POLITIKE

‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I pandehuri i nesërm, cakton rregullat e lojës së gjykatës sot

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2026, 18:57
‘S’mund ta shkruajë Belinda dhe Rama ligjin’/ Gjokutaj: I

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në emisionin “Task Force” në SYRI TV me Sonila Meçon, ka komentuar ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale, duke ngritur akuza për ndërhyrje politike në rregullat e drejtësisë.

Sipas tij, ndryshimet nuk mund të hartohen nga përfaqësues të ekzekutivit që mund të jenë vetë subjekte të drejtësisë penale.

Gjokutaj ka deklaruar se Edi Rama po synon të përcaktojë paraprakisht “rregullat e lojës” së gjykatave, duke e lidhur këtë me përplasjet e fundit mes mazhorancës dhe SPAK-ut.

“I pandehuri i nesërm cakton rregullat e lojës së gjykatës sot”, tha avokati, ndërsa kritikoi ashpër rolin e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut në këtë proces.

Gjokutaj: Nuk është kaq e thjeshtë kjo histori. Kjo histori ka një skenar, ka dhe një autor. Edhe më lejoni t'ju shpjegoj pak. Ju e mbani mend ndryshimet në vitin 2017, që po ky Edi Rama bëri kodin e prokurorit ku zhduku brenda një nate të gjitha të drejtat e të pandehurit në një proces penal.

Të pandehurit dhe mbrojtësit nuk kish mundësi, nuk ju la asnjë e drejtë për të paraqitur prova shkresore, si ekspertime, dokumenta në një proces. Pra i hoqi të gjithë të drejtat dhe u vendos një kod i hekurt. Dhe asokohe, zotëria në fjalë, përballë Donald Lu-së, si Oliver Hardy dhe Stan Laurel, shprehimisht ka thënë që çdo zyrtar i çdo niveli do të përballet me burgun dhe me drejtësinë.

Pra ky ishte Edi Rama i 2017-ës. Me kodin e prokurorit. Po pse? Sepse duhej arrestuar opozita. Duhej goditur opozita, sepse ishte akoma në muajin e mjaltit, e kupton, me ish-administratën amerikane, me Sorosin e me dreqin e me të birin. Tashi vijmë në 2026-ën. Po bën kodin e të pandehurit dhe i ka veshur të bardha.

Dhe tashti është bërë shumë i ngeshëm. Pra tashti prokurori duhet të bëjë dhe avokatin thotë ai, të marrë të gjithë dokumentat e pafajësisë. I ka pasur kodi para 2017-ës të gjitha këto parametra, kemi paraqitur edhe ekspertime private, kemi paraqitur dhe dokumenta, e kupton? Dhe prokurori i administronte në dosje pavarësisht se i çmonte apo jo për provë, e kuptoni të shihni gjithë atë debatin gjyqësor. Kështu që kjo është një demagogji e tërë sepse modeli i Edi Ramës është patronazhimi, dhe këto ndryshime të fundit janë patronazhim i drejtësisë, t'i tregojë vijën e sjelljes drejtësisë, se si duhet të veprojë, të caktojë i pandehuri i nesërm, rregullat e lojës së gjykatës sot. Kjo histori, kjo histori ju thashë e ka një skenar sepse...

Meço: Për të arritur ku? Për të arritur ku? Genci, që mos të bëhemi dhe shumë teknik, t'ja thjeshtojmë pak publikut. Për të arritur ku? Ku synohet të arrihet?

Gjokutaj: Sepse këta presin burgun të gjithë. Dhe Rama mbasi i dha goditjen... ore nuk mund të shkruajë kodin Belinda Balluku me Edi Ramën, e kuptoni ju këtë? Sepse këta janë ekzekutiv, janë subjekte të drejtësisë penale. Ndryshimet duhet të vijnë të konsultuara nga mjedisi juridik, edhe të propozuara nga mjedisi juridik e të konsultuara, po të doni edhe nga Venecia, por jo të dali ky... dje ishte gjyqtar, sot u bë arkitekt, nesër bëhet studiues nafte, e kuptoni ju?

Kjo goditje që i bëri politike SPAK-ut, e kupton, nuk u mjaftua sepse SPAK-u do të lëvizë, do të lëvizë mbas një pauze, sepse qe një goditje në oksipital ajo në parlament ndaj Belindës... ndaj imunitetit dhe lejes së arrestimit të Belinda Ballukut dhe refuzimit. Tashi nuk i mjaftoi ajo goditje politike sepse ajo është e përkohshme, një përdorimshe. Pra një kërkesë tjetër e sjell në një tjetër derexhe. Kështu që çfarë ka menduar mendja e tij diabolike dhe hermafrodite? Dakord? Sepse ky bën dhe prokurorin, bën dhe avokatin. Çfarë i thotë mendja? Të ndryshojmë ligjin thotë. Ndryshojmë ligjin ne thotë dhe gjyqtarët i kthejmë në kukulla. Pra teatri i kukullave e dini ju, ata lëvizin të komanduar nga njerëz nga poshtë. Kukullat dhe shikojnë njerëzit në teatër të tërë. Edhe gajasesh duke qeshur. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime