Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Gjatë një takimi me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në njësinë nr. 5 në Tiranë, Sali Berisha ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e lidhur atë me arrestimin e Ilir Metës dhe mënyrën e trajtimit të tij në sistemin e drejtësisë.
Berisha u shpreh se Rama, sipas tij, nuk ka vetëm qëndrim armiqësor ndaj kundërshtarëve politikë, por edhe ndaj qytetarëve. Ai deklaroi: “E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera. Po pse kafazi? Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë.”
Në fjalën e tij, Berisha e krahasoi këtë situatë me periudhën e diktaturës, duke thënë se trajtimi i kundërshtarëve politikë i ngjan proceseve gjyqësore të kohës së Enver Hoxhës.
Ai u ndal edhe tek emigracioni dhe gjendja ekonomike, duke pretenduar se të rinjtë shqiptarë po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të pamundësive ekonomike dhe çmimeve të larta të banesave. Sipas tij, “një i ri duhet të punojë një shekull për të blerë një apartament në Tiranë”.
Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion dhe, siç tha ai, për ndikimin e grupeve kriminale në ekonomi dhe ndërtim. Ai i cilësoi mbështetësit e PD-së si “elita e vërtetë e kombit”, duke vlerësuar qëndrimin e tyre politik në kushtet që ai i konsideron të vështira për opozitën.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Çdo i ri ka ëndërr, çdo i ri kudo që jeton ka ëndërr ta ndërtojë ëndrrën në Tiranë, në kryeqytetin e vendit të vet. Ose të ndërtojë biznesin aty ku është, të begatohet.
Por ëndrra për të rinjtë bëhet krejtësisht e pamundur.
Së pari, i pret mesatarja, e cila e pret si me kosë, i largon që në gjimnaz nga Shqipëria.
Së dyti, mbarojnë, nuk gjejnë punë.
Së treti, nuk mund të blejnë shtëpi. Ky vend, ky kryeqytet i bekuar ka çmimet më të larta në Europë të apartamenteve. I duhet të punojë një shekull një i ri që të blejë një apartament.
Jo, merr rrugët e dheut, e merr ëndrrën e tij të bukur, e merr projektin e tij të mrekullueshëm për Shqipërinë e nesërme dhe merr rrugët.
Të gjitha këto, sepse një organizatë kriminale e drejtuar nga Edi Rama mendon vetëm e vetëm për plaçkitjen, vjedhjen e pasurive, fondeve të qytetarëve shqiptarë.
Të gjitha këto vetëm e vetëm se miliarderët e drogës, kriminelët e damkosur sjellin miliardat në kullat e krimit dhe korrupsionit, kullat e drogës.
Blejnë kate e kate të tëra. Atëherë për të riun nuk mbetet asgjë, mbeten vetëm rrugët e botës.
Ndaj dhe qëndrimi juaj, që nuk u nënshtruat, nuk u mposhtët, është një qëndrim i bekuar, është një qëndrim për të cilin çdo shqiptar do t’u jetë gjithmonë mirënjohës.
Çfarë është ky qëndrim?
Ky qëndrim para së gjithash është qëndrimi i shqiptarit, qëndrimi i qytetarit që ndjen përgjegjësi për familjen e tij, për qytetin e tij, për vendin e tij.
Nuk ka forcë më të madhe se sa përgjegjësia e qytetarit për qytetin.
Se sa përgjegjësia e shqiptarit për vendin e tij.
Në këtë kontekst, ju pa asnjë dyshim jeni elita e vërtetë e këtij kombi.
Po, elita më eprore e kombit.
Këtë ta ketë të qartë çdo shqiptar se ju nuk pajtoheni me të keqen, se ju ngriheni kundër të keqes, se ju doni të ndahet vendi nga e keqja.
Dhe e bëni këtë në kushte shumë të vështira.
Ju, me qëndrimin tuaj, në momente kritike, kur projekti Shqipëria pa opozitë nga Edi Rama, që ka trashëguar moralin të etërve të tij vrasës, dhe që këtë moral e ka shndërruar në moralin e qeverisjes së tij tani, plotësisht, e patë ju vetë Ilir Metën, ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar parlamenti. Si çdo njeri tjetër, me plus minuset e veta.
Por ka një gjë. Ne u ndamë nga koha e kundërshtarëve në kafaz. Ajo ishte koha e Enver Hoxhës, diktatorit më brutal.
Ai i sillte në kafaz kundërshtarët politikë në sallën e gjyqit.
E riktheu Edi Rama kafazin në sallën e gjyqit, ndërkohë që vrasës serialë po në atë burg festojnë çdo natë me pije, kokainë dhe orgji të tjera.
Po pse kafazi?
Sigurisht, ai e urren Ilir Metën, por ai urren qytetarët në radhë të parë. Ai do që qytetarët të tremben sa më shumë.
Kurse ju nuk trembeni.
Ju nuk jeni trembur.
Ju u ngritët në kohëra kritike për të mbajtur në Shqipëri opozitën, për të pasur Shqipëria një opozitë jo të kontrolluar nga qeveria, jo fasadë por një opozitë të vërtetë si zëri i ndërgjegjes dhe moralit të këtij kombi.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarë dhe demokratë në njësinë nr. 5 në Tiran&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit, gjat&eu...
Drejtuesi i departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, gjatë fjalës së tij në fo...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, kanë komunikuar vendimet e marra në mbledhjen e qeve...
Gazetari Basir Çollaku, teksa ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Ai e...
Raporti më i fundit i progresit nga Bashkimi Evropian përshkruhet si një nga më negativët për Shqipërinë, duke nxjerr&...
Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi ka reaguar ashpër lidhur me ngjarjen tragjike në Durrës, duke theksuar se familjarët e viktimav...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi rikthen denoncimin për aferën e ‘Tigrave 1 dhe 3’, të Belinda Ball...
Monika Kryemadhi ishte këtë të mërkurë në një intervistë për “Shqipëria Live”, ku foli gjatë ...
Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambie...