Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

BOSNJE-HERCEGOVINA- Pasi Gjykata eBosnjë-Hercegovinës urdhëroi paraburgimin e presidentit të Republikës Srpska Milorad Dodik, kryeministrit Radovan Vishkoviç dhe deputetit të Asamblesë Kombëtare Nenad Stevandiç, u lëshua një urdhër arresti pasi ata nuk u paraqitën në një seancë në një rast, në të cilin ata akuzohen për sulm ndaj rendit kushtetues.
Gjykata prej ditësh nuk ka dhënë thuajse asnjë informacion për këtë rast, duke ia lënë gjithçka spekulimeve mediatike. Më pas ka lëshuar një deklaratë të shkurtër duke thënë se vetëm mund të konfirmojnë se është marrë vendim për pranimin e propozimit të Prokurorisë së B-H, e cila ka urdhëruar që të dyshuarit Dodik, Stevandiç dhe Vishkoviç të mbahen në paraburgim. "Për të gjitha informacionet e tjera do të informoheni kur të plotësohen kushtet," njoftoi Gjykata e B-H.
"Një urdhër-arresti qendror është lëshuar për presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik," tha ministri i Jashtëm i B-H, Elmedin Konakoviç, duke paralajmëruar se ai është një njeri që ka shpërfillur ligjet e B-H.
Ai, Stevandiqi dhe Vishkoviqi konsiderohen aktualisht të arratisur nëBosnje-Hercegovinë. Për ta është lëshuar një urdhër-arrest dhe ne po japim mbështetje të fortë për autoritetet gjyqësore, të cilat duhet të vazhdojnë me gjakftohtësi dhe me këmbëngulje këtë proces gjyqësor, i cili do të rezultojë me arrestim”, është i sigurt kreu i policisë boshnjake.
Shumëkush e dyshon këtë, duke qenë se Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) më parë kishte kthyer urdhrin e gjykatës për ndalimin e Dodikut, Vishkoviç dhe Stevandiç, duke shpjeguar se ishte një operacion me rrezik të lartë.
"SIPA dhe Ministria e Sigurisë e B-H nuk kanë informacione që tregojnë se puna e ndonjë agjencie të zbatimit të ligjit në territorin e Bosnjë-Hercegovinës është duke u penguar. Situata e sigurisë është me të vërtetë komplekse, por shërbimet e sigurisë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit përgjegjës për sektorin e sigurisë po e bëjnë mirë punën e tyre dhe situata e sigurisë është nën kontroll", tha zëvendësministri i Sigurisë i B-H.
Pas lëshimit të një urdhër-arresti qendror, të gjitha agjencitë policore në B-H janë të detyruara të veprojnë sipas urdhrit të Gjykatës së B-H, thotë ministri federal i Policisë Ramo Isak.
"Të gjithë policët do të marrin një urdhër për arrestimin e personit në fjalë, kur jepet një urdhër i tillë. Dhe kaq. Të gjithë punonjësit e Administratës Federale të Policisë, MPB-së kantonale dhe të gjitha agjencitë në territorin e B-H duhet të përmbushin obligimet e tyre".
Menjëherë pas lëshimit të informacionit për urdhër-arrestin, autoritetet e RS-së hynë në procedurën e krijimit të një entiteti policie kufitare, e cila është nën juridiksionin ekskluziv të autoriteteve të RS.
Është formuar edhe një grup pune, i cili ka mbajtur takimin e parë për hartimin e ligjit që do të rregullojë punën e policisë kufitare në territorin e Republikës Srpska. "Korniza ligjore mbi të cilën po punon Grupi Punues do të jetë ekskluzivisht në përputhje me Marrëveshjen e Dejtonit dhe Aneksin 2 të saj", shkruan Dodik në rrjetin social X.
Dodik i referohet periudhës menjëherë pas luftës deri në vitin 2000, kur kufiri i RS kontrollohej nga policia e entitetit. Ai pretendon se Përfaqësuesi i Lartë i atëhershëm Wolfgang Petritsch vendosi një shërbim kufitar shtetëror, në kundërshtim me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit.
Nga Sarajeva vijnë paralajmërime se kjo është një lëvizje tjetër që shkel më tej Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe vendimet që u pranuan nga përfaqësuesit serbë në Parlamentin e B-H gjatë procesit të reformës.
