U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar një këkesë KQZ-së që të mundësohet ndalimi i përdorimit të simboleve të demokratëve nga të tjerët. Pas denoncimit të demokratëve për keqpërdorimin e logos në zyrat ku zhvillonin aktivitet disa anonime politikë, tashmë kërkohet që edhe online mos të përdoren më simbolet dhe logot e demokratëve.
Në kërkesë thuhet se kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit publik në Internet, Website, rrjetin META (Facebook, instagram etj) apo ne platforma te tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar ne zgjedhjet e 11 majit, me simbole, logo apo emblema dalluese / identifikuese, apo te ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat, sipas shkresës, konfondojnë publikun dhe elektoratin.
PD shton se shqetësimi vnë vjen për keqpërdorimet në faqet në web dhe rrjetet sociale të administruara nga grupi i Lulzim Bashës me emërtimet "Demokratët Euroatlantikë Partia Demokratike".
Pjesë nga kërkesa e PD-së:
Kjo kërkesë ka të bëjë me aspekte të dezinformimit dhe të (keq)përdorimit publik në Internet, Website, rrjetin META (Facebook, instagram etj) apo ne platforma te tjera online nga disa individë dhe 1 subjekt zgjedhor i regjistruar ne zgjedhjet e 11 Majit, të simboleve, logove apo emblemave dalluese / identifikuese, apo te ngjashme me ato të Partisë Demokratike, simbole këto të cilat konfondojnë publikun dhe elektoratin, me simbolet të cilat i përdor aktualisht edhe subjekti zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore"- PD-ASHM, koalicion zgjedhor i regjistruar për zgjedhjet për Kuvend në 11 Maj, i cili udhëhiqet nga Partia Demokratike e Shqipërisë.
Konkretisht, shqetësimi vnë vjen për keqpërdorimet vijuese, (bashkëngjitur materiali i hollësishëm shoqësuar me pamjet dhe ilustrimet e rasteve konkrete në fjalë):
1. Domaini https://demokratet.al ka qenë aset i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe është përdorur si domain kryesor gjatë fushatës elektorale të PD në zgjedhjet e viti 2017. Tashmë shërben si domaini kryesor i subjektit zgjedhor Koalicioni Euroatlantik. Në faqen zyrtare të këtij domaini shihet qartë përdorimi i logos së subjektit Partia Demokratike e Shqipërisë, Gjithashtu, në nënfaqen "Kryetari" (https://demokratet.al/kryetarif), shfaqet një përmbajtje me titull: "Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike", kur ndërkohë personi Lulzim Basha nuk është kryetar i asnjë subjekti politik, e aq më shumë i Partisë Demokratike.
2. Faqja e Partisë Demokratike në Facebook
Faqja në Facebook me adresë: https://www.facebook.com/demokratet.al ka qenë faqja zyrtare e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Historiku i kësaj faqeje daton që prej vitit 2009. Pas Gjyqit të Apelit, kësaj faqeje i është ndryshuar emri nga "Partia Demokratike e Shqipërisë" në "Partia Demokratike Demokratët Euroatlantikë", e më pas sërish në "Demokratët Euroatlantikë - Partia Demokratike".
Kjo faqe "Demokratët Euroatlantikë Partia Demokratike" është e verifikuar në Facebook dhe njihet nga ky i fundit si subjekti zyrtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Kjo faqe, gjithashtu, ka të lidhur domainin https://pd.al dhe çdo link i dalë nga ky domain është i asociuar me këtë faqe. Po ashtu, reklamat që mund të prodhojë kjo faqe janë të asociuara me subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë, gjë që mund të përdoret për qëllime të këqija nga subjekti Koalicioni Euroatlantik. Kjo, gjithashtu, mund të kategorizohet si shpenzim i subjektit Partia Demokratike.
Momentalisht, subjekti Partia Demokratike po përdor faqen me adrese https://www.facebook.com/Partia Demokratike.
3. Gjithashtu, faqja "Demokratët Euroatlantikë Partia Demokratike" në Business Manager-in e Facebook-ut të vetë, ka të lidhur domainin https://pd.al.
Duke qenë se ky domain është i lidhur me një Business Manager, ku Partia Demokratike nuk ka askes, atëhere ky domain nuk mund të lidhet as me Business Manager-in që PD disponon aktualisht. [Shembulli i vendosur bashkëngjitur nw prova).
Si rrjedhojë e kësaj, çdo link i shpërndarë në platformat e Meta nga domaini pd.al, lidhet me faqen "Demokratët Euroatlantikë - Partia Demokratike".
Përdorimi i këtyre simboleve në rrjetet sociale, në Internet, në Facebook, Instagram e më gjerë, nga individë apo subjekte të tjera zgjedhore, në fazën kur fushata zgjedhore zyrtare e 11 Majit nis për pak ditë, po dëmton interesat e ligjshme të subjektit tonë, duke krijuar konfuzion tek një pjesë e opinionit publik dhe elektoratit. Ndaj kerkojme që kjo kerkese te shqyrtohet me përparësi nga KOZ, maksimalisht deri ne hapjen e fushatës zgjedhore zyrtare.
Ndaj, po i drejtohemi KQZ që të konstatojë këtë fakt dhe të merren masat e menjëhershme administrative dhe ligjore, për ndërprerjen e shkeljeve dhe cënimit të interesave të PD-ASHM nga çdo individ apo subjekt tjetër zgjedhor, përfshirë dorëzimin tek përfaqësuesit e PD e aksesit të llogarive / kredencialeve të PD që po keqpërdoren nga ketë individë apo subjekte zgjedhore.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka propozuar qeverisë së Kosovës të heqë tarifën doganore 10% në...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar homazhe në nderim të aktores së ndjerë Margarita Xhepa. Berisha shprehu ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në eventin e sotëm ku zhvillohet faza finale e Garës Ndërkombëtare për Proj...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët tha se do të merren masa ...
TIRANA- Biznesmeni Gentian Sula është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Sula është nën hetim për dosjen e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët kritikoi ndërtimin e djegë...
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar leje nga SPAK këtë të hënë që të mos paraqit...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me presidentin në largim të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Rop...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalim në takimin Inagurues të Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Ko...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur gjatë një takimi me pensionistët, tha se kryeministri edi Rama i ka t...