POLITIKE

‘Është për klientët e regjimit’, Strazimiri: Bizneset të nënshtruara, paqja fiskale një lavatriçe e madhe parash të pista

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Janar 2026, 09:54

‘Është për klientët e regjimit’, Strazimiri:

Nisma e qeverisë për të ashtuquajturën “paqe fiskale” është denoncuar ashpër nga opozita si një mekanizëm me pasoja të parikuperueshme për vendin, i cili synon pastrimin e parave të pista dhe deformimin e vullnetit të qytetarëve në zgjedhje.

Sipas deputetit Gent Strazimiri që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ky ligj nuk i shërben “njeriut të djersës”, por është një “duranë në letër” për të siguruar pastrimin e parave dhe për t'i hapur rrugën më tej kapitalit me origjinë të dyshimtë. Ai argumenton se kjo do të çojë në një rritje ekonomike “rakitike dhe informale”, nga e cila nuk përfitojnë shqiptarët, por vetëm “një tufë klientësh të regjimit”.

Duke e lidhur drejtpërdrejt nismën me proceset elektorale, Strazimiri deklaroi se këta klientë, në bashkëpunim me krimin e organizuar, përdorin “çantat me para” për të blerë vota dhe për të deformuar vullnetin e popullit, duke siguruar kështu një tjetër rezultat zgjedhor “të rrejshëm” dhe vijimësinë e një regjimi “që nuk e do askush”.

Deputeti shprehet se biznesi shqiptar është “i gjunjëzuar” para pushtetit. Sipas tij, biznesmenët, për të mbijetuar, detyrohen të bëhen klientë të qeverisë. Skema e përshkruar prej tij funksionon përmes miratimit të ligjeve “anti-ekonomike” nga një “parlament memec”, të cilat favorizojnë këta biznesmenë. Paratë e përfituara, në vend që të shkojnë në formë taksash në buxhetin e shtetit, përfundojnë në arkat e partisë në pushtet për të blerë vota dhe për të ruajtur “hegjemoninë mbi ekonominë dhe politikën shqiptare”.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Strazimiri e konsideroi këtë ligj si aktin që e kthen zyrtarisht Shqipërinë “në një lavatriçe të madhe parash të pista”. Ai solli në vëmendje deklaratat e kryeministrit, i cili ftonte “çunat e Londrës” që kishin kursyer deri në 2 milionë euro apo paund nga “puna e ndershme”, t'i sillnin paratë në Shqipëri pa i pyetur askush për burimin. Për deputetin, kjo tregon se pyetja për origjinën e parave konsiderohet “e kotë” nga qeveria, pavarësisht se kambanat e alarmit për këtë amnisti bien prej vitesh.

Flavio Qarri: Tani Strazimiri, pyetja është e thjeshtë, sa e parikuperueshme është pasoja e kësaj paqe fiskale, tashmë që e kemi zyrtare?

Gent Strazimiri: Është po aq e parikuperueshme sa ç'është e parikuperueshme rezultati që kemi marrë në zgjedhjet e 2015-ës, 2017-ës, 2021-shit, 2025-ës. Janë gjëra që ndodhin dhe që nuk zhbëhen më.  Unë kam frikë se për të folur në detaje për ‘paks’ fiskale, siç e quajtët ju, unë jam, nuk jam personi i duhur sepse nuk jam ekonomist. Gjithsesi për aq sa mundëm ta konsiderojmë dhe ta marrim në shqyrtim në komisionin e ligjeve, unë kam mbajtur këtë qëndrim dhe besoj që do ta theksoja dhe sot.

Të thuash që do të vendosim një paqe fiskale, do të thotë që ke patur një luftë fiskale. Dhe më në fund po vendosim paqen. Ke pasur një luftë fiskale në çdo cep, kudo ku punon dhe fiton me djersë paranë e tij njeriu i punës. Ndërkohë që paqja fiskale, e ashtuquajtura, nuk, nuk është aspak, për t'i dhënë paqe më shumë njeriut të djersës, por, siç është thënë edhe nga instanca të tjera, institucione ndërkombëtare, është thjesht një mekanizëm, një lloj durana në letër për të siguruar pastrim të parave, për t'ju hapur rrugën dhe më tej parave të pista, në mënyrë që ekonomia të vazhdojë me një rritje rakitike, informale, nga e cila nuk përfitojnë shqiptarët, nga e cila nuk përfiton shoqëria dhe Shqipëria, por përfitojnë vetëm, një tufë klientësh të, të këtij regjimi. Cilët? Ata që i çojnë çantën me para Edi Ramës, të paguajnë në bashkëpunim me krimin e organizuar për të deformuar vullnetin e popullit, për të mos lejuar njerëzit të shprehin vullnetin e tyre. Dhe pastaj do të na dali prapë një rezultat i ri zgjedhjesh i rrejshëm, ashtu sikurse 13 vitet e fundit, dhe në pushtet do të vazhdojmë të kemi një regjim që nuk e do askush dhe askush nuk është i kënaqur me të.

