa edhe i orientuar e nën mbikëqyrje për të plotësuar anketën ashtu siç duan eprorët.
Arsimi digjital është vetëm në letër, ndërsa mburrja e kryeministrit me tamtame për mësues të kënaqur me profesionin, për mesataren e lartë të mësuesve që përdorin IA është tjetër fasadë qeveritare për të fshehur kolapsin në terren.
Është e ditur se:
-shumica dërrmuese e shkollave s’kanë as internet, as kompjuterë, as laboratorë funksionalë.
– Lënda e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit nuk zhvillohet fare as në ciklin 9-vjeçar, as në atë të mesëm. Nxënësit e dorëzojnë librin në fund të vitit shkollor të papërdorur ashtu siç e kanë marrë në fillim të tij.
-Lëndën e TIK-ut e zhvillojnë mësues që nuk janë diplomuar në fushë të teknologjisë dhe të informacionit por në degë të tjera, si dhe mësues që nuk plotësojnë ngarkesën mësimore.
Mësuesve tanë me ç’duket u është kërkuar të përfshijnë edhe përdorimin e celularit dhe të grupeve të ËhatsApp-it, sepse ata vetë e dinë po aq mirë sa nxënësit e prindërit dhe shoqëria se më shumë se 60 % e mësuesve të ciklit të ulët nuk dinë të përdorin kompjuterin, edhe në mes të Tiranës, ndaj këto shifra nuk janë realitet, por propagandë e paketuar si statistikë.
85% e mësuesve pohojnë se e kanë zgjedhur si profesion të parë mësuesinë, por për pyetjen nëse dashuria për profesionin mund të ndikojë më shumë sesa paga, Shqipëria nuk figuron në listën e përgjigjeve, ndërkohë që renditet Maqedonia e Veriut, Kosova.
Realiteti në terren dhe rezultatet dramatike të nxënësve tregojnë një histori krejt tjetër krahasuar me përgjigjet e pyetësorit – një sistem arsimor në kolaps, ku testet ndërkombëtare si PISA-s zbulojnë mungesën e njohurive, të motivimit dhe drejtimit dhe i rendisin aftësitë e nxënësve në matematikë, gjuhë, shkencë, të menduarin krijues në fund të botës. Janë përkeqësuar të dhënat për diskriminimin, asocializimin, bullizmin, dhunën e konfliktet, ndërkohë mësuesit na qenkërkan të lumtur.
Kur nxënësit bien në fund të tabelave, nuk mjaftojnë statistikat e bukura në letër, por duhet përgjegjësi, reforma të vërteta dhe investim real në cilësinë e mësimdhënies.
Kontrasti i fortë mes vetëvlerësimit të lartë të mësuesve dhe nivelit të ulët të arritjeve të nxënësve mbetet dëshmia më e qartë e politikave arsimore të qeverisë: shumë propagandë, aspak cilësi.
Korridori i 8 në Shqipëri nuk është në përfundim sipas planit optimal dhe ka pasur vonesa të konsiderueshme në realizi...
Demokrati Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë ndryshim nga diktatori Enver Hoxha, lidhur ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shpallur mbështetje të plotë për kandidaturën e Gabriel Gumës në zgje...
Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, paralajmëroi një skenar të mundshëm që ai e cilësoi s...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, ka reaguar lid...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka reaguar mbi gjendjen e studentëve në qytetin bregdetar, duke theksuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas denoncimit të emisionit "Piranjat" për nepotizmin dhe korrupsionin ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, duke e cilësuar k&...
Në një qytet që vazhdon të shndërrohet çdo ditë e më shumë në një vend labirint betoni, kryeministri ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Emrat e përzg...