Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në studion e “Çim Peka LIVE”, foli mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku u shpreh se vendi po përballet me një krizë të rrezikshme me pasoja ndërkombëtare.
Ai paralajmëroi se mungesa e një qeverisjeje të qëndrueshme rrezikon të rikthejë rolin e Kombeve të Bashkuara dhe riaktivizimin e Rezolutës 1244. Sipas Neshos, kjo situatë i shërben drejtpërdrejt narrativës serbe dhe ambicieve ruse për rritjen e ndikimit në rajon.
Ai u ndal edhe te qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, duke lënë të kuptohet se ato shkojnë në linjë me interesat e Beogradit në disa çështje rajonale. Nesho theksoi se deklaratat e Aleksandar Vuçiç janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të kushtëzuar zhvillimet në Kosovë.
Në fund, ai nënvizoi se përçarja politike dhe mungesa e unitetit në Kosovë po e thellojnë krizën dhe po hapin rrugë skenarëve të rrezikshëm për të ardhmen e vendit.
Pjesë nga deklarata:
Po të jap një shembull, domethënë një shembull që nuk e kam thënë ndonjëherë. Erdhi presidenti Rugova; i bëra një pritje me Kofi Annan. Ishte një moment krize. Vajti në New Jersey, pas trazirave të vitit 2004, nëse s’gaboj. Edhe Kombet e Bashkuara mbanin një qëndrim. Nuk donte ta priste. Ndërhyra unë me ish-presidentin e Sllovenisë, Danilo Türk, që ishte numri dy, dhe i thashë: duhet ta bësh për Kosovën. Kjo s’ka rëndësi; më falënderoi, madje kam edhe një mirënjohje nga presidenti i lavdishëm. Pa i bërë asgjë, kur për Thaçin dhe të tjerët ke bërë shumë më tepër. Arritëm deri aty sa mora ambasadorin rus; pranonte de facto Thaçin pa i njohur të tjerët, në takimin me gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit. Dhe kur erdha këtu, nuk më foli Thaçi. Ishim në Sarandë, nuk më foli. Dhe kur të tjerët ndërmjetësuan, çfarë ke me të, me ambasadorin, se ky ka bërë namin për UÇK-në dhe për të? Tha vetëm që priti Rugovën. Ja ku ishte kultura.
Po them edhe një gjë. Edhe ai i majtë, po, i majtë, anëtar i Partisë Popullore, vetëm me aq e tha ai. Këtu më tepër ka një moment që unë dua ta shikoj nga plani i jashtëm. Ju e njihni më mirë, si zoti Peka dhe edhe ju, situatën në Kosovë, por unë dua të them një gjë: kjo situatë dhe kjo spirale ku po futet kriza në Kosovë ka dëme shumë të mëdha. Për arsye se jetojmë në një situatë, siç e thashë në fillim, ku çdo gjë është e mundshme. Rusët, që në atë kohë, me Lavrovin, thoshin se do të ktheheshin si fuqi e madhe botërore vetëm kur të ndërmjetësonin si të barabartë me Europën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndarjen e Ballkanit në zona të reja influence. Dhe ky është pikësynimi i tyre që vazhdon.
Dëgjova atë “broadcast”-in me Alistair Campbell të Vuçiçit. E tmerrshme. Pashë një gjë skandaloze: një servilizëm dhe vasalitet, ku Vuçiç përmendi si të vetmin udhëheqës emrin e Ramës, si një njeri që e përkrahte në të gjitha iniciativat. Plus, një herë që kishte çështje kontraverse kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të fshehur programin e tyre dhe pse duhet të bëjnë atë lëvizje, me letër për t’u ndarë me atë, thjesht për të thënë se ne do të jemi veçmas dhe projekti ynë nuk është Europa. Tjetër gjë që thotë: na pranoni në Europë, se Amerika po merr pjesë nga influenca europiane dhe sidomos nga Europa Lindore.
Pra, në këtë kuptim, unë them që çështja e Kosovës shumë shpejt, nga situatat kritike të momentit, mund të rikthehet në Kombet e Bashkuara, të riaktivizohet 1244. Në qoftë se ata nuk prodhojnë një qeverisje të qëndrueshme, atëherë do të ngrihen pretendimet pse të mos rritet roli, siç kemi UNMIK-un, siç kemi KFOR-in, të rrisim edhe rolin e UNMIK-ut dhe forcave europiane. Do ta kërkojnë në fillim si kompromis, sepse është nga pamundësia e tyre për të krijuar shtet. Domethënë, biem te e gjithë propaganda që bën Serbia, që thotë se shqiptarët nuk kanë aftësi shtetformuese dhe se ju keni bërë një padrejtësi. Kjo është një çështje që mund ta themi, por ne nuk e pranojmë këtë gjë dhe nuk duhet ta pranojmë.
