Temperaturat e larta ndikojnë edhe te shampanja, autoritete franceze autorizojnë prodhimin e saj me përqindje më të lartë alkooli
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Dashamirësit e shampanjës mund të ‘dehen’ më shpejt, pasi prodhuesit francezë janë autorizuar për herë t&e...
Suedezët votojnë për parlamentin e ri, në një garë tejet të ngushtë që mund t’i sjellë fitore të ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Patos.Një person është gjetur i pa jetë në oborrin e bane...
Edon Zhegrova ishte protagonist i minutave të fundit në përballjen mes Sassuolos dhe Juventusit, por dopieta e tij nuk mjaftoi për të...
350 kg drogë janë gjetur në një anije të mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit, në Turqi, ndërsa nënt&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të dielën se planifikon të heqë tarifën prej 15% për uiskin irlandez. Trum...
Kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat do të kalojnë nën një kontroll më të fortë administrativ, pasi ...
Disa mijëra njerëz jetojnë në një makinë, furgon ose kamping në qytetin e Los Anxhelosit. Situata nxjerr në pah vë...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Detaje të reja nga atentati mafioz që ndodhi mesditën e së dielës së 26 prillit në Balldren të Lezhës jane publikuar kete te marte.
Sipas dokumentarit të transmetuar në ekranin e News24, nga zbardhja e rrethanave të ngjarjes, mësohet se, automjeti që qëlloi me breshëri plumbash drejt Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij, Gentiana, ishte vënë në ndjekje, menjëherë pasi çifti lëvizi nga lokali ku drekuan dhe iu drejtuan banesës së tyre.
Atentati ndodhi në dalje të Balldrenit ku fillimisht pamjet filmike tregojnë se makina me të cilën Kreshnik Mujeci dhe e shoqja po udhëtojnë, u pritet rruga nga një tjetër automjet.
Gjë e cila mesa duke kuptohet menjëherë nga drejtuesi i automjetit, Kreshnik Mujeci i cili në këtë moment bën një tentativë të dëshpëruar për t’u kthyer pas, duke i dhënë një marsh indietro makinës.
Por pikërisht në këtë moment pas shpinës së makinës me të cilën udhëton çifti i bashkëshortëve, parakalon një tjetër automjet, që pasi del në krah të mjetit të viktimave që duket se ka ngecur tashmë në rrugë, qëllon pa ndalur me breshëri automatiku.
Makinë e qitësve e cila pasi ka qëlluar në ecje e sipër me plumba të panumërt ndaj makinës së çifitit Mujeci, që tashmë nuk kryen asnjë lëvizje, autorët vihen re teksa dalin tashmë nga makina e tyre dhe qëllojnë edhe njëherë papushim ndaj automjetit ku ndodhen çifti Mujeci.
Automjeti i autorëve që pasi ka kryer këtë masakër vihet re të lëvizë në drejtimin e daljes nga fshati Balldren.
Dhe bashkë me të, pas tyre edhe një automjet tjetër, që duket sikur i ndjek nga pas.
Do të ishte pikërisht kjo ngjarje e cila do të alarmonte edhe strukturat vendore të policisë të Policisë Lezhë, por do të thërriste në ndihmë edhe ekspertët më të mirë kriminalistë nga Tirana, të cilët në drejtimin e Prokurorisë, kryejnë një sërë veprimesh me metoda proaktive, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimit e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë kriminale.
Hetime të cilat fillimisht nisin me administrimin dhe kqyrjen e të gjitha pamjeve filmike që lidheshin si me itinerarin e lëvizjeve të viktimave ashtu edhe dhe të autorëve.
Ku në bazë të kësaj analize u mund fillimisht të identifikohej njëri prej automjeteve që u përdor në krim.
Një automjet i markës ‘Audi A4’.
Por po kështu edhe autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kriminale.
Konkretisht, sipas policisë, Adriano Mhillaj, Florin Mhillaj dhe Renato Mhillaj
Përkatësisht të moshës 22, 36 dhe 23 vjeç.
Si rezultat i hetimeve, informacioneve të siguruara dhe kontrolleve të imtësishme në terren, të kryera nga shërbimet, në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore, në tokë arë, pranë një kanali, u gjet një automjet tip ‘Audi’ A4, i cili dyshohet se është i përfshirë në dinamikën e ngjarjes dhe se është përdorur nga bashkëautorët, të cilët kanë pasur rolin e vëzhguesve të lëvizjeve të viktimave.
Gjatë kqyrjes së tij, brenda automjetit u gjetën dokumentacione që u përkisnin autorëve të shpallur në kërkim.
Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip ‘Audi’ A4 ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci.
Më pas, një automjet tjetër, tip ‘Volksëagen’, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij.
Por sipas Prokurorisë së Lezhës, bindja është se vrasja e Kreshnik Mujecit dhe bashkëshortes së tij Gentianës ka ndodhur për arsye hakmarrje.
Ndërkohë që vetëm dy ditë pas krimit mizor, policia mundi të gjejë në fshatin Torovicë, fare pranë vendit të ngjarjes, në banesën e shtetasit B. K, automjetin ‘Volksëagen Polo’, pa targa, të përdorur nga autorët.
Ku në brendësi të këtij automjeti, u gjetën në cilësinë e provës materiale, dy gëzhoja model 56.
Ndërkohë që ajo që u konstatua ishte se automjeti kishte të thyer xhamin e pasmë si dhe trekëndëshat anësorë të dyerve.
Po kështu në oborrin e shtetasit B. K u gjet një tjetër automjet identik me automjetin e parë.
Edhe ky automjet në pronësi të shtetasit B. K, por ndryshe nga i pari, ishte i pajisur me targa.
Do të ishte pikërisht zbulimi i këtyre automjeteve që do të çonte grupin hetues edhe në zbardhjen e dinamikës së krimit.
Dhe se si shtetasi Florin Mhillaj kishte mundur të siguronte këtë automjet që më pas ishte përdorur në ekzekutimin e çiftit të bashkëshortëve
DURRËS- Banorët e zonës, qytetarët dhe familjarët e dy të miturve që humbën jetën nga aksidenti tragjik i cili...
Një video tronditëse, e bërë virale në rrjet, ka rikthyer në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhu...
Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për grupin e shpërndarësve të lëndëve narkotik...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të Iranit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Përmes një postimi në rrjetin ...
Shqipëria po përballet me një raund të ri shqyrtimi ndërkombëtar, pasi një delegacion i Këshillit të Europës p...
Nëna e shqiptares Myrto, e cila humbi jetën tragjikisht më 14 prill 2026 në Argostoli, ka folur për marrëdhënien me 19-vje&cc...
Komisioni i Konkurrencës ka mbyllur hetimin e thelluar ndaj tregut të sigurimit të jetës për kreditë në sistemin banka...
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga, dyshohet si pa...
Policia e Sarandës ka ekzekutuar vendimin e gjykatës duke vënë në pranga 43-vjeçarin Klementin Islamaj, banues në fshatin S...
Një denoncim i fortë ka ardhur nga Spitali i Korçës, ku punonjësit akuzojnë administratën për abuzime të vazhdu...