7 narrativa fallco që po përdoren për të diskredituar protestën për Zvërnecin
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...
Pas denoncimit të Arben Ahmetajt, mediat reagimet ishin të shumta. Por mbi të gjitha, në të njëjtën kohë që Arben A...
Kjo që ju treguam ishte një historik I shkurtër I “Air Albania”, derisa iranianët, nëse kanë qenëe ata vërte...
Ëndrra e Kryeministrit Edi Rama, duket se u kushtoi shqiptarëve më shumë se 100 milionë euro… Do të flasim sonte për k...
Është mbyllur pas rreth tre orësh protesta kundër zbatimit të projektit ku pritet ndërtimi i një resorti në zonën e...
Thirrjet “Rama ik” kanë dominuar protestën kundër projektit turistik në Zvërnec, ndërsa qytetarë dhe aktivist&eum...
Me tensione ka nisur protesta e katërt kundër projektit turistik në Zvërnec. Teksa qindra qytetarë dhe aktivistë po marshonin drej...
Qytetarët e Durrësit janë mbledhur sot para bashkisë, duke protestuar kundër ndërtimeve në Zvërnec. Me pankart...
Teksa pritet që të nisë pas pak protesta e qytetarëve para bulevardit Dëshmorët e Kombit, policia ka marrë masa. Siç ...
Në prag të miqësores Shqipëri – Izrael, e cila do të mbahet sonte në stadiumin “Air Albania” të Tiran&...

Plasja e shashkave është sport kombëtar gjatë ditëve të fundivitit. Diku do të shfaqet ndonjë adoleshenti i papjekur që e ndez në fshehtësi fitilin për ta hedhur në rrugë. Atmosferave e festave s’është e njëjta pa fërshëllimën e ndezjes, shpërthimin bombastik dhe acarimin e kalimtarëve. Njësoj si ky tip mistreci u shfaq edhe kryeministri Edi Rama në prezantimin e një parku eolik, kur ia lëshoi të ngarkuarës me punë të SHBA, Nancy VanHorn një pohim sa të papritur, aq edhe provokues.
Kur parafolësi e kishte quajtur Shqipërinë “një treg i vogël”, Rama e korrigjoi duke i thënë se ky treg mund të jetë i vogël, por duhet llogaritur që ka një ofertë për të bërë tregti me Kinën. Sipas Ramës, fuqia botërore ekonomike e konsideron Shqipërinë si “pika e mjaltit” e të gjithë Europës.
“Po mos të ishte Shqipëria kaq e rëndësishme potencialisht, kinezët që janë civilizimi më i vjetër edhe tregtarët më të padiskutueshëm nuk do i kishin vënë syrin dhe nuk do e konsideroni Shqipërinë si “pikën e mjaltit” në gjithë Europën apo jo?” u shpreh kryeministri.
I ndërgjegjshëm se me këtë pohim do të tërhiqte vëmëndjen e përfaqësueses së SHBA në vendin tonë, Rama vazhdoi me pohimin se Shqipëria është fiks vendi i duhur, ku “të gjithë” siç u shpreh ai, mund të bëjnë tregti.
“Duke u bazuar tek mençuria mijëravjeçare e Kinës edhe duke u bazuar tek eksperienca dhe uria për fitim e Amerikës, ne jemi fiks vendi i duhur, në kohën e duhur për ju edhe për të gjithë të tjerët që duhet të vijnë këtu në këtë treg të vogël, për të kapur tregun e madh që është jashtë kufijve të këtij vendi të vogël” tha ai duke iu referuar Europës me fjalët “tregu i madh”.
Deklarata u prit me buzëqeshje nga të pranishmit në sallë. Përveç Nancy VanHorn, që duartrokiti thatë dhe ktheu kokën në anën tjetër, kur kryeministri afrohej për t’u ulur në vendin e tij.
Kuptohet se ky flirt i papritur i Edi Ramës me Kinën në prani të VanHorn është pasojë e qasjes së re të administratës së SHBA ndaj qeverisë shqiptare, përfshirë këtu edhe një impuls të ri që kanë marrë hetimet e SPAK me dosjet e Ballukut dhe Ergys Agasit. Të dërguarit nga Departamenti i Shtetit i kanë nxitur publikisht prokurorët e SPAK të shkojnë më tej duke krijuar një lëkundje të forta në qeveri, që duket sikur ia kanë prishur Ramës qetësinë e garantuar nga administrata e shkuar amerikane.
