Fushatat zgjedhore sa po vijnë e po bëhen të larmishme në kandidatë, por nga ana tjetër, votuesit po reduktohen në numër si rrjedhojë e emigracionit masiv dhe rënies së lindjeve në këto tre dekada tranzicioni. Sot u hap procesi i votimit për zgjedhjet vendore, nëpërmjet të cilave do të shpallen fituesit për 61 kryetarë bashkish dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjithë vendin. Në garë për këto poste zyrtarisht janë 145 kandidatë për kryetarë dhe 23,646 kandidatë për këshilltarë.
Sipas listave zyrtare, në këto zgjedhje rreth 3.65 milionë shqiptarë janë ftuar të hedhin votën, por burime të rezervuara pohuan se një census pilot që ushtroi INSTAT vitin e kaluar verifikoi se popullsia banuese në vend nuk është më shumë se 2.4 milionë banorë.
Ndërkohë sondazhet pranë partive politike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të popullsisë banuese në vend.
Sipas të dhënave zyrtare në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 ishin në listat e votimit 3,588,860 persona, por morën pjesë në votime vetëm 1,661,212 ose më pak se gjysma.
Pas përqindjes së ulët në votime, fshihet numri i ulët i popullsisë banuese në vend, pasi lista zgjedhore merr për bazë regjistrin e gjendjes civile që ka shumë më tepër se 4 milionë banorë.
Sipas një analize nga Rrjeti i investigimit BIRN, Bashkia e Klosit në Mat numëron 561 kandidatë dhe 15 mijë votues ose 1 kandidat për çdo 28 votues, ndërsa nuk mbetet pas Tropoja, që numëron 534 kandidatë për 22 mijë votues.
Në përgjithësi, bashkitë e mëdha kanë një raport më të arsyeshëm mes numrit të kandidatëve dhe votuesve. P.sh., në Tiranë, garojnë 1057 kandidatë për anëtar të këshillit para afro 700 mijë votuesve.
Risia këtë vit do të jetë pilotimi i pajisjeve elektronike për numërimin e votave. Për votuesit e Bashkisë Elbasan, Kamëz dhe Vorë numërimi do të bëhet elektronik dhe rezultatet do të jepen në kohë reale.
KQZ deklaroi se që pajisja elektronike e votimit është 100% e sigurte dhe fshehtësia e votës së tyre është e pacenueshme.
Votuesi sot ka në duar dy fletë: një për kryetarin e bashkisë dhe një për këshillin bashkiak.
Për të votuar në mënyrë të vlefshme, zgjedhësi duhet të shënojë me X ose + përbri në kutinë e bardhë anash emrit të kandidatit për fletën e kryetarit të bashkisë dhe anash emrit të partisë për fletën e këshillit bashkiak.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2019, opozita shqiptare bojkotoi zgjedhjet duke bërë që socialistët të garonin të vetëm në 31 bashki. Vetëm Shkodra dhe Finiqi u fituan nga kandidatët e opozitës, ndërsa të gjithë kryetarët e tjerë dolën nga Partia Socialiste.
Sipas shifrave zyrtare, pjesëmarrja ishte 22,97% ose 812,249 persona. Opozita deklaroi se sipas përllogaritjeve të tyre pjesëmarrja ka qenë 15.12%.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Maj10:52
Më shumë se 7 mijë efektivë në terren, Policia e Shtetit: Nuk kemi pasur asnjë problem
Policia e Shtetit në një deklaratë për mediat mëngjesin e sotëm ka dhënë detaje në lidhje me procesin zgjedhor. S...
POLITIKE
14 Maj10:29
Votimi në Himarë, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve që në orët e para
Që në orët e para të hapjes së procesit të votimit, ka pasur një interes të lartë të votuesve në Himar&...
POLITIKE
14 Maj10:17
Dhuna ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, arrestohet 33-vjeçari, procedohet një tjetër
Agresori që goditi kandidatin e Bashkisë së Kolonjës është arrestuar. Policia ka arrestuar Esmeraldo Kacolli, i cili goditi p&eu...
POLITIKE
14 Maj10:00
Dështon pajisja PEI në dhjetëra qendra votimi, KQZ urdhër komisioneve
Pajisjet PEI, të cilat bëjnë identifikimin e votuesve në mënyrë elektronike, nuk kanë funksionuar optimalisht.
Komisioni Q...
POLITIKE
14 Maj07:00
Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin elektronik
Në Shqipëri ka nisur që prej 07.00 procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e...
POLITIKE
13 Maj22:00
FoxNews: Biden po heq dorë nga Shqipëria, 'vakumin'; mund ta mbushin Rusia e Kina
SHBA- Ndërkohë që shqiptarët do tu drejtohen kutive të votimit më 14 maj në zgjedhjet lokale në një rajon që...
POLITIKE
13 Maj17:43
Zgjedhjet e 14 majit/ KQZ: Operatorët teknikë të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00
Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat tha se të gjithë operatorët e caktuar për zgjed...
POLITIKE
13 Maj17:31
Drama sociale e emigrimit / Nga martesat me shkesi tek diferencat e moshës, si po prishet bërthama e familjes
Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në mënyrë madh...
POLITIKE
13 Maj16:00
Zgjedhjet e 14 majit, ushtria “blindon” ambasadat dhe institucionet në Tiranë
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet elektorale të 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur s...