Të shtënat me armë pranë parcelës me kanabis në Pukë, policia jep detaje
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Duke reaguar për ngjarjen në Pukë, Policia e Shkodrës thotë se në fshatin Kodërbojë, gjatë kontrollit të nj&eu...
Një incident me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një zonë të thellë malore të Pukës...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cil&e...
Në ditën e 84-t të rezistencës, protestuesit kanë përsëritur kërkesat që, sipas tyre, i bashkojnë në k&eu...
Një rast dhune mes të miturave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të parkut të qytetit në Mitrovicë. Sipas Mit...
Sot shënohet dita e 84-të e protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit, të mbledhur fillimisht ...
Protesta qytetare kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 84-t, ndërsa protestuesit janë mbledhur s&eum...
Pasditen e 25 korrikut, një supertanker u ankorua në terminalin e naftës Mesaieed në Katar, rreth 40 kilometra në jug të Dohas. ...
Top Channel zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore për vrasjen e turistit portugez në Ksamil, ku si autor akuzohet Sokrat Vata. Ky i fundit pa...
Mbi 80 ditë protesta në Shqipëri, nuk kanë pasur ndikim vetëm mbi bulevardin e tiranës në të cilin vërshuan në...

Ministria e Brendshme britanike mund të pengohet të deportojë shumë djem të rinj, viktima të trafikimit, drejt Shqipërisë, pas një vendimi të fundit gjyqësor. Sipas The Guardian, mijëra djem shqiptarë janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit. Shumë prej tyre dërgohen përsëri në vendin e tyre, pasi Ministria e Brendshme argumenton se ata do të jenë të sigurt në Shqipëri.
Vendimi pritet të jetë goditje e madhe për qeverinë, e cila po përpiqet të rrisë numrin e personave që dëbon nga vendi. Shqiptarët kryesojnë shifrat e personave të larguar me forcë nga Mbretëria e Bashkuar gjatë pesë viteve të fundit. Sipas shifrave të qeverisë britanike, 2,247 shqiptarë u deportuan në 12 muajt deri në fund të marsit, duke përbërë një të katërtën e kthimeve të detyruara.
Të rinjtë shqiptarë, viktimat kryesore të trafikimit
Më parë, shumica e viktimave shqiptare të trafikimit ishin gra që dërgoheshin në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar në industrinë e seksit. Ndërsa, sot viktimat janë më shumë meshkuj të rinj, të cilët trafikohen për të punuar në tregtinë e drogës, si shpërndarës ose si “kopshtarë” në fermat e kanabisit. Në vitin 2022, 4,107 meshkuj shqiptarë iu referuan shërbimeve britanike për shkak të dyshimeve për trafikim, krahasuar me 502 gra. Në vitin 2023, shifra ishte 3,463 meshkuj dhe 588 femra.
Rrezik real nëse kthehen në Shqipëri
Gjithçka nisi nga një 21-vjeçar, viktimë e trafikimit nga Shqipëria, i cili u shfrytëzua për herë të parë nga një bandë shqiptare në Belgjikë, kur vizitoi vendin së bashku me babanë e tij në moshën 16-vjeçare. Ai iu shit një bande tjetër shqiptare, e cila e solli në Mbretërinë e Bashkuar dhe e detyroi të punonte në kultivimin e bimëve të kanabisit. Më vonë ai u arratis dhe u njoh si viktimë e trafikimit, por iu refuzua azili, pasi iu tha se do të ishte i sigurt nëse kthehej në Shqipëri.
Një trup gjykues prej tre gjyqtarësh të lartë në Tribunalin e Lartë të emigracionit pranoi kërkesën e tij për azil dhe konstatoi se, edhe pse kishin kaluar pesë vjet që nga koha kur ai ishte trafikuar për herë të parë, ai vazhdonte të ishte në rrezik real nga trafikantët e tij dhe nuk mund të kthehej në mënyrë të sigurt në Shqipëri.
Udhëzim i ri për Home Office
Gjyqtarët nxorën udhëzime të reja për Britaninë, të cilat qeveria duhet t’i marrë në konsideratë dhe Ministria e Brendshme duhet t’i zbatojë përpara se të vendosë nëse do t’i kthejë në Shqipëri djemtë që janë viktima të trafikimit. Vendimi konstatoi se, megjithëse Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit, ai vazhdon të jetë një problem i përhapur.
Gjykata gjithashtu vuri në dukje se nuk ka streha të posaçme për viktimat e trafikimit dhe se rreziku që të ritrafikohen pas kthimit në Shqipëri është i konsiderueshëm. Qendra Ligjore e Islingtonit e cila ka ekspertizë të veçantë në përfaqësimin e viktimave shqiptare të trafikimit, vuri në dukje një sërë praktikash shqetësuese që bandat përdorin ndaj viktimave të tyre.
Këto përfshijnë filmimin e qëllimshëm të abuzimit seksual, përfshirë përdhunimin e fëmijëve viktima të trafikimit, dhe kërcënimin për publikimin e pamjeve në rrjetet sociale. Atyre gjithashtu u shfaqin të rinjve video të njerëzve të tyre të dashur në Shqipëri, për tu bërë të ditur se e dinë se kush janë familjarët e tyre. Ndërsa bandat u shkaktojnë fëmijëve dhe të rinjve edhe dëmtime fizike, si thyerje të kockave. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se po shqyrtojnë nëse do të kërkojnë leje për apelimin e vendimit.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 78.6 lekë dhe do shitet me 79.8 lekë. Ndërk...
Pikëpyetje për një skemë të ngjashme me atë që po hetohet në rastin e Bankers Petroleum, ku rritja e shpenzimeve dysho...
Prej dy vitesh, Shqipëria po përpiqet ta përdorë tokën publike për të financuar zyra, stadiume dhe godina të tjera sht...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga thuajse e njëjta situatë meteorologjike. Moti parashikohet me kthjellime dhe altern...
Mediat turke kanë publikuar detaje nga dëshmia e Ezgi Parlak, 31 vjeçe, e cila është ndaluar nga autoritetet shqiptare në kuad...
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 21:00 janë regjistruar 26 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive, 4 nën mbikëqy...
Zbardhet dëshmia e Nuh Mahmutoglu pas ngjarjes në Ksamil ku mbeti i vrarë turisti portugez. Në dëshminë e tij, shtetasi turk ...
Është publikuar fotoja e 29-vjeçarit Sokrat Vata gjatë seancës së sotme gjyqësore, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes s&...
Protesuesit kanë mbyllur fjalimet e tyre dhe kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës s...
Zbardhet dëshmia në sallën e gjyqit e Sokrat Vatës, i akuzuar për vrasjen e 20-vjeçarit portugez në Ksamil, Luis Miguel Var...