Duke përfunduar, dua të them diçka që është shumë e rrezikshme: pozicioni i Vuçiçit, që tha para dy ditësh se “kutia e Pandorës është hapur me Kosovën”. Dhe, pa u rregulluar kjo gjë, tha: mos kërkoni as Krimenë, as Ukrainën, as të tjerat. Pra, idetë e tyre nacionaliste nuk përfundojnë këtu. Tani, e vetmja gjë që unë mendoj është që duhet të ketë një unitet në Kosovë, dhe ky unitet të mos jetë ashtu siç e mendon Albini, që unë vazhdoj me qeveri kujdestare; le të marrin institucionet e tjera, të marrin prokurorinë dhe të tjera, dhe të vazhdojmë kështu. Kjo është një egoizëm i shfrenuar. Ashtu si dhe opozita, të mos kënaqet.
Ka dy momente: një tezë që i ka dëmtuar më shumë se gjithçka shqiptarët teza serbe se shqiptarët nuk janë shtetformues që, me atë që po ndodh në Kosovë, po i japim të drejtë. Dhe një fakt tjetër: izolimi ndërkombëtar i shqiptarëve, që i ka dëmtuar gjithmonë. Edhe këtë, duke qenë se po i heqim një president, një presidenti që ishte interlokutori i vetëm në Ballkan i Presidentit Trump, për të vendosur dikë që s’ka lidhje me politikën e jashtme.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
30 Prill22:15
‘Gjyqi ndaj Berishës, proces i montuar në zyrën e Ramës’, Abilekaj: E bëri Taulant Ballën - Nesti Angoni!
Për analistin Enton Abilekaj, çështja gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një proces i montuar politikisht,...
POLITIKE
30 Prill21:59
Hoxha: Dëshmia e Ballës e pabesueshme. Media ka publikuar materiale pas denoncimit të tij në SPAK
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, zbuloi një kontradiktë të rëndësish...
POLITIKE
30 Prill21:40
I sëmurë? Ilir Meta: Mos u merrni me peshën time! Ja pse jam dobësuar
Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në sean...
POLITIKE
30 Prill19:32
Ish-deputeti socialist i bashkohet kritikave të Spiropalit: Të korruptuarit përpiqen t'i fshehin problemet në PS
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në një postim të gjatë në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet ...
POLITIKE
30 Prill19:18
'Balla me dëshmi të lëkundur në gjyqin ‘Partizani', Koka: Po vihet në dyshim i gjithë procesi
I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se çështja “Partizani” po trajtohet si një proce...
POLITIKE
30 Prill19:15
75-vjetori i krijimit të Aviacionit Ushtarak, Begaj: Kapitull i ri në transformimin e Forcës Ajrore
Nga baza e Kuçovës, Begaj nderoi brezat që kanë shërbyer në aviacionin ushtarak dhe Forcën Ajrore ndër vite, nga koman...
POLITIKE
30 Prill18:59
Tomorri: Procesi kundër Berishës e Malltezit nonsens, me këtë standard vihet nën akuzë çdo kryeministër
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meço në SYRI TV, komentoi çështjen gjyqësore q&e...
POLITIKE
30 Prill17:08
'Standarde të dyfishta', Kalaja: SPAK mbron Ramën e Veliajn dhe persekuton opozitën
Adriana Kalaja, avokate, e ftuar në edicionin informativ të lajmeve me Edvin Parrucën, ka denoncuar drejtpërdrejt kreun e SPAK, Altin Dumani...
POLITIKE
30 Prill16:25
’70 vite punë në çift për shtëpi në Tiranë’/ Teliti: Tregu i lirë nuk funksionon, ndërtimi kontrollohet nga...
Eksperti i ekonomisë, Dorian Teliti, në një intervistë ngriti alarmin për atë që e cilësoi si deformim të thell&eum...
POLITIKE
30 Prill15:50
“Shqiptarët në krizë”/ Rama sjell Kanye West tu zgjidhë hallet, koncert në mes të autostradës
Reperi amerikan me famë ndërkombëtare, Kanye West, do të performojë në Tiranë, më datë 11 korrik 2026.
Lajmi &eu...