Aktivisti: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e vendit! Politika të dëgjoj popullin, ndryshe ata dinë “të flasin”
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.8 lekë, në shitje me 82.8 lekë. Euro do të blihet me 94...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një mot kryesisht të kthjell...

Romir Saraçi,ka komentuar dosjen e AKSHI-t, duke theksuar se hetimi është nisur vetëm si pasojë e “kriminalizimit të institucioneve” dhe “babëzisë së një grupi të caktuar për të përfituar fonde publike”.
Saraçi tha se, sipas denoncimeve dhe investigimeve të Syri TV dhe emisionit “Plug”, personazhe të përfshirë në skemë kanë përfituar rreth 53 milionë euro nga tendera të AKSH-it. Ai përmendi si figura kyçe biznesmenin Geron Meçe dhe Armand Frangun, të cilët, kanë qenë ortakë në biznes dhe kanë themeluar disa kompani që dyshohet se janë përdorur për transaksione dhe justifikim qarkullimi parash.
Saraçi: Për pjesën e bashkëpunimit me krimin e elaboroi pak Tani, por ajo që doja të shtoja për të plotësuar Tanin, është fakti që kjo dosje u u zbulua dhe nisi të hetohet, pavarësisht denoncimeve të Arben Ahmetaj, vetëm për shkak të kriminalizimit të institucioneve shtetërore dhe babëzia e këtij grupi të caktuar për të përfituar gjithçka dhe për të pasur gjithçka në xhep.
Sepse dhe personazhe të cilat janë të përfshirë në këtë skemë, janë të njëjtët personazhe të cilët kanë përfituar fonde. Tani flasim për shtetasin Geron Meçen. Që na del tani që është biznesmeni, u mor peng nga këta personazhe për mos të folur, për mos u ankuar. Po kush është Geron Meçe? Geron Meçe është ortaku apo ish-ortaku në letra i Armand Frangut. Baxhanaku i kryeministrit Edi Rama..
Ne si televizion dhe emisioni Plug, e ka investiguar në kohët e fundit, që në momentin që e denoncoi Arben Ahmetaj dhe çfarë rezultoi? Rezultoi që kjo linjë, përfshirë edhe Armand Frangun, edhe Geron Meçen, kanë përfituar rreth 53 milionë euro nga Akshi, tendera. Pra, flasim për lidhje të ngushta mes personave që tani janë, se Geron Meçe tani është në në stadin, duke qenë që i rrezikohet jeta, ka pranuar të flasi dhe ka treguar. Po ka qenë pjesë e sistemit. Por thjesht, por thjesht siç funksionon sot që përdoren njerëzit deri në një farë pike dhe më pas lëshohen.
Në rastin konkret është kërcënuar dhe është detyruar që të flasi për të mbrojtur veten. Për të marrë garanci, sepse bëhet fjalë për shuma shumë të mëdha, për shumë fonde të mëdha.
Kaq, e thjeshtë është, por lekët qëndronin në të njëjtat duar, vetëm ndryshonin lojtarët në fushë. Dhe lidhja bëhet pikërisht që SPAK duhet të shkojë pikërisht në në gjenezë të situatës, nëse do ta hetojë deri në fund. Se për çfarë bëhet fjalë? Janë, të dhënat, shumë konkrete. Flasim për Geron Meçen dhe Armand Frangun, të cilët së bashku kanë themeluar dy kompani dhe janë, ka qenë ortak në biznes. Dhe më pas Geron Meçe për të shmangur dhe këto gjurmët, themelon dy kompani të tjera, me një prej këtyre, ka arritur të marri 53 milionë euro.
Dhe ku bëhet lidhja e këtyre personazheve edhe në biznese? Të katër bizneset, kompanitë ku kanë qenë ortak dhe më vete të Geron Meçes, e para, kanë të njëjtën adresë. Janë në rrugën Papa Gjon Pali, në të njëjtin pallat. E dyta, kanë të njëjtët punonjës. Pra, punonjësit që punonin te kompania e Geron Meçes, po punonin tek Armand Frangu, kompanitë zinxhir që të krijuara për transaksionet, për të justifikuar qarkullimin e parave, kanë po prapë të njëjtët punonjës dhe në total të gjithë këto makinacione me hapje kompanish, me marrje tenderash shkonin, në 53 milionë euro.
