SPAK deklaron se nuk ka marrë asnjë kërkesë për leje të veçantë nga Erion Veliaj apo avokatët e tij, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, që do të mbahet të martën, më 23 shtator, ku pritet të shqyrtohet dhe votohet shkarkimi i tij nga posti i kryetarit të bashkisë.
Euronews Albania iu drejtua Prokurorisë së Posaçme për të verifikuar nëse Veliaj, aktualisht nën masë sigurie, ka kërkuar të jetë i pranishëm dhe të dëgjohet në këtë mbledhje vendimtare për fatin e tij politik.
Në kërkesën zyrtare drejtuar SPAK, u pyet gjithashtu nëse një kërkesë e tillë i është përcjellë prokurorëve të çështjes nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Në përgjigjen zyrtare të SPAK thuhet:
“Në përgjigje të kërkesës suaj të mbërritur më datë 22.09.2025, ju informojmë se deri tani, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është paraqitur asnjë kërkesë e tillë.” Ndërkohë, mbledhja e së martës pritet të jetë një moment kyç për administratën vendore të Tiranës, ndërsa mbetet e paqartë nëse Veliaj do të kërkojë të paraqitet fizikisht apo nëpërmjet një lidhjeje elektronike.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Shtator17:38
Takimi i Dumanit me Ministrin e Drejtësisë, reagon Bardhi: Çlidhje ka SPAK me prioritetet e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas një takimi që ministri i ri i Drejtësisë, Besfort Lama...
POLITIKE
22 Shtator17:29
"Ekspertët vënë në pikëpyetje ministren"/ Analiza e AFP: Diella, software kundër korrupsionit apo fasadë e re politike?!
Javën e kaluar, Shqipëria njoftoi se një ministre e gjeneruar nga inteligjenca artificiale do të marrë drejtimin e një portofoli...
POLITIKE
22 Shtator17:33
Shkarkimi i Erion Veliajt, nënkryetari demokrat i Këshillit kërkon mbledhjen urgjente të kryesisë
Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kryesisë së Këshillit B...
POLITIKE
22 Shtator17:23
Begaj takon homologun kroat: Me mikun e shqiptarëve dhe mbështetës i anëtarësimit në BE
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj gjatë vizitës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me homologu...
POLITIKE
22 Shtator17:18
Opozita kërkon shkarkimin, Niko Peleshi mbledh Parlamentin më 24 shtator. Zbardhet rendi i ditës
Ndërsa opozita ka kërkuar shkarkimin e tij dhe anulimin e dy seancave plenare, kryetari i Parlamentit Niko Peleshi njofton mbledhjen e seancës ...
POLITIKE
22 Shtator16:27
Veliaj i përgjigjet KB: Nuk më është dhënë mundësia për tu mbrojtur as fizikisht, as me shkrim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur Këshillit Bashkiak, pasi këta i thanë që ...
POLITIKE
22 Shtator16:14
Rama shkarkon 'Diellën' nga ministre në 'makinë llogaritëse': Nuk do të marrë vendime
Pasi e emëroi ministre me dekret të Bajram Begajt, kryeministri EdI Rama ka bërë hap pas duke deklaruar se Diella nuk do të jetë m...
POLITIKE
22 Shtator15:54
Akuzat e Ramës ndaj magjistratëve, reagon BE: Presioni i padrejtë i politikanëve mbi sistemin gjyqësor ngrenë shqetësime serioze
Zyra e BE në Shqipëri reagon pas akuzave të Ramës ndaj magjistratëve dhe çmon se mbështetja e një sistemi drejtë...
POLITIKE
22 Shtator14:57
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Vasili zbulon si do shkarkohet nesër Erion Veliaj
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar për mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili pritët ...
POLITIKE
22 Shtator14:48
Berisha: Protesta dhe vetëm protesta është rruga e vetme që ka opozita për t’i imponuar këtij narkoregjimi ligjin dhe Kushtetutën
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe ministrin Niko Peleshi për “mbylljen e parlamentit”, duke e cil...