POLITIKE

"Qeveria ka përjashtuar opozitën nga integrimi"/ Këlliçi: Nuk kishim dijeni për 23 ligjet që tha Balla

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 18:43
"Qeveria ka përjashtuar opozitën nga integrimi"/

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, një objektiv strategjik kombëtar, duket se po zhvillohet në mungesë të plotë transparence, duke ngritur shqetësime serioze për llogaridhënie dhe përfshirje demokratike. Opozita ka lëshuar akuza të forta se qeveria po mban të fshehtë pozicionin negociues të vendit, duke e mbajtur atë konfidencial jo vetëm nga publiku, por edhe nga vetë Kuvendi i Shqipërisë.

Kjo situatë konsiderohet e paprecedentë, sidomos kur vihet në kontrast me praktikën e Bashkimit Evropian, i cili e ka bërë publik pozicionin e tij negociues për të gjithë kapitujt. Mungesa e transparencës nga pala shqiptare, siç është theksuar edhe në një editorial të ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, po i mohon Kuvendit, shoqërisë civile, medias dhe ekspertëve mundësinë për të qenë pjesë e procesit.

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i ftuar në ‘Task Forcë’ në Syri tv, ka denoncuar se ky nivel fshehtësie ka arritur deri në atë pikë sa Kuvendi nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi qëndrimet që mban shteti shqiptar në bisedimet me Brukselin. Për më tepër, situata është tensionuar edhe nga pretendimet e mazhorancës se opozita ka votuar kundër 23 ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian, ndërkohë që opozita deklaron se nuk ka asnjë informacion se për cilat ligje bëhet fjalë.

Në qendër të problemit, sipas opozitës, qëndron edhe marrja nën kontroll e Komisionit të Integrimit nga mazhoranca. Ky komision, i cili historikisht është drejtuar nga opozita për të garantuar një konsensus të gjerë mbipartiak, tashmë është bashkuar me Komisionin e Jashtëm dhe drejtohet nga shumica qeverisëse. Ky veprim, sipas Kelliçit, ka larguar çdo mekanizëm kontrolli dhe ka përjashtuar opozitën nga roli i saj vendimmarrës në një çështje me rëndësi kombëtare.

Sonila Meço: Në fakt unë lexova dhe një editorial të Ditmir Bushatit. U interesova si çdo gazetar që do të bënte në këtë rast, sepse po marr vetëm këtë pjesë. Domethënë, që në pikënisje, thotë Ditmiri, procesi i bisedimeve ka vuajtur nga mungesa e transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies. Ndërsa Bashkimi Europian e ka bërë publik pozicionin negociues me Shqipërinë për të gjithë grup kapitujt, si kundër piketat e ndërmjetmeve që duhen përmbushur në lidhje me sundimin e së drejtës, ndërsa pozicioni negociues i Shqipërisë është mbajtur konfidencial, duke mos i dhënë mundësi kuvendit, shoqërisë civile, medias, akademikëve dhe sipërmarrjes që të jenë realisht pjesë e procesit. Ore çfarë po përmbushim ne? Çfarë standarti po arrijmë ne?

Belind Këlliçi: Është diçka që është ngritur sot edhe në parlament. Ky shqetësimi që për herë të parë, deputetët e kuvendit të Shqipërisë, kuvendi i Shqipërisë nuk ka as edhe një informacion në raport me pozicionin që mban shteti shqiptar, parlamenti shqiptar, në raport me Bashkimin Europian, me Komisionin Europian në raport me procesin e integrimit.

Sonila Meço: Për çfarë është ky konfidencialitet?

Belind Këlliçi: Që ta  kuptojmë fare qartë edhe qytetarët që na ndjekin. Sot madje ne kemi dëgjuar, na e shënoi dhe Taulant Balla, që janë miratuar 23 ligje që janë kërkesë e komisionit, janë kërkesë e të gjithë procesit të integrimit europian të Shqipërisë në BE dhe ndërkohë ne si opozitë paskemi votuar kundër ose nuk kemi marrë pjesë në votim dhe ndërkohë, ka patur në kor një kërkesë nga deputetët e opozitës, ku e kemi pyetur Taulant Ballën për cilat ligje e ka fjalën, ai nxorri një letër, nuk tregonte asgjë dhe ne i thonim ore cilat ligje e keni fjalën. Ne nuk kemi asnjë informacion se çfarë ka ndodhur.

Sonila Meço: Pra ne kemi çuar në BE një gjë që nuk është kaluar në kuvend?

Belind Këlliçi: Që ta dimë, ligje që ata pretendojnë që ne kemi votuar kundër, kur ndërkohë ne si opozitë nuk kemi asnjë informacion. Tashi të kuptosh çfarë ndodhi që në fillim. Komisioni i integrimit, në një praktikë të mirë parlamentare, prej dy dekadash është drejtuar historikisht nga opozita. Sepse është mbase e vetmja çështje që në politikën shqiptare të dyja palët, ka konsensus, të gjitha palët i bën bashkë dhe ka një konsensus mbipartiak. Për herë të parë në këtë legjislaturë, në vitin 2025, në shtator, ky komision ju hoq opozitës dhe i është kaluar mazhorancës. Është bashkuar edhe me Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë dhe i ka kaluar mazhorancës për ta drejtuar dhe në këtë mënyrë edhe të gjitha pozicionet që kemi patur ne si opozitë, apo jo vetëm Partia Demokratike, por dhe deputetë të opozitës, qoftë në komisionin parlamentar të stabilizim asocimit, apo roli që kemi patur në drejtimin e atij komisioni, tashmë është bashkëngjitur së bashku me Taulant Ballën, nga ana e Partisë Socialiste, pra është me bashkëkryetar dhe ndërkohë ne si opozitë nuk kemi më asnjë zë, asnjë rol vendimmarrës. Kjo ndodhi me ndryshimin në mënyrë të njëanshme të rregullores në fillim të muajit shtator, e rrëzoi gjykata kushtetuese prapë për herë të dytë brenda tre vitesh ndryshimin në mënyrë të njëanshme të rregullores dhe prapë tani këta do vijojnë ta çojnë përpara. Nuk i kanë ndryshuar komisionet. Rregulloren nuk e kanë ndryshuar dhe prapë do vijojnë me axhendën e tyre për të hequr çdo lloj mekanizmi kontrolli që ka opozita, qoftë në komisione, qoftë në parlament. Tashi, ajo që thotë ish-ministri i jashtëm i Partisë Socialiste për të paktën gjashtë vite mos gaboj, është më se e vërtetë. Është hera e parë që këto vendime, që janë vendimet e qeverisë, pra janë VKM të qeverisë, nuk janë të bëra publike, nuk janë transparente jo vetëm për opinionin publik, për shoqërinë…

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?