Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
Forcimi i vazhdueshëm i lekut ndaj euros, pavarësisht se ka vënë në vështirësi eksportet dhe sektorin e prodhimit në vend, i ka shërbyer për mirë qeverisë duke ulur kostot e borxhit të jashtëm.
Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, ripagesat e borxhit të jashtëm janë ulur me rreth 9.37 miliardë lekë, kryesisht për shkak të efektit pozitiv të kursit të këmbimit.
Ky faktor ka ndikuar gjithashtu në reduktimin e huamarrjes afatgjatë nëpërmjet eurobondit me rreth 1.35 miliardë lekë, duke reflektuar përmirësimin e vlerës së lekut kundrejt monedhave të huaja në të cilat shprehet borxhi. Efektet e drejtpërdrejta të kursit të këmbimit në shërbimin e borxhit të jashtëm në janë 10.7 miliardë lekë kursime ose mbi 107 mln euro.
Si rrjedhojë e këtyre përmirësimeve, është ulur huamarrja në formën e mbështetjes buxhetore nga institucionet ndërkombëtare me rreth 4.35 miliardë lekë, bazuar në pritshmëritë e reja për realizimin e disbursimeve deri në fund të vitit, si dhe një reduktim prej 2.97 miliardë lekësh në financimet për projekte dhe nën-hua për pushtetin vendor.
Një tjetër element që ka përmirësuar bilancet fiskale është kursimi në shpenzimet për interesat e borxhit, që arrin në 6.93 miliardë lekë – përkatësisht 4.62 miliardë lekë në interesat e jashtme dhe 2.31 miliardë lekë në ato të brendshme.
Ky kursim lidhet jo vetëm me efektin e kursit të këmbimit, por edhe me rënien e normave të interesit në tregjet financiare, krahasuar me supozimet në fazën e planifikimit. Në tërësi, këto zhvillime kanë sjellë uljen e deficitit buxhetor në nivelin 61.6 miliardë lekë, ose 2.4% të PBB-së, nga 2.6% e parashikuar në buxhetin fillestar për vitin 2025.
Mesatarja e këmbimit euro-lekë në vitin 2024 ishte 100.7 lekë, me rënie rreth 7.4% krahasuar me vitin 2023. Rënia ka vijuar më tej këtë vit, pasi një euro këmbehet me 96.8 lekë aktualisht.
Kur qeveria emeton eurobond ose merr hua afatgjata në euro, luhatjet e kursit mund të ndikojnë vlerën në lekë të huasë. Në rastin konkret, qeveria shpenzon më pak lekë kur blen euro për shlyerjen e borxhit, dhe kjo përkthehet në kursim në financat publike.
Ecuria e kursit të këmbimit ka reduktuar shpenzimet për borxhin publik në lekë, duke ulur deficitin buxhetor dhe ka lënë më shumë fonde për shpenzime të tjera buxhetore.
Por FMN ka paralajmëruar se, ndërsa forcimi i lekut përmirëson financat publike dhe ul shpenzimet për interesa dhe ripagesa, ai gjithashtu mund të sjellë sfida për eksportuesit që operojnë me kontrata në euro dhe për konkurrueshmërinë e tyre./Monitor
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare d...
Rishkrimi i librave të historisë përmes analizave inovative të gjetjeve arkeologjike. Ky është plani i Elon Musk, siç dekl...
Bashkia Mat ka njoftuar me bujë përfundimin e 'përmirësimit të infrastrukturës rrugore' në lagjen Bozaj të fshatit ...
Ndotja e ajrit po përkeqëson shëndetin global, duke u bërë një nga kërcënimet më serioze për mirëqenien e...
Në Tiranë, vetëm 1 në 11 studentë jetojnë në konvikte, pjesa me e madhe përballet me qiratë e shtrenjta. Gjithnj&...
Pas vajzave, edhe djemtë 13 vjeç në Shqipëri do të nisin të vaksinohen ndaj Human Papiloma Virus, i njohur si shkak i kancerit...
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të ndryshojë përsëri siguracioni i makinës. Të gjithë ata drejtues ...
Siguria ushqimore është testi i radhës që Shqipëria duhet të kalojë. Kjo si përpjekje për të fituar besim...
Vitin e kaluar, përmes një Akti Normativ qeveria ngriti Task Forcën e posaçme për kontrollin e trajtimit të ujërave të...
Çmimi Sakharov 2025 u është ndarë dy gazetarëve - polako-bjellorusit Andrzej Poczobut dhe gjeorgjianes Mzia Amaglobeli - të ci...