EDITORIAL

‘Gazetari’ Rama akuzon ‘kryeministrat’ gazetarë

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Janar 2026, 15:28
‘Gazetari’ Rama akuzon ‘kryeministrat’ gazetarë

Kosherja ka gjithnjë telashe, kur bletët ikin, sepse kthehet në një kafaz dërrasash, pa dobi as për zjarrin në qoshen e braktisur të livadhit ku bari ka marrë arratinë me kohë. Gjendur në një rrethim dosjesh me akuza organizata kriminale, me banda kokaine, me një izolim ndërkombëtar në rritje, si asnjëherë tjetër, pa një rrugëdalje veç përballjes së shpejtë me ndjekjen penale, Rama ka nisur të sulmojë mediet, duke tentuar eksportin e hallit jashtë vetes, siç shpesh stërmundohet jo pa sukses. Natyrisht bataret e tij të çakorduara bien jo mbi ata të “mirët” e qumështit të oborrit të tij, por ata rezistuesit e të vërtetës. Në një kaos nervor, kryeministri duke mbledhur varëse qafe nga Lindja e Mesme, kujdeset për lotët e Allahut, e mësyn fajtorët e Tiranës. Këtë herë e ka kap zekthi me kolegen Lala, pasi ajo si shpesh herë i ka thënë çfarë mjaft të tjerë si shumë përtues e heshtin.

Rama ka të drejtë.

Gazetarët e kanë gabim.

 

 

Sigurisht jo ata parelinjtë e parive të ndryshkura, ekranet oborrtarë qeverie më rrënjë nëpër dosje penale.

 

Gazetarët janë fajtorë për:

Dhënien e bonusit kompanisë fantazmë e cila nuk ekzistonte. Ata ia kanë marrë fshehurazi firmën kryeministrit, teksa ai bardhësisht sakrifikonte përqendrimin dhe e kanë hedhur në kartë zyrtare.

Kanë faj sepse në një ditë për të ndërtuar këtë djegës të parave publike, gazetarët pa dijeninë e kryeministrit ia dolën të marrin 17 vendime qeverie në një ditë.

Kanë faj sepse vajtën e gjetën një ish-deputet turk, e një kompani nga porta e Lartë i dhanë më zor tunelin e Llogarasë, ku këputën afro 100 milionë euro, bereqet pa prekur kurrfarë gjëje me dorë. Sepse tunel e ura në xhep e kosto në hava, letrat në dosje tinëzisht i futën gazetarët.

Ashtu të çmendur gazetarët sollën nga Bangladeshi, anijet tigër 1 e tigër 2 në Vlorë, duke marrë nga buxheti 100 mijë euro në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati, e Balluku me Ramën thjesht ndenjën urtë e nuk bëzajtën asnjë llaf.

Keqbërësit gazetarë hodhën 260 milionë euro në rrugën Qukës-Qafë-Plloçë dhe u çuan natën ta shembin për të fajësuar Ballukun dhe Ramën.

Nga inati gazetarët thirrën Charles McGonigal i dhanë 225 mijë euro, informacione sikur ishin nga zyra e kryeministrit dhe Rama, gjetën letra fshehurazi me firmë të tij e u dhanë oligarkëve të sanksionuar rusë tendera e koncensione në energji e naftë, por nga mllefi i tyre, u bë personazh i hetuar i dosjes së korruptimit të drejtorit të FBI, ku prej katër vitesh gjendet i kallëzuar edhe në SPAK, në pritje të thirrjes për dëshmi.

Po gazetarët, në sekret të plotë qëndisën lejet e kazinove për Luftar Hysën, me porosi të kartelit Sinaloa e Rama ra dakord, vetëm për njerzillëk.

Të pandreqshmit gazetarë sajuan dosjen e AKSHI një tjetër organizatë kriminale, ku Gysi, Rama dhe Balluku, për hatër të tyre hodhën ca qindra milionë euro, e kurdisën zyrën në bllok, një kuplara me klientelë të pafundme, si qeveri me qera në duart e Mafias.

Aq bezdisës u bënë gazetarët, sa miliardat e kokainës nga Amerika Latine e Evropa, i pastruan në Shqipëri me investime strategjike e resorte në bregdet e paketa malesh, pasi kishin organizuar samitin e kokainës në Aruba në vitin 2019.

Edhe Olsin në bandën e Xibrakës, gazetarët e gënjyen të përfshihej e të gjezdiste me makina te tyre. Edhe Eco Parkun në Durrës, me duar familjare, se çfarë iu desh gazetarëve ta ndërtonin.

Si të pangopur, vajtën e bënë Aeroportin e Vlorës, ia hynë me zell Porto Romanos, Portit të Durrësit, duke lënë shtigje për shërbëtorët e Putinit, e lindjes.

Madje edhe atje ku pllaquritet në Dubai të sulltanati i Emirateve, ku ndau mendjen të bëjë ca para duke shitur energji me vëllezërit emiratas, edhe atje ku çunat e mezipresin. Prapë u shpifën gazetarët dhe nuk e lënë të nënshkruajë një marrëveshje dypalëshe ekstradimi. Të lënë gazetarët të firmosësh. Mezallah jo.

Madje edhe Sorosin gazetarët e detyruan ta bënte vëlla, të shqyente Ballkanin, të lektonte në dasmën e tij

Si gjithnjë edhe SPAK-un gazetarët ia kanë vënë në shpinë, duke marrë thuajse gjithë qeverinë të pandehur për plaçkitje parash publike, ministra të arrestuar, deputetë e bashkiakë, e së fundmi vetë është në radhë.

Po, ishin gazetarët ndërtues të kampit të refugjatëve në Lezhë, e shëtitës duke lypur emigrantë nëpër botë, për të qëndruar nga inati kryeministri në detyrë.

Gazetarët u bënë ziliqarë aq sa Bechetti mori 150 milionë euro në Arbitrazh për një çakordim të mbiqafës në sektorin mendor, të pushtetarëve kryeministrorë e bashkiakë

Gazetarë kaq maskarenj po telendisin një kryeministër kaq naiv, kaq të pafajshëm, kaq të pakorruptuar, kaq verëdashës, kaq antidrogë, kaq kantimafia, kaq ndërtues narkoshteti, kaq sevdalli drejtësie, sa edhe Administrata Trump ka vënë prioritet luftën e karteleve terroriste të drogës në hartën ku përfshihet edhe Shqipëria.

E të tjera e të tjera mëkate gazetarësh, sa nuk ka kishë e xhami që çliron kryeministrin.

E së fundmi

Poshte gazetarët e pablerë!

Rroftë Kokëministri që nuk di ku ka kokën…!

Artikuj te sugjeruar

Irena Beqiraj EDITORIAL 10 Janar15:14

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajes...

EDITORIAL 7 Janar23:14

A arrestohet shiu?

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të k&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan