lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale 2025. Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku shprehet se nuk ka kohë për të humbur. Lidhur me ngërçin për konstituimin e Kuvendit, kreu i LDK-së thotë se e kanë dhënë një zgjidhje që është ende e pandryshuar.
Ai njofton se sot ka thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë.
POSTIMI I PLOTË:
Kohë për të humbur më nuk kemi.
Zgjidhje dhamë; zgjidhja jonë aty mbetet - kurdo që janë të gatshëm të tjerët.
Deri atëherë, përtej gjithë bllokadës që na shërbehet pa vizion, përtej mbledhive repetitive 48 orëshe pa ndonjë qëllim, LDK do të merret me proceset e veta përpara, aty ku s’mund të na kurthojnë.
Do të merret me Zgjedhjet Lokale.
Prandaj, sot kam thirrur në takim të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, për të nisur procesin konsultativ e përgatitor mbi Zgjedhjet Lokale 2025 që do të mbahen këtë vjeshtë.
Si fituese e zgjedhjeve të fundit lokale, me 9 komuna në qeverisje dhe me 206 këshilltarë lokal, po himë në këtë proces me plot vullnet e me plot bindje. Po himë dhe me plot përgatitje. Plot 6 muaj kohë.
Prandaj, nga sot nisim konsultimet e brendshme për kandidatët për Kryetarë të Komunave e për këshilltarë lokal. Për nominimin e njerëzve me integritet e vullnet për të shërbyer në secilin qytet.
Të gjithë ata që duan të përfaqësojnë vizionin tonë politik, vlerat tona, programet tona; të gjithë ata që duan t’i përfaqësojnë qytetarët tanë - i ftoj të bëhen pjesë e këtij procesi.
LDK i ka dyertë e hapura për secilin.
Konstituimi i parlamentit të ri të Kosovës ka dështuar dje për herë të 12-të. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet ditën e premte, më 9 maj. Raportohet se seanca do të mbahet në orën 10:00. Në sallën e Kuvendit ishin dje të pranishëm 113 deputetë. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari gjatë fjalës së tij propozoi për votim të fshehtë. Partitë opozitare kanë insistuar në qëndrimet e tyre që nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi është në kundërshtim me rregulloren.
PDK-ja dhe LDK-ja edhe këtë herë nuk e kanë propozuar asnjë emër. Edhe Lista Serbe u është bashkuar partive të tjera duke mos propozuar asnjë emër së bashku me AAK-në. 56 vota ishin për votim të fshehtë, një kundër e asnjë abstenim. Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Ajo shihet nga disa parti parlamentare si "figurë përçarëse", por LVV ngul këmbë se ajo është kandidate e denjë për atë post.
lumir abdixhiku ldk zgjedhjet lokale ne kosove
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
8 Maj12:53
PE i hoqi imunitetin si eurodeputet, Grzegorz Braun shkel me këmbë flamurin e BE-së, më pas i vë flakën
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Br...
n.f
BOTA
8 Maj12:53
Millorad Dodik mbërrin në Rusi, nesër merr pjesë në ceremoninë e Shënimit të Ditës së Fitores në Moskë
MOSKË- Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marr&e...
r.ll
BOTA
8 Maj10:39
Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi/ Pas disa netësh bombardimesh të pareshtura, bie qetësia në qytetet ukrainase
foto nga ukraina
UKRAINË- Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi nj&eu...
n.f
BOTA
8 Maj10:12
Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqi...
n.f
BOTA
8 Maj09:46
Turqia bllokon llogarinë në X të kryetarit të burgosur të Stambollit, Imamoglu
TURQI- Qasja në llogarinë e kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në rrjetin social X në Turqi, ësht&eu...
n.f
BOTA
8 Maj09:43
80 vjet pas luftës së Dytë Botërore, a po distancohet SHBA nga Europa?
SHBA- Para 80 vjetësh përfundoi Lufta e II Botërore në Europë. SHBA që nga ajo kohë është kujdesur për sigur...
r.ll
BOTA
8 Maj08:32
Konklava/ 133 kardinalët zhvillojnë sot 4 votime për zgjedhjen e Papës së ri, si do të vijojë procesi
foto ilustruese
VATIKAN- Votimi i parë i 133 anëtarëve të konklavës për të zgjedhur papën e ri mbrëm...