Jo më kot, në këtë atmosferë të ftohtë mes Ramës dhe VanHorn ra në sy një Belinda Balluku e kënaqur që ndoqi e buzëqeshur fjalimin e liderit të saj, i cili vitin 2026 po e nis me një flirt me Kinën.
Një shpjegim për deklaratat, është se Rama ia lejon vetes lojërat me Nancy VanHorn, duke qenë se ajo nuk është asgjë më shumë se një burokrate, pa fuqi vendimmarrëse. Prandaj e provokon atë duke thënë se do t’i hapë rrugë tregtisë me Kinën, e injoron duke i bërë temena ambasadores kineze dhe e sfidon rregullisht për t’i treguar se ai, kryeministri i 4 mandateve, që ka takuar dhe përcjellë disa presidentë amerikanë dhe po aq sekretarë shtetesh, nuk e llogarit një nëpunëse pa peshë si ajo. Në këtë rast, Rama e ka të qartë se negociatat reale duhet t’i kryejë në një nivel tjetër.
Shpjegimi i dytë për sjelljen e Ramës në raport me VanHorn është vetëbesimi që shefi i qeverisë duhet t’i transmetojë Belinda Ballukut. Një zv.kryeministre e pandehur, mbi kokën e të cilës qëndron kërkesa për arrestim nga SPAK, është më e pasigurtë se kurrë. Duke ia hedhur dorashkën publikisht Nancy VanHorn, Rama i jep garanci Ballukut se është ende i fortë, se në këtë betejë ata janë bashkë dhe se nuk ka amerikan që t’i futet në mes. Vetëm koha do ta tregojë, nëse Belinda Balluku duhet ta besojë verbërisht garancitë që i jep Rama apo jo.
Shpjegimi i tretë është ai që ka më pak gjasa, por që të bën të mendosh se Rama e konsideron vërtet skenarin e hapjes së dyerve për investimet kineze në vendin tonë, si një strategji për t’iu përgjigjur flakë për flakë qasjes së re të administratës amerikane. Me mendësinë e të dëshpëruarit që i thotë vetes “dy duar për një kokë”, në këtë variant Rama ka kuptuar se nuk ka rrugë tjetër veçse t’i kundërvihet veglave të ambasadës amerikane, duke luajtuar kartën e afrimit me ambasadat e tjera, atyre që në Ballkanin Perëndimor, amerikanët i referohen si “aktorë të tretë” dhe që kanë qenë gjithnjë shqetësim për SHBA.
Kërcënime dhe tendera/ Si po e zgjeron SPAK hetimin për Ballukun
Cilido qoftë qëllimi i Ramës me deklaratat për Kinën, nuk duhet harruar se shashkat mbushen me sasi të vogla baruti. Qëllimi i tyre është të bëjnë zhurmë, jo të bëjnë dëme. Përndryshe ka të lënduar që përfundojnë në spital.
Fill pas deklaratave që dëgjoi nga kryeministri i Shqipërisë për tregtinë me Kinën, Nancy VanHorn nxitoi drejt Gjykatës Kushtetuese aty ku pritet vendimi për pezullimin apo jo të Belinda Ballukut nga detyra. VanHorn përsëriti një kërkesë që amerikanët e kanë kthyer në refren tanimë për Shqipërinë; çmontimin e rrjeteve të narkotrafikut dhe krijimin e kushteve të barabarta për bizneset amerikane. Por këtë herë ajo shtoi edhe garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj./ Nga Dorian Kodra
Terry Pratchet, një komedian shumë i njohur anglez, dikur pati bërë një shaka gjeniale me thënien e famshme të Benjamin Frank...
Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...
Unaza e Poshtme e Burrelit është sot një shembull i qartë i mënyrës se si investimet publike në infrastrukturë dë...
“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...
Spektakël pa krip, tetë makina shoqëruese, ujë i pisët tej gjurit, sirena shurdhuese për hapjen e rrugës për &ldqu...
Diella u ul sot përballë një pyetjeje që nuk kërkon algoritëm, por dy pare mend në kokë. Çfarë do të ki...
Nga Ermal Mulosmani Kutia e Pandorës është hapur. Tashmë nuk ka kthim mbrapa. Thënia e dikurshme e Ramës drejtuar pushteti...
Nga Florian Binaj Është fundi i vitit 2025 dhe askund nuk shoh atmosferë festash. Gjysma e Shqipërisë merr ushqimet me listë, g...
DOJNA: Kjo është java kur Shqipëria mbushet me emigrantë. Me anije, avionë apo makina të mbushura plot me dhurata, ata rikthehen...
Që në ditët e para të marrjes së pushtetit, u bë e qartë se premtimi për “rilindje” nuk kishte të b&eum...