New York Times: Fitorja e AfD-së në Gjermani i dërgon një mesazh Evropës
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Fitorja bindëse e partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), në zgjedhjet rajonale në Sak...
Vijon të jetë aktiv prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve në Shkodër. Flakët e zjarrit po përhapen në zon&e...
Udhëtarët që hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në kufi, pasi më 6 sht...
Një valë e re dhe e përgjakshme përleshjesh ka përfshirë Jemenin, ku mbi 300 persona raportohet se kanë humbur jetën d...
Ndryshimet klimatike mund të ndryshojnë ndjeshëm mënyrën se si Shqipëria prodhon energji elektrike gjatë dekadave të a...
Rreth orës 05:20, në autostradën Durrës-Tiranë, janë përfshirë në një aksident rrugor 5 automjete. Shtetasi...
Një aksident fatal ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Levan–Tepelene pranë vendit të quajt...
Edhe për ditën e Hënë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti paras...
Shqipëria vijon të mbetet shumë larg Bashkimit Europian për burimet që shkojnë në shëndetësi. Diferenca ësht...
Dashi Do merrni fryme lirisht gjate gjithë kësaj dite dhe gjerat kane për te ecur për mrekulli mes jush dhe atij qe keni ne krah. B...

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin J.K, i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, gjatë ditës largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarinë kriminale.
Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.
Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u konkludua se shtetasi J.K., krahas veprës penale të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, në bashkëpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katër elementët e figurës së veprës penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170/ç/2 i Kodit Penal, duke ushtruar një veprimtari kredidhënie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadhënie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotekë/peng) mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta (përgjithësisht 3-mujore) dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.
Referuar të ASHK-së rezultoi e provuar se të pandehurit kanë ushtruar veprimtari kredidhënie të mirëfilltë, duke regjistruar kufizime pronësie në pasuri të paluajtshme ku disa prej tyre i kanë kaluar në pronësi, të fituara për shkak të mosshlyerjes së borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive të paluajtshme që këta shtetas kanë përvetësuar është shumë herë me e madhe se ajo për të cilën kanë dhënë para borxh (e provuar mbi 200.000 euro të dhëna si para me fajde) në një numër të konsiderueshëm personash.
Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se në një pjesë të konsiderueshme, për vlera që variojnë nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., janë lënë si garanci, duke kaluar më pas pronësinë në emër të të pandehurve, pasuri të luajtshme siç janë automjete, të cilat kanë vlerë disa herë më të madhe se borxhi i dhënë, çka qartësisht dhe këto veprime të materializuara me akte formale dhe kalim pronësie, dëshmojnë për faktin se kthimi i borxhit të marrë nga debitorët ka qenë disa herë më i madh se ai i dhënë nga kredidhënësit, pra të pandehurit. Rezultoi e provuar se të pandehurit J.K dhe K.K nënshkruanin midis shtetasve të ndryshëm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra në formë garancie për huatë (fajdet) që ju jepnin këtyre shtetasve dhe në momentin që këto shuma monetare shlyeshin ose bënin anullimin e kontratave ose nënshkruanin kontrata të tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shitës, ose në rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pronësinë tek ta, çka është tipar i qartë i kredidhënies së palicencuar të maskuar me marrëdhënie civile të rreme për të siguruar kthimin e kredisë.
Sa më lart, rezultoi e provuar se të pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katërt elementët e figurës së veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, e më konkretisht kanë cenuar objektin e mbrojtur posaçërisht nga kjo dispozitë ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke i transformuar dhe futur në qarkullim ekonomik, kryesisht përmes transaksioneve me pasuri të luajtshme/automjete, pasuri të paluajtshme, përdorimit të llogarive bankare dhe vendosjes së pasurive në emër të personave të ndryshëm, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale që ka prodhuar përfitimet monetare (ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve), me qëllim të dukshëm për t’i dhënë burim të ligjshëm, për të vështirësuar gjurmimin dhe për të maskuar pronësinë reale mbi këto pasuri.
Bazuar në aktet e ekspertimit kontabël për pasuritë e të tre të pandehurve, rezultoi e provuar se ka mospërputhje, pra mungesë të ardhurash të ligjshme dhe balanca negative për të tre të pandehurit, çka do të thotë se pasuritë dhe lëvizjet financiare të krijuara dhe të kryera prej tyre nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme, pra pasuria e qarkulluar është tipikisht “produkt” i veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontabël kanë konkluduar se në total vlerat e konsiderueshme të pasurive të laujtshme dhe të paluajtshme të krijuara në raport me të ardhurat e deklaruara (fitim/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo të ardhura të tjera), dëshmojnë për faktin se pasuria e krijuar është rezultat i fondeve me origjinë kriminale të futura në qarkullim.
Dy muaj më herët Benet Beci, asokohe ADM i KESH, dhe Ervis Berberi, me detyrë drejtori i Agjencisë dhe Eficencës së Energjis&eum...
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara...
Paraditen e sotme Gjykata e Lartë dha vendimin për pesë autorët që morën pjesë në vrasjen e biznesmenit Bujar Sofia, n...
Aktori i ''Portokallisë'', Gazmend Paja ka vendosur të pezullojë aktivitetin e kompanisë, me të cilin fitoi statusin e “investi...
Gjykata e Apelit në Peruxhia ka urdhëruar arrest shtëpiak për 55-vjeçarin shqiptar të arrestuar më 17 janar në Ferro...
Gazetari Almer Toska ka hedhur akuza të forta gjatë një interviste. Ai theksoi se një gjyqtar ka firmosur vendime në kafe, përb...
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar në lidhje me debatin për rritjen e pagave, ku në deb...
Fshati Gjerbës në bashkinë Mallakastër po përballet me një problem serioz të infrastrukturës: mungesën e rrug&eum...
Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta te shkarkimi...
Aldo Buzhani, vëllai i viktimës Mondi Mëhalla, është marrë në pyetje për herë të dytë nga autoritetet h...