"Kjo është pjesë e një procesi të tërë që ai po e menaxhon personalisht dhe më duket se ai vetëm po i shton vetes vite e vite burgim, që së shpejti, në dashtë Zoti, do të jetë realiteti i tij i plotë në B-H”, është kategorik Konakoviç.
Autoritetet në Republikën Srpska nuk po ndalen me kaq, por kanë urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë të këtij entiteti që të hartojë një projektligj për themelimin e Agjencisë për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore të RS-së, sa më shpejt që të jetë e mundur. Ndryshe, Agjencia është nën juridiksionin e B-H. Një përpjekje e ngjashme për të themeluar një agjenci entiteti ka ndodhur në vitin 2021, kur Kuvendi i RS miratoi ligjin për themelimin e një agjencie entiteti për barna, por Agjencia nuk është formuar. Ligji u miratua në vitin 2021 me një shumicë të ngushtë pa praninë e opozitës.
Sipas ligjeve të miratuara pak ditë më parë në lidhje me tërheqjen e punonjësve nga Gjykata dhe Prokuroria e B-H, SIPA dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial nga Republika Srpska, parashikohen gjoba dhe burgim nëse nuk respektohen dispozitat e tyre. Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka ftuar disa herë punonjësit për t'u transferuar në organet e subjekteve me të njëjtat kushte, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje. Tani qeveria ka vendosur një ultimatum për të "marrë përsipër” punëtorët nga organet shtetërore në entitet deri më 19 mars të këtij viti.
"Pas kësaj, qeveria e Republikës Srpska do të fillojë procedurën për shfuqizimin e akteve që parashikojnë këtë të drejtë”, u njoftua pas seancës së qeverisë.
Vizita e Moskës, Beogradit...
Ndonëse disa media kanë bërë të ditur largimin e Dodikut në Moskë ditët e fundit, nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Megjithatë qarqe pranë Dodikut besojnë se situata në B-H dhe pozicioni i RS mund të diskutohet gjatë takimeve mes presidentit amerikan dhe rus, Donald Trump dhe Vladimir Putin. Nga ana tjetër, mbështetje e besueshme vjen nga Serbia, ku mbështetja nga presidenti Aleksandar Vuçiç arrin pothuajse çdo ditë. Ai thotë se situata në B-H është gjithnjë e më e vështirë, por se do të "diskutojë gjithçka me miqtë evropianë".
"Ai është president, një burrë trim. Ai nuk ankohet, por situata po vështirësohet. Ne do të merremi me të në ditët në vijim. Nesër ose pasnesër do të shkoj në Bruksel për të biseduar me Mark Rutte dhe Marta Kos. Pas kësaj do të shkoj përsëri në Bruksel dhe do të bisedoj me Antonio Costa dhe Ursula von der Leyen. Ne do të flasim për RS."
Sipas informacioneve të disponueshme, në Serbi ndodhet edhe kryetari i Asamblesë së Republikës Srpska, Nenad Stevandiç. Stevandiq më parë është takuar me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiç, me të cilën ka diskutuar për situatën aktuale politike dhe ka shprehur mbështetjen për autoritetet serbe në atë që ai e quajti "përpjekje për përmbysjen e shtetit", që ka të bëjë me protestat e studentëve./ DW
Foto ilustruese SHBA - Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara vendosi që Departamenti për Efikasitet Qeveritar (DOGE) me gjas...
Donald Trump SHBA - Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një "dhuratë masive" - kështu e sheh Stephen Capus, drejtu...
Imamoglu TURQI - Mediat e huaja kanë reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu si dhe anulimin e diplom&...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
STAMBOLL- Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu është arrestuar gjatë një operacioni të madh policor dhe pas një h...
Ekrem Imamoglu TURQI - Universiteti i Stambollit në Turqi ka anuluar diplomën e kryebashkiakut Ekrem Imamoglu, duke përmendur parregullsi me...
Ekrem Imamoglu TURQI - Policia turke ka arrestuar ditën e sotme kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit&...
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu rus, Vladimir Putin kanë realizuar një bisedë telefonike, ku raportohet se ësht&...
SPANJË- Një gjykatë në Barcelonë miratoi eutanazinë e një vajze paraplegjike, duke refuzuar apelin e babait t&eum...
SHBA- Politikanët e Bashkimit Evropian thanë se po vazhdojnë përpjekjet për një mbështetje të mundshme për Radion...