FOTO-LAJM/ Bregdeti i Dhërmiut i ndotur, turistët përballen me substancën ngjitëse
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Megjithëse plazhi i Dhërmiut konsiderohet një nga plazhet më të mira në vend dhe qeveria premton në vijimësi një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi se PPE mbështet plotësisht protestën rinore qytetare, për shkak të kauzës të saj të ...
Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcu...
Fillimisht protestuan për flamingot, por tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka nisur të th&...
Fillimisht protestuan për flamingot, tani turma në rrugët poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar Edi Rama ka filluar të broho...
Tirana, kryeqyteti shqiptar do të presë këtë të shtunë, 4 korrik protestën e 35-të masive, ku qytetarët kërkoj...
Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete, ndërsa si pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar. Sipas inf...
Në vitin 1942, ekonomisti austriak Joseph Schumpeter formuloi një nga konceptet më të rëndësishme të kapitalizmit modern: &ld...
Festimet për 250-vjetorin e lindjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë nisur në hijen e Mount Rushmore, nën v&eum...
Nga Lutfi Dervishi Një protestë nuk është thjesht një listë akuzash ndaj pushtetit. Kur zgjat më shumë se një muaj...
Më 1 korrik, kryeministri Edi Rama u shfaq si i ftuar nderi në Bochum të Gjermani, ndërkohë që poshtë zyrës së tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, mijëra protestues kërkojnë prej një muaji dorëheqjen e tij.
Rama mori pjesë si folës në “RuhrSUMMIT’ – një nga forumet e rëndësishme të start-up-eve dhe inovacionit në landin gjerman të Nordrhein-Westfalen, ndërkohë që u prit në takim edhe nga Hendrik Wüst, presidenti – ministër i landit.
Kontrasti mes imazhit në politikën e brendshme dhe atij në skenën ndërkombëtare e ka shoqëruar Ramën përgjatë viteve të gjata si kryeministër – një imazh që, siç thotë gazetari veteran gjerman, Walter Mayr, është lustruar me mjeshtëri, për të mos thënë i fabrikuar për ta prezantuar atë si “fytyrën progresive të Shqipërisë”.
Prej një muaji, imazhi ndërkombëtar i “kryeministrit- artist” i rrënjosur në qindra artikuj gazetash dhe revistash të huaja përgjatë dekadës së fundit, duket se është lëkundur nga lëvizja e njohur tashmë gjerësisht si “Revolucioni i Flamingove” – ku dhjetra mijëra protestues kundërshtojnë qeverisjen e tij si të bazuar në korrupsion, arrogancë dhe klientelizëm.
Megjithatë, Mayr mendon se perceptimi për Ramën në skenën ndërkombëtare nuk ka ndryshuar mjaftueshëm.
“Shqipëria në tërësi, përfshirë edhe të gjitha pretendimet dhe akuzat që lidhen me Ramën dhe rrethin e tij të ngushtë, vazhdon të trajtohet si një çështje dytësore në axhendën ndërkombëtare,” tha Mayr, i cili në vitin 2024 botoi në Der Spigel analizën me titull “Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën?”
Për këtë argument, ai merr si shembull tre vizitat e fundit të Ramës në Gjermani në periudhën maj-korrik, në aktivitete që ai i vlerëson si prestigjoze.
“Sa i përket mënyrës së tij të qeverisjes, më duket se hendeku mes opinionit publik në Shqipëri, nga njëra anë, dhe atij në vendet kryesore të BE-së, nga ana tjetër, nuk ka qenë kurrë më i madh se sa është sot,” theksoi Mayr.
Në Shqipëri, perceptimi është i ndryshëm.
Vëmendja e shtuar e medias ndërkombëtare mbi “Revolucionin e Flamingove” po pikturon çdo ditë e më shumë një realitet që anashkalon narrativën e diktuar më parë nga Rama dhe e vendos fokusin tek thelbi i këtyre protestave; kundërshtimi i një sistemi qeverisës të korruptuar.
Gazetari Andi Bushati, botues i Lapsi.al, e sheh protestën si momentin që ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë ndryshim perceptimi, ndërsa thekson se Shqipëria është rikthyer në hartën e vëmendjes globale si rrallë herë më parë që prej viteve ’90.
“Duke prekur vetë realitetin në terren, gazetarët e huaj panë që kjo nuk është parajsa e drejtuar nga një lider i shquar, siç e etiketoi Edi Ramën ish- sekretari i shtetit Blinken, por një vend me një rini të pakënaqur, një vend ku gjithçka varet nga vendimarrja e një njeriu të vetëm, një vend ku zhvillimi nuk kuptohet dot pa fuqinë e parave të pista të narkotrafikut,” thotë Bushati.
Sipas tij, ishte pikërisht kjo ‘revoltë’ që i dha mundësinë mediave ndërkombëtare të grisnin klishenë e një Edi Rame modern dhe reformator, për të skicuar atë të një ‘autokrati ballkanik’.
“Kapërcimi nga imazhi i liderit modern dhe reformator në atë të një autokrati ballkanik që ka nxjerë Shqipërinë në shitje për të qëndruar vetë sa më gjatë në pushtet i detyrohet katërcipërisht revolucionit të Flamingove,” shtoi ai.
Edhe gazetari Lutfi Dervishi beson se protestat kanë krijuar një ‘çarje serioze’ në narrativën ndërkombëtare të Edi Ramës.
Sipas tij, për vite me radhë ai ka shitur me sukses imazhin e liderit modern, artistit në politikë, reformatorit pro-perëndimor, politikanit jo korrekt dhe i pranuar si i tillë.
“Por protestat e fundit e kanë zhvendosur vëmendjen nga qasja estetike te pyetjet politike: transparenca, korrupsioni, kapja e pasurive publike dhe modeli i zhvillimit,” tha Dervishi.
Sipas tij, po ndodh një zhvendosje narrative nga figura tërheqëse e “kryeministrit- piktor” tek lideri që shtyn përpara projekte të mëdha në zona të mbrojtura, përballë protestës qytetare.
“Mediat ndërkombëtare nuk po e lexojnë më vetëm Ramën si ekscentrik ballkanik me atlete, tuta dhe batuta, por si një lider të kontestuar për mënyrën si ushtron pushtetin,” tha Dervishi, ndërsa shtoi se është po ashtu meritë e protestave që e kanë përkthyer në gjuhë ndërkombëtare “problemin shqiptar të klientelizmit, betonizimit dhe mungesës së llogaridhënies”.
Pasojat politike
“Revolucioni i Flamingove” ka hapur tashmë një dritare edhe në Parlamentin Europian, ku një grup deputetësh të partive të Gjelbra zbritën në Tiranë dhe morën pjesë në protestë, disa ditë pasi me propozim të tyre, Parlamenti votoi një amendament përmes së cilit kërkohet që Shqipëria të vendosë një moratorium për ndërtimet në zonat e mbrojtura.
Deputetët e Parlamentit Europian ikën nga Tirana me premtimin se do të çonin zërin e protestuesve në instancat drejtuese të BE-së. Megjithatë, protestat nuk u shoqëruan me ndonjë ndryshim qëndrimi të Brukselit apo vendeve anëtare në raport me qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Edi Rama.
Për Andi Bushatin, kjo është vetëm çështje kohe.
Ai gjykon se protestat i kanë dëmtuar Ramës legjitimitetin në arenën ndërkombëtare dhe se efekti i këtij ekspozimi “nuk kufizohet vetëm në perceptimin publik, por mund të ndikojë gradualisht edhe në mënyrën se si kancelaritë perëndimore do ta shohin qeverinë shqiptare”.
“Në një mënyrë a në një tjetër kjo do të ndikojë edhe në mënyrën se si kancelaritë perëndimore do e shohin regjimin e Tiranës,” tha Bushati, duke argumentuar se mediat reagojnë të parat dhe i paraprijnë ndryshimit të qëndrimit të kancelarive.
Sipas tij, edhe kancelaritë e kënaqura me “status quo-në” do të përballen me opinionin publik në vendet e tyre.
Lutfi Dervishi vlerëson se pasojat politike të kësaj narrative të re do të jenë më graduale dhe se kapitali ndërkombëtar i Ramës nuk do të zhduket menjëherë, por do të zhvlerësohet.
“Partnerët perëndimorë zakonisht janë pragmatikë, nuk bëjnë divorc politik për një protestë, por bëhen më të kujdesshëm kur një qeveri shihet si problem për standardet që vetë BE-ja kërkon: sundim ligji, konsultim publik, mbrojtje mjedisi dhe transparencë,” tha ai.
Kjo, sipas Dervishit, mund të sjellë më shumë presion dhe më shumë kushte në procesin e integrimit.
“Me fjalë të tjera, Rama mund të vazhdojë të jetë partner, por jo më partneri që i besohet automatikisht vetëm sepse di të flasë bukur në anglisht dhe të bëjë humor me burokratët e Brukselit,” përfundoi Dervishi. /Birn
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali komentoi një zhvillim të raportuar ndërkombëtar që lidhet ...
Organizatorët e protestës që po zhvillohet prej mbi një muaji në kryeqytet u kanë bërë thirrje qytetarëve nga e gji...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha postoi një mesazh në kujtim të 36-vjetori i kryengritjes së 2 korrikut 1990. Berisha shkruan se kjo...
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, komentoi protestat kundër kryeministri...
Prej 33 ditësh mijëra qytetarë dalin në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. E nd&eu...
Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, si...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimo...
Ish-prokurori Ervin Karanxha ka kritikuar mënyrën se si sistemi i drejtësisë dhe organet e ndjekjes penale kanë trajtuar çë...
TIRANË- Teksa protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e 34 për largimin e qeverisë, zërat brenda PS për k&...
Duke raportuar për veprimtarinë e strukturës që drejton në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Klodian Braho nuk përjashtoi mund&eum...