Kurse përsa i përket dosjes aktuale, janë 12 procedura tenderuese të cilat janë gjetur me shkelje. Dhe ajo që është më e rrezikshme në këtë situatë, që duhet të plotësoj Tanin për cënimin e sigurisë kombëtare, është fakti se dy nga tenderat të cilët janë përfituar nga ky zinxhir kriminal, një është për dosjet e prokurorisë së përgjithshme, për dosjet hetimore të prokurorisë së përgjithshme, dhe e dyta është për transaksionet e thesarit të shtetit. Pra, kanë paratë që shohin ku shkojnë, si shkojnë, emra biznesmenësh, kompanish, marrëdhënie me jashtë, me brenda, me të gjitha dhe dosjet hetimore.
E kuptojmë për çfarë po flasim? Është cënimi i drejtpërdrejtë i sigurisë kombëtare, sepse kanë dy pika kyçe të funksionimit të shtetit. Të gjithë paratë që qarkullonin, shkonin, kontrolloheshin, apo ishte dhënë e drejta që të të administroheshin apo të ngrinin sistemet këta personazhe që funksiononin si organizatë e strukturuar kriminale. Përsa i përket mënyrës së funksionuarit, nuk është Geron Meçaj i vetmi, është Daniel Shima që i tha Ahmetaj. Është pjesa e zhdukjes. Dhe akoma më keq, është fakti që në lojë është e përfshirë edhe policia e shtetit. Në të dyja rastet e pengmarrjes, si Daniel Shima, thoshte...
Në fund prokuroria, SPAK, kujdesej të shkruante që vazhdojnë hetimet për persona të tjerë. Nga praktika që kemi parë, pavarësisht se unë nuk jam shumë partizan i praktikave të SPAK, kemi parë një nisje paraprake, vetëm majën e ajsbergut me ndërhyrjen e parë dhe më pas kemi parë elaborim deri në personazhe kryesorë të ngjarjes. Le të presim të shohim nëse ky vijimi i hetimeve të prokurorisë do të shkojë tek përfituesit real të fondeve.
Mjafton të kishin shkuar te kompanitë, tek adresa e kompanive të Geron Meçes, për të kuptuar se kush janë personat e tjerë të përfshirë. Për më tepër që të njëjtat personazhe, përveç se Mirlinda Karçanaj dhe të tjerë drejtues të AKSH-it, kanë dhe familjarët e tyre në komisione dhe në drejtori që japin tendera. Pra, janë kujdesur që të çojnë familjarë të tyre dhe brenda AKSH-it, se nuk kanë shumë besim tek zyrtarët që punësohen politikisht. Kanë çuar familjarë, kanë çuar kunata, motra e të tjera dhe janë, janë me emra të faktuara.
Kryeministri Edi Rama ka folur rreth angazhimit të tij që në fillim të demokracisë e deri në këto momente. Ai njihej si nj&...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar dosjen e AKSHI-t, duke e cilë...
Duke u ndalur te relacioni i SPAK lidhur me dosjen ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, dokument që i është dërguar deputetëve të...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me demokratët e Njësisë nr. 1 në Tiranë, m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se zv.kryeministrja Belinda Balluku është arratisur nga vendi. Sipas tij, ...
Nga Nick Squires, TELEGRAPH Parlamenti i Shqipërisë u përfshi nga kaosi të enjten, kur deputetë të opozitës ndezën...
Aktori i njohur Florjan Binaj ka paralajmëruar se do të jetë në çdo protestë që organizohet nga parti opozitare pas skand...
Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, vijon të qëndrojë përballë Kryeministrisë që pr...
Në një kohë kur kryeministri Edi Rama, lëvdohet se do ta fusë Shqipërinë në BE brenda vitit 2030, skandalet e qeveris&eu...
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka pasqyruar sot situatën e krijuar në Parlamentin shqiptar, përplasjet dhe tensionet e opoz...