Kolegu iu vra në krye të detyrës, polici në Maliq shpërthen në lot
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian duket se ka mbetur peng i 32 kushteve të vendosura nga Brukseli, duke e zhveshur qeverinë nga propaganda dhe duke e përballur atë me një realitet të ashpër. Sipas deputetes së PL Erisa Xhixho që ishte e ftuar në një intervistë në edicionin e lajmeve të mesditës në Syri tv, i vetmi progres i arritur deri më tani në rrugëtimin evropian nuk vjen si pasojë e reformave të brendshme, por falë momentumit gjeopolitik të krijuar nga lufta në Ukrainë. Përmes një "skaneri" të detajuar, raportet e fundit theksojnë se thellimi i korrupsionit në çdo qelizë qeverisëse është kthyer në sfidën më madhore të vendit.
Ndër gjetjet më alarmante të ndërkombëtarëve mbetet kthimi i vendit në një vatër të pastrimit të parave, veçanërisht përmes sektorit të ndërtimit. Kjo situatë sipas deputetes së opozitës, ka shkaktuar një goditje të rëndë për ekonominë reale; rreth 70% e apartamenteve në kryeqytet qëndrojnë të zbrazëta për shkak të çmimeve të papërballueshme, duke ua bërë të pamundur çifteve të reja blerjen e një banese. Në të njëjtën kohë, dështimet me subvencionet dhe abuzimet me fondet e IPARD kanë lënë fermerët shqiptarë totalisht të pambrojtur.
Alarmi shtrihet më tej në sektorin e biznesit, ku vetëm 15% e sipërmarrjeve shqiptare janë aktualisht të përgatitura për të përballuar konkurrencën e ashpër të tregut evropian. Plot 85% e bizneseve rrezikojnë falimentimin e sigurt, si pasojë e mungesës së mbështetjes shtetërore dhe gatishmërisë teknologjike. Paralelisht me krizën ekonomike, denoncohen lidhjet e narkotrafikut me tenderat publikë dhe ndikimi i grupeve kriminale në proceset zgjedhore.
Eneida Ndoci: Është gjithmonë kënaqësi që të komunikojmë me ju. Atëherë zonja Xhixho ne do të ndalemi së bashku tek zhvillimet e fundit në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe sfidat me të cilat po përballet me sa duket Kryeministri Rama, ku së fundmi nëse mund ta përdorim si term, është bërë për ujë të ftohtë në Bruksel. Ju keni bërë edhe një reagim në rrjetin tuaj social, ku keni thënë gjithashtu se procesi i integrimit nuk mund të realizohet përmes propagandës, që me sa duket është tashmë faza në të cilën është duke operuar Kryeministri Rama dhe që nuk është një proces i mirëfilltë, por vetëm një mënyrë e komunikimit që e ka edhe armë të fortë. Nuk e di nëse kemi një qasje konkrete nga ana juaj se si e keni parë ju atë çfarë ndodhi në Bruksel dhe shuplakën që i dha le të themi Gjermania dhe Holanda në këtë rast?
Erisa Xhixho: Së pari, padyshim që të gjithë kemi pranuar që avancimi i procesit të integrimit evropian të Shqipërisë ka ardhur për shkak të gjeopolitikës, për shkak të luftës në Ukrainë, padyshim që vëmendja e Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor është rritur, procesi i zgjerimit gjithashtu, dhe përshpejtimi i këtij procesi. Raporti I IBAR, i cili u miratua tashmë, ishte një proces mjaft rutinë, por që fatkeqësisht për shkak të shumë pengesave, shumë pikëpyetjeve që ngritën vendet e Bashkimit Evropian, u vonua mbi 6 muaj, por jo vetëm. Janë çështje në këtë raport, të cilat me 32 kushte, që Bashkimi Evropian ka bërë një skaner të plotë të situatës në të cilën ndodhet Shqipëria dhe padyshim do të ndalesha në tre momente.
Së pari, mund të themi që një nga reformat më të mëdha që ka bërë kjo qeveri është padyshim thellimi i reformës së korrupsionit. Pra, është një qeveri e korruptuar, në qoftë se deri dje thuhej në raportet e Bashkimit Evropian përhapja e korrupsionit është e madhe, tashmë kërkohet nga Bashkimi Evropian një luftë e pandalshme, por jo vetëm, konkrete ndaj korrupsionit. Përmendet fakti i imunitetit gjithashtu dhe keqardhja e Bashkimit Evropian në rastin e bllokimit që ka ndodhur ndaj imunitetit të ish-zëvendëskryeministres me 73 mandatet e kësaj qeverie dhe padyshim mesazhi është që të zbatohen absolutisht standardet e Komisionit të Venecias kur flitet për heqjen e imunitetit dhe luftën ndaj korrupsionit ndaj zyrtarëve të lartë. Pra, ka vënë kushte shumë të forta për avancimin e mëtejshëm të procesit të integrimit evropian. Mos flasim gjithashtu që thotë që në Parlament nuk mund të kalojnë akte normative të jashtëzakonshme në ndryshimin e buxhetit apo goditjen që i bëhet PPP-ve, koncesioneve e të tjera me radhë. Pra, patjetër që shtylla kryesore është lufta ndaj korrupsionit. Pastrimi i parave gjithashtu. Jemi kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave dhe tashmë BE-ja kërkon ndryshime në legjislacion, forcim të legjislacionit për sa i përket pikërisht pastrimit të parave të pista në ndërtim apo në fusha të tjera të ekonomisë.
Pasi çfarë ka bërë ky pastrim parash? Ka bërë një ekonomi që nuk prodhon, një ekonomi të përqendruar në duart e disa personave, një ekonomi ku 70% e apartamenteve janë bosh në Tiranë por metri katror është shumë i shtrenjtë dhe çiftet e reja absolutisht nuk mund ta aksesojnë. Pra, ka dëmtuar absolutisht ekonominë e vendit, ka lënë fermerët pa mbështetje, edhe vjedhja e fondeve të IPARD gjithashtu. Pra pastrimi i parave është absolutisht një fenomen dhe një kambanë alarmi në skanerin që ka bërë Bashkimi Evropian.
Pjesa tjetër padyshim kriminaliteti, narkotrafiku. Kemi një situatë ku narkotrafikantët kryejnë tendera, marrin, janë në drejtim të shumë prej aferave, mos flas për "AKSHI-n" apo mega afera të tjera. Ke deputetë sot të cilët nuk justifikojnë dot votat sepse janë mbështetur nga grupet kriminale, mjafton të analizojmë zgjedhjet e fundit të përgjithshme, ku padyshim ato skenat në Vorë, ku deputetë u përplasën me bandat dhe krimin e organizuar.
Gjithashtu zgjedhjet janë ndalur shumë në këtë raport dhe shprehet padyshim patronazhimi, shprehet partia shtet edhe shumë probleme të tjera. Pra, është një skaner i gjithë situatës. Padyshim që kjo qeveri, përtej propagandës së saj, sloganeve të saj, në një studim të fundit ku dhe ju e përmendët në reagimin tim, bizneset nuk janë gati sot që flasim për përshtatjen e tyre në teknologji dhe në çdo gjë tjetër në integrimin evropian. Pikërisht vetëm 15% e bizneseve sot kanë mundësi që të konkurrojnë me tregun evropian. Dhe kjo është një shifër absolutisht alarmante dhe shumë e vogël. Ndërkohë që 85% e bizneseve rrezikojnë të falimentojnë. Sepse këto biznese janë lënë vetëm, ekonomia është lënë vetëm, fermerët janë lënë pa subvencione, dhe ke një ekonomi jo të gatshme për të konkurruar me standardet e Bashkimit Evropian. Dhe ky momentum, gjeopolitik absolutisht që do të duhet të shfrytëzohet nga Shqipëria, por kjo qeveri është e paaftë të kryejë reforma.
E vetmja reformë për të cilën ka një sukses të jashtëzakonshëm është korrupsioni, që dhe në raport thuhet në çdo qelizë qeverisëse, në nivel qendror dhe lokal. Dhe padyshim që reagimi i dy ambasadorëve, qoftë të Gjermanisë, qoftë të Holandës, veçonin dy momente. Së pari, do të monitorohen dhe do të vëzhgojnë nga afër të gjithë këtë proces nga ky moment e tutje, siç kanë bërë edhe në të kaluarën, dhe nga ana tjetër kanë folur për imunitetin i cili do të duhet të jetë në standardet e Venecias, e kanë theksuar me forcë dhe gjithashtu padyshim shtetin ligjor, pavarësinë e institucioneve, dhe gjithçka tjetër.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramin. Krahas një fotoje me t&eu...
Ish-ministri i Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, deklaroi në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV se procesi i integrimit të S...
Një kontrast i fortë në veprimtarinë e kryeministrit të vendit ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik kohët e fundit...
Nga Andi Bushati Edi Rama ka pasur mundësinë të kishte sot një nga ditët e shënuara të karrierës së tij poli...
Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, komisionerja europiane Marta Kos, u ndal tek progresi i Shqipërisë në procesin e an...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përshëndeti Konferencën e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, e ci...
Dy dëshmitarë të thirrur për t’u pyetur lidhur me privatizimin në vitin 2015 të një parcele toke me çmimet e vit...
Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij me batuta në Konferencën Ndërqeveritare, duke iu drejtuar Zëvendësministres për &Cc...
Koloneli Dritan Demiraj,vlerësoi profilin e Eric Wendt, i cili është kandidat për ambasador në Tiranë, duke e konsideruar atë...
Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare në Bruksel, ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ka konfirmuar mbështetjen e vendit të ti...