Flavio Qarri: Ndërkohë, duket se pati edhe një, të paktën te përgjigja juaj pati një nënkuptim politik. Sigurisht, arsyeja pse po e trajtojmë këtë temë është patjetër dhe , pjesa politike e ndikimit që ka kjo paqe fiskale. Ju thatë që lëvizin valixhet më shumë se në drejtim të tatimeve, në drejtim të partisë. A i shikoni bizneset shqiptare si të gjunjëzuara ndaj pushtetit të Ramës?

Gent Strazimiri: Sigurisht. Unë e kam thënë në vitin 2014, këtu nuk bëhet fjalë se nuk po i qesh buzë fukarajt. Është 12 vjet më parë kjo. E kam thënë në parlament. Kishte, ende s'e kishte mbushur vitin në zyrat e qeverisë. Ë, në çdo vend, po përpiqem të citoj vetveten, në çdo vend, fukarait nuk i qesh buza. Kemi mbërritur në ditën që në këtë vend nuk i qesh më buza as zengjinit, ai e ka hallin dhe më të madh. Paratë e një jete, në qoftë se nuk futet në, xhiron e, klientëve të qeverisë, mund të tretet si kripa në ujë brenda natës. Kështu që në një farë mënyre, se shpeshherë na thonë pse nuk përmendni filan biznesmen, pse nuk përmendni filan biznesmen. Biznesmenët në vetvete kanë një rol të rëndësishëm në një shoqëri demokratike. Ata duhet të prodhojnë para, ata duhet të prodhojnë vende pune, ata duhet të prodhojnë zhvillim. Qeveria ka për detyrim ta disiplinojë dëshirën e tyre për të fituar, për t'u rritur ekonomikisht, për ta çuar në të njëjtat linja me nevojat e vendit. Ka ndodhur e kundërta, biznesmenët në qoftë se duhet të mbijetojnë, duhet detyrimisht të jenë klientë të qeverisë, të bëjnë gati çantat me para, të cilat i përfitojnë në bazë të rregullave të ligjshme që miraton qeveria në një parlament memec, dhe që janë anti-ekonomike, dhe këto çanta me para sigurisht nuk duhet të shkojnë tek tatimet, nuk duhet të shkojnë tek shteti, por duhet të shkojnë tek partia e pushtetit, në mënyrë që ajo të blejë votat dhe të vazhdojë të ruajë, pikërisht këtë hegjemoninë mbi ekonominë dhe politikën shqiptare. Siç ju thashë, për të folur në kuptimin ekonomik mbi këtë çështje, unë nuk jam personi i duhur se nuk jam ekonomist. Por nga pikëpamja ligjore, nga pikëpamja politike, sigurisht që unë në mënyrë modeste mund të përpiqem t'ju jap përgjigjet ashtu siç unë e kam kuptuar situatën.

Greta Togani: Po duke qëndruar këtu, në fakt edhe zoti Berisha ka folur për 2 miliardë euro që do të shndërrohen në vota sipas tij. A e shihni ju më shumë sesa si një reformë ekonomike, më tepër pjesë të një strategjie elektorale?

Gent Strazimiri: Jo, e shoh më shumë sesa një strategji elektorale. Këtu praktikisht ne jemi kthyer zyrtarisht me ligj, në një lavatriçe të madhe parash të pista. E keni me gojën e kryeministrit, nuk është diçka që dikush mendon se po ndodh, dikush mendon se nuk po ndodh. Ka dalë dhe jua thotë prej vitesh kryeministri, kur ju thotë çunave të Londrës, që me punë të ndershme manovale, ku di unë, në ndërtim, në lavazhe apo ku di unë se ku, nëse kanë kursyer deri në 2 milionë euro, 2 milionë pound, mund të vijnë t'i sjellin në Shqipëri dhe askush nuk i pyet ku i morën. Sepse një njeri që ka punuar 10 vjet, 15 vjet, qoftë dhe 20 vjet me punë të ndershme në ndërtim, në bujqësi apo ku di unë se çfarë, gjithsesi në punë krahu, nuk mund të mos ketë kursyer 2 milionë euro sipas kryeministrit. Kështu që është, është e kotë pyetja, ta pyesësh se si i fitove. Që atëherë janë ngritur kambanat e alarmit, ka disa vjet që në fakt diskutohet për amnisti fiskale, domethënë vjen e njëjta gjë….

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan