Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka komentuar raportin e fundit të OECD për Ballkanin Perëndimor, i cili e rendit Shqipërinë në fund të listës për klimën e biznesit. Sipas raportit, Shqipëria ka një rezultat prej vetëm 56 pikësh, nën mesataren e rajonit prej 66 pikësh.
Blushi ka theksuar se ky rezultat tregon rënien e vendit që nga vitet 2014-2016, duke rrëzuar propagandën e qeverisë për përparim në përmbushjen e standardeve të Bashkimit Europian. Ai ka kritikuar gjithashtu nivelin e ulët të qarkullimit tregtar ndërkombëtar dhe kontrollin e dobët të korrupsionit, duke theksuar se flukset financiare të paligjshme arrijnë deri në 4 miliardë euro në vit.
Sipas Blushit, ekonomia informale është një problem madhor për Shqipërinë, e cila ka një nivel të lartë të ekonomisë së zezë, që arrin deri në 30-35% të PBB-së. Ai ka theksuar se sektori i ndërtimit, një nga më aktivët në ekonomi, është veçanërisht i ekspozuar ndaj financimeve joformale.
Deklarata e plotë nga Tedi Blushi:
Raporti i fundit i OECD, i financuar nga Presidenca polake e Bashkimit Europian, për Konvergjencën ekonomike për Ballkanin Perëndimor për vitin 2025, e rendit Shqipërinë në fund të listës sa i përket klimës së biznesit.
Sipas të dhënave, që bazohen në analizën e 35 treguesve konkretë në 5 fusha të ndryshme, Shqipëria renditet vendi i fundit në rajon me 56 pikë, nën mesataren e Ballkanit Perëndimor prej 66 pikë për klimën e biznesit.
Që nga periudha 2014-2016, rezultati i vendit tonë ka pësuar rënie, duke rrëzuar propagandën e gënjeshtër të Qeverisë për përparim në arritjen e standardeve të Bashkimit Europian.
Po kështu Shqipëria ka treguesin më të ulët për qarkullimin tregtar ndërkombëtar (25.8 nga mesatarja 44.7) dhe kontrolli i korrupsionit mbetet i dobët (27.7 nga 33.1 i mesatares së BP).
Të dhënat tregojnë se flukset financiare të paligjshme arrijnë në të paktën 4 miliardë euro në vit, që përfaqësojnë rreth 17% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Ekonomia informale përbën një problem madhor, duke zënë gati 30–35% të PBB-së, ose rreth 7 deri në 8 miliardë euro, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të ekonomisë së zezë në Europë, ku mesatarja qëndron rreth 10%.
Sektori i ndërtimit, një nga më aktivët në ekonomi, është veçanërisht i ekspozuar ndaj financimeve joformale. Vetëm 22% e këtij sektori financohet nga kredia bankare, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga burime të paqarta.
Paraja jashtë sistemit bankar arrin në 4.5 miliardë euro, ose 18% të PBB-së, dy herë më shumë se mesatarja e BE-së.
Investimet e huaja direkte (FDI) janë gjithashtu të deformuara. Ndërkohë që sektori industrial dhe prodhimi kanë rënë vazhdimisht, investimet e huaja në pasuri të paluajtshme janë rritur ndjeshëm, nga 5.7% e PBB-së në vitin 2014 në rreth 29% aktualisht. Megjithatë, Shqipëria ka shkallën më të ulët të rritjes së FDI-së në rajon dhe pozicionohet më dobët se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për klimën e biznesit dhe infrastrukturën.
Tregtia e jashtme përforcon dramën në ekonominë e vendit.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, deficiti tregtar i mallrave arriti -25.3% të PBB-së. Eksportet vjetore janë rreth 4 miliardë euro dhe kanë qenë në rënie për tre vite me radhë.
Bujqësia, që ende punëson 30% të forcës punëtore, ka qenë në tkurrje të vazhdueshme që nga viti 20
21. Ndërkohë, remitancat (1.2 miliardë euro/vit) dhe turizmi (që përfaqëson 20–25% të PBB-së) nuk e justifikojnë forcimin e ndjeshëm të lekut ndaj euros me rreth 30% që nga viti 2015.
Reforma të thella për të përshpejtuar konvergjencën e të ardhurave në BE janë të domosdoshme për të nxjerrë vendin nga këneta e narkoekonomisë dhe pastrimit të parave ku e ka zhytyr vendin qeverisja 12-vjeçare e Edi Ramës.
Vetëm me një model të ri ekonomik, që zhbën modelin actual të narkoekonomisë të ndërtuar nga Edi Rama e që bazohet te ndërtimi dhe konsumi, Shqipëria mund të arrijmë ngushtimin e përshpejtuar të diferencës së të ardhurave me vendet e rajonit dhe mesataren e vendeve europiane.
Vetëm me rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto mbi 8% në vit dhe shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese, pjesë e pesë prioriteteve të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus, ne do të mund të përshpejtojmë afrimin e vendit me Bashkimin Europian.
Partia Demokratike do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet p&eu...
Florian Haçka, një nga tre kandidatët e opozitës të propozuar për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme...
Kreu i PD-së, Sali Berisha publikoi një video në rrjetet sociale, nga ku shihet që kohë më përpara kryeministri Edi Rama dekl...
Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në gjimnazin “Ibrahim Rugova” në...
Deputetja Albana Vokshi ka ngritur shqetësimin për situatën e rëndë të klimës së biznesit në Shqipëri, duke ...
Këtë të premte, Bashkia e Durrësit ka vijuar me emërimin e drejtuesve të rinj për njësitë administrative, duke z&...
Presidenti francez Emmanuel Macron është parë duke qeshur teksa liderët e Shqipërisë dhe Azerbajxhanit u tallën me presiden...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur dritë mbi zhvillimet e fundit në lidhje me vizitën e anuluar të kryeministrit Ed...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli sot në konferencën me gazetarët për përgatitjet që po bën KQZ për zgjedhjet ...
Pas planit të masave për ndërtimet të bëra publike nga Edi Rama, vjen një koment nga kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai theks...