POLITIKE

Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 22:03
Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva

nga Andi Bushati

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partisë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave brenda dy vëllerzërve armiq të së majtës, është një betejë që zgjat prej vitesh. Në fund, si shumëçka, atë e ka fituar ai që është në pushtet, që ka rëmbyer njëri pas tjetrit, ish ministra si Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo e deri tek deputetë apo dhe personazhe periferikë si Brahimllari.

Në këtë kuptim, as emërimi i Silva Cakës, si zv/ministre e brendëshme, që do të zëvendosojë dikë që u penalizua se pinte cigare në zyrë, nuk do duhej të kishte lënë ndonjë shenjë.

Por ky akt, sa do i papërfillshëm që të duket në pamje të parë, ngre gjithësesi disa pikpyetje. Duke ditur që në politikë asgjë nuk është e rastësishme në mënyrë të natyrshme shtrohet dilema: Ç’i duhej Ramës, znj. Caka? Nëse grabitjet e mëparshme, të njerëzve me peshë politike, që prodhonin vota mund të shpjegohen, po kjo e tanishmja, përse?

Dikur, ish LSI, me mbi 200 mijë vota ishte një parti e rendësishme që ia vlente të luftohej. Ajo ruajti për një kohë të gjatë aureolën e king maker që vendoste se nga do të anonte pushteti. Meta e më vonë Kryemadhi, drejtonin një grupim të rëndësishëm në parlament, që numëronte rreth 20 deputetë. Në këto kushte, sado e pamoralshme që të dukej, të bleje dikë nga ish LSI-a, ishte me përfitime elektorale.

Ndërsa sot, me ish presidentin në burg, me një aradhë figurash të larguara, ajo është një parti në zgrip, midis zhdukjes dhe mbijetesës. Ajo as nuk ka peshë, as nuk i shkakton dot ndonjë të papritur atyre që janë në pushtet. Atëhere përse?

Kjo pikpyetje bëhet edhe më e fortë po të lundrosh në Google për të parë qëndrimet e Silva Cakës kundër Edi Ramës. Aty sheh portretin e një sociopati të korruptuar me të cilin mund të bashkëpunojnë vetëm të ngjashmit që gjejnë njëri-tjetrin si tenxherja kapakun. Aty vizatohet një autokrat, që përdor SPAK-un për të luftuar kundërshtarët, që josh ndërkombëtarët që i trajtojnë shqiptarët si pederastë pa gjini (po, po, fjalët e saj vetëm pak kohë më parë) e që i përdor të gjitha këto për të bërë kërdinë mbi zgjedhjet. 

Atëherë ç’kërkon një njeri i tillë në atë që e konsiderojnë me mburrje si skuadra e rilindjes? Ç’kontribute ka, çfarë leverdie transferon në PS znj. Caka? A nuk e bën edhe më pis qeverinë e shkuara e saj verbale? Pse duhej kjo blerje kur efekti elektoral është zero?

Për të shpjeguar këtë fenomen, në pamje të parë paradoksal, vlen të sillet në kujtesë një fabul që e njeh mirë brezi i moshatarëve të Edi Ramës dhe të cilën ai e përmend, herë pas here, në fjalimet e veta. Eshtë ajo e personazhit të famshëm të Tiranës të viteve e komunizmit, zbutësit të kafshëve në çadrën e cirkut, Tahir Baçova. Dikur atij i zbritën nga provinca, një arushë të quajtur Silva (çdo përkim në emër dhe pamje me personazhin e sotëm është rastësor), të cilën ai e mëkonte me karamele, sa herë që donte që ajo të jepte spektakël për publikun. Sa herë i hidhnin diçka për të ngrënë, Silva fillonte kërcente e përdridhej, aq sa ajo u bë tejet e famshme për bashkëkohësit.

Pikërisht stafetën e romit të mirë Baçova, po e merr sot Rama i mandatit të katërt. Ai flak kocka mbi buzët e lëngëzuara të çdo lloj opozitari, madje edhe për ata që nuk i duhen fare, vetëm që në sytë e qytetarëve ata të kërcejnë vallen e përdhosjes dhe shkatërrimit të opozitës. Ai e do këtë cirk. Prandaj dikë e cakton drejtor në hipotekë, një e rimer deputete në Vlorë, të tjerve u jep punë dhe poste nëpër bashki, për për të përçuar mesazhin se këta që kam përballë, janë njësoj të shitshëm apo të bleshëm si të ngjashmit që gjenden në anën time. 

E pikërisht këtu rikthehemi tek rasti i Silvës njeri. Në kushte normale largimi i saj nga opozita drejt pushtetit nuk duhet të kishte pikë rëndësie, krahasuar me dezertimet e të mëdhenjve që kanë ndodhur më parë. Por pikërisht se është i pa vlerë dhe i pa peshë, ai bëhet i rrezikshëm. Pasi kur rëmbente, Kokën, Naçon, Tavon apo Çelën, Rama, në rastin më të keq, ishte një aktor i pamoralshëm në luftën brenda llojit. Ndërsa kur vijon e vjedh edhe njerëz pa fuqi elektorale, thjeshtë figura që si duhen, ai nuk e ka më me ish-LSI-në, por e ka me demokracinë. Ai i’a ka nisur një mësymje për delegjitimimin dhe shkatërrimin përfundimtar të opozitës, të cilën, pasi është siguruar se e mund në çdo garë, nuk e toleron më as si humbëse.

Tani ai e do të tallur ose më mirë akoma, inekzistente. Prandaj ia hodhi dhe karamelen e radhës, Silvës së sotme.  /Lapsi/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë