POLITIKE

‘Rama, marrëveshje me kompaninë greke për gazin e lëgshëm nga SHBA’/ PD, Këlliçi: SPAK të hetojë!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2026, 14:34

‘Rama, marrëveshje me kompaninë greke për gazin e

Partia Demokratike ka kërkuar transparencë, lidhur me kontratën që kryeministri Edi Rama ka nënshkruar me partnerin privat grek, Aktor dhe kompaninë e transmetimit të Gazit Natyror Albgaz, ku kompania private greke do të sigurojë një kontratë furnizimi të Gazit të Lëngshëm nga Amerika.

Përmes një reagimi zyrtar, nënkryetari i PD, Belind Këlliçi shkruan se kompania greke, Aktor Group nuk ka dhënë asnjë garanci se si fizikisht do të realizojë furnizimin me gaz të lëngshëm në Shqipëri brenda vitit 2030.

Sipas Këlliçit, SPAK duhet të hetojë dhe investigojë këtë marrëveshje, pasi ka dyshime të forta që "Kredencialet" që burojnë nga vizioni i Koridorit Vertikal të Gazit, për pavarsinë e furnizimit nga gazi Rus, të jenë keqpërdorur nga interesa të vogla lokale dhe rajonale, në dëm të sigurisë së furnizimit që synonte qeveria e SHBA.

Statusi:

Partia Demokratike e Shqipërisë kërkon transparencë lidhur me kontratën e Edi Ramës me partnerin privat grek Aktor dhe kompaninë e transmetimit të Gazit Natyror Albgaz, ku Aktor do të sigurojë një kontratë furnizimi të Gazit të Lëngshëm nga Amerika.

SHBA është partneri ynë strategjik dhe miku më i madh i shqiptarëve, por kontrata është bërë përmes një ndërmjetësi të një kompanie greke, edhe pse në 2020 Shqipëria firmosi një MoU me gjigandin ExxonMobil, për të njëjtin qëllim, që tashmë Edi Rama ja ka deleguar kompanisë greke.

Aktor Group nuk ka dhënë asnjë garanci se si fizikisht do të realizojë furnizimin me gaz të lëngshëm në Shqipëri brenda vitit 2030!

Shqiptarët duhet të informohen nëse ka qenë në dijeni pala amerikane për këtë kontratë.

Përse nuk u bë kontrata direkt me Sekretariatin Amerikan të Energjisë?

Përse Edi Rama dhe qeveria shqiptare e bënë kontratën "binding", kur sipas Ëall Street Journal, Shqipëria është i vetmi vend që ka pranuar këtë kusht?!

Ne i kërkojmë SPAK, të investigojë këtë marrëveshje, si një element i rëndësishëm për të siguruar bashkëpunimin e nevojshëm dhe të gjithanshëm me aleatin tonë strategjik, SHBA.

Ka dyshime të forta që "Kredencialet" që burojnë nga vizioni i Koridorit Vertikal të Gazit, për pavarsinë e furnizimit nga gazi Rus, të jenë keqpërdorur nga interesa të vogla lokale dhe rajonale, në dëm të sigurisë së furnizimit që synonte qeveria e SHBA.

Kreu i narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama, ai që në vitin 2016 në CNN e konsideroi Presidentin Donald J. Trump si turpin e civilizmit botëror dhe kërcënim për marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri - SHBA, ai që korruptoi agjentin famëkeq të FBI Charles McGonigal për të zhdukur opozitën shqiptare, ushtari më i besuar i George Soros në Europë, nuk ka qenë e nuk mund të jetë kurrë një partner i besueshëm i interesave strategjike të partnerit tonë SHBA!

Artikuj te sugjeruar

video

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët