AKTUALITET

Prokuroria e Korçës dërgon tre persona në gjyq për fajde

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2026, 11:39

Prokuroria e Korçës dërgon tre persona në gjyq për

Prokuroria Korçë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona të cilët akuzohen se ushtronin në mënyrë të përsëritur veprimtari të paligjshme, fajde. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Korçës, të maskuar si huadhënie civile dhe pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë, ata ushtronin veprimtari kredidhënie të mirëfilltë.

Në pranga ranë personat me iniciale, J.K., K.K dhe A.G. Mësohet se nga kontrolli i ushtruar u gjetën dhe u sekuestruan, kontrata noteriale shit-blerje, pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.

Njoftimi i Prokurorisë: 

"Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit J.K., K.K. dhe A.G., për veprat penale ‘Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit’, ‘Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare’ e kryer në bashkëpunim si dhe ‘Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ e kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 323/1, 170/ç/2 e 25 dhe 287/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve në lidhje me çështjen penale nr.357/2024, rezultoi se më datë 28.03.2024 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë konstatuar jashtë banesës së tij, shtetasin J.K, i cili ishte nën masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Ky shtetas ishte i dënuar më parë për disa vepra penale, përfshirë atë të trafikimit të narkotikëve dhe prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, gjatë ditës largohej nga banesa e tij duke vijuar veprimtarinë kriminale.

Nga kontrolli i ushtruar në banesë, u konstatuan dhe sekuestruan një numër i konsiderueshëm sende dhe dokumente, përfshirë kontrata noteriale shit-blerje pasurie të luajtshme dhe të paluajtshme, kontrata dhurimi, hipoteke, pengu etj., gjithsej rreth 92 sende e dokumente, si dhe një numër i konsiderueshëm mjetesh identifikimi, celular, çelësa automjetesh, automjete të konstatuara në brendësi të oborrit të banesës, si dhe jashtë saj.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë u konkludua se shtetasi J.K., krahas veprës penale të “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, në bashkëpunim me shtetaset K.K. dhe A.G. me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katër elementët e figurës së veprës penale të ushtrimit pa licencë të veprimtarive financiare, parashikuar nga neni 170/ç/2 i Kodit Penal, duke ushtruar një veprimtari kredidhënie faktike (konsideruar formalisht prej tyre si huadhënie), si veprimtari financiare e ndryshme nga veprimtaria bankare, në mënyrë të përsëritur dhe të organizuar, duke vendosur garanci reale (hipotekë/peng) mbi pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, duke vendosur afate të ngushta (përgjithësisht 3-mujore) dhe duke lëvizur fonde, pa qenë të pajisur me licencë nga Banka e Shqipërisë.

Referuar të ASHK-së rezultoi e provuar se të pandehurit kanë ushtruar veprimtari kredidhënie të mirëfilltë, duke regjistruar kufizime pronësie në pasuri të paluajtshme ku disa prej tyre i kanë kaluar në pronësi, të fituara për shkak të mosshlyerjes së borxhit, ku rezulton se vlera e pasurive të paluajtshme që këta shtetas kanë përvetësuar është shumë herë me e madhe se ajo për të cilën kanë dhënë para borxh (e provuar mbi 200.000 euro të dhëna si para me fajde) në një numër të konsiderueshëm personash.

Gjithashtu, vlen të theksohet fakti se në një pjesë të konsiderueshme, për vlera që variojnë nga 1.000 euro, 1.5000 euro, 2.000 etj., janë lënë si garanci, duke kaluar më pas pronësinë në emër të të pandehurve, pasuri të luajtshme siç janë automjete, të cilat kanë vlerë disa herë më të madhe se borxhi i dhënë, çka qartësisht dhe këto veprime të materializuara me akte formale dhe kalim pronësie, dëshmojnë për faktin se kthimi i borxhit të marrë nga debitorët ka qenë disa herë më i madh se ai i dhënë nga kredidhënësit, pra të pandehurit. Rezultoi e provuar se të pandehurit J.K dhe K.K nënshkruanin midis shtetasve të ndryshëm kontrata shitblerje automjetesh fiktive, pra në formë garancie për huatë (fajdet) që ju jepnin këtyre shtetasve dhe në momentin që këto shuma monetare shlyeshin ose bënin anullimin e kontratave ose nënshkruanin kontrata të tjera shitblerje, ku shtetasi J.K dhe K.K rezultonin si shitës, ose në rastin kur nuk shlyheshin i shisnin automjetet pa kaluar pronësinë tek ta, çka është tipar i qartë i kredidhënies së palicencuar të maskuar me marrëdhënie civile të rreme për të siguruar kthimin e kredisë.

Sa më lart, rezultoi e provuar se të pandehurit J.K., K.K dhe A.G me veprimet e tyre aktive dhe të kundërligjshme kanë përmbushur të katërt elementët e figurës së veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal, e më konkretisht kanë cenuar objektin e mbrojtur posaçërisht nga kjo dispozitë ligjore penale materiale, duke kryer veprime tipike të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, duke i transformuar dhe futur në qarkullim ekonomik, kryesisht përmes transaksioneve me pasuri të luajtshme/automjete, pasuri të paluajtshme, përdorimit të llogarive bankare dhe vendosjes së pasurive në emër të personave të ndryshëm, të ardhurat e përfituara nga veprimtaria kriminale që ka prodhuar përfitimet monetare (ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare, si dhe prodhimi dhe shitja e narkotikëve), me qëllim të dukshëm për t’i dhënë burim të ligjshëm, për të vështirësuar gjurmimin dhe për të maskuar pronësinë reale mbi këto pasuri. Bazuar në aktet e ekspertimit kontabël për pasuritë e të tre të pandehurve, rezultoi e provuar se ka mospërputhje, pra mungesë të ardhurash të ligjshme dhe balanca negative për të tre të pandehurit, çka do të thotë se pasuritë dhe lëvizjet financiare të krijuara dhe të kryera prej tyre nuk justifikohen me të ardhura të ligjshme, pra pasuria e qarkulluar është tipikisht “produkt” i veprimtarisë kriminale që ka gjeneruar fitime. Aktet e eskpertimit kontabël kanë konkluduar se në total vlerat e konsiderueshme të pasurive të laujtshme dhe të paluajtshme të krijuara në raport me të ardhurat e deklaruara (fitim/humbje nga aktiviteti i deklaruar apo të ardhura të tjera), dëshmojnë për faktin se pasuria e krijuar është rezultat i fondeve me origjinë kriminale të futura në qarkullim."

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë