3 vite pa licencë/ Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Portali “Mjekë për Shqipërinë” është një instrument i vënë në dispozicion nga Ministria e Sh&eum...
Një javë më parë u njohëm me historinë tragjike të familjes Pema, djali i së cilës, Eduardi, ishte marrë peng ...
Një konflikt për pronën është kthyer në një përplasje të dhunshme mes familjarëve në Klos. Flutura dekl...
Një grua e re, që quhet Anxhela, ishte ende në shkollë, në një gjimnaz të Elbasanit, kur njohu personin që më von...
Në vazhdën e denoncimeve që kemi bërë për figura të rëndësishme politike si Klodiana Spahiu, Taulant Balla, Evis Ku...
Nga Dojna Mema Kjo është protesta. Të rinj, studentë, gjimnazistë… përballë policëve me skafandra, mburoja dh...
Studiuesi Aurel Plasari ka reaguar pas rastit të studentit Klevi Metaj që u sulmua brutalisht nga 6 policë, të cilët i grushtoi i vet&e...
Një hetim i hapur nga prokuroria e posaçme SPAK ka nxjerrë zbuluar ish-ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si të përfshirë...
Dita e katërt e protestave studentore në Tiranë është shoqëruar me një tjetër incident, ku një i ri ka mbetur i p...
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i është drejtuar me një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të d...
Nga Lutfi Dervishi
Pas 135 ditësh proteste paqësore, sot ishte dita e parë e protestës studentore dhe nisi me dhunë! Studentët nuk u shfaqën si protestuesit “Flamingo”. Ata, sot, përballen me një Tiranë më të shtrenjtë dhe me pyetjen nëse ia vlen të qëndrojnë në vend. Kjo e bën protestën e tyre më pak të parashikueshme. Për 135 ditë, protesta e përditshme funksionoi mbi një kontratë të pashkruar: bëni çfarë të doni, por jo dhunë.
Qeveria vuri bast me kohën: protesta do të lodhej, numrat do të binin.
Pjesërisht ia doli. Numrat në shesh ranë, por rënia e numrave nuk do të thotë shuarje e pakënaqësisë. Sot dukej se një pjesë e protestuesve kishin humbur besimin te rruga paqësore. Sheshi i protestës së studentëve është i njëjti me tetë vite më parë, por nuk ka më meme dhe tetë kërkesa! Në atë kohë, pas disa javësh protestash, qeveria shpalli Paktin për Universitetin, ndërsa sot kërkesat kanë karakter politik. Për rrjedhojë, hapësira për zgjidhje dhe kompromis bëhet shumë më e vogël.
Një element që meriton vëmendje të veçantë, sot, është ndërhyrja e policisë. Në vend që ta qetësonte situatën, ndërhyrja e sotme duket se e përshkallëzoi atë. Vezët e gurët sollën gazin, gazi solli gurë të tjerë dhe përplasja mori një dinamikë që mund të bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u kontrolluar.
Përvoja e Francës ofron një tablo që ja vlen për ta "parë".
Edhe në protesta ku dëmet materiale kanë qenë shumë më të mëdha, policia franceze përdor, në varësi të rrethanave, taktika të menaxhimit të turmës që synojnë të shmangin përplasjen e menjëhershme dhe të dallojnë protestuesit paqësorë nga individët e dhunshëm. Natyrisht, edhe ndërhyrjet e policisë franceze janë kritikuar shpesh për përdorim joproporcional të forcës. Por parimi mbetet: përgjigjja ndaj dhunës duhet të jetë e nevojshme, proporcionale dhe, e përqendruar te personat që e ushtrojnë atë, jo te e gjithë turma. Ndërhyrja policisë nuk matet vetëm me aftësinë për të zbrazur sheshin, por edhe me aftësinë për të mos e kthyer një incident në një përplasje më të madhe. Një shesh mund të pastrohet për pak minuta, por zemërimi që prodhon një ndërhyrje e gabuar mund të zgjasë me ditë...
Nëse dhuna e sotme mbetet një episod i izoluar, qeveria mund ta përballojë pa shumë vështirësi. Por nëse dhuna përsëritet, ndërhyrja e policisë perceptohet si joproporcionale dhe protestës i bashkohen studentë nga universitete të tjera, pedagogë e prindër, situata mund të marrë një tjetër rrjedhë. Protesta mund të zgjerohet dhe të nisë një spirale dhune që del jashtë kontrollit, edhe nëse askush nuk e ka synuar apo planifikuar.
Qeveria sapo e provoi se i ka 85 vota në Kuvend, por votat parlamentare dhe legjitimiteti shoqëror nuk janë e njëjta gjë. Do të ishte lexim i paplotë ta shihte protestën vetëm përmes gurëve dhe xhamave të thyer. Policia mund t’i shpërndajë protestuesit nga sheshi me ujëhedhës, por nuk mund të shuajë pakënaqësinë që i ka nxjerrë në protestë.
Nëse protesta vazhdon dhe dhuna përsëritet, atëherë nga kriza e rendit publik mund të kalojmë në krizë politike.
Kanë ngritur zërin të gjithë të famshmit e mëmëdheut dhe janë vënë në mbrojtje të grave që ka...
JAM MESDHETAR Rastësisht dëgjova 500 studentë që thanë me një gojë Jam Mesdhetar. Megjithëse ata ishin të lumtu...
Nga Ina Zhupa Saranda është vendi më special i fëmijërisë sime.Ishte vendi i plazhit, i verës, i gëzimit dhe i paqes,...
Nga Dojna Mema Unë njoh 12 gra, jeta e të cilave është shkatërruar brenda 2 orësh, ditën e mërkurë. 12 gra që...
Intimiteti nuk është thjesht një akt fizik, as vetëm një akt emocional; është një urë midis shpirtrave, ku trupat...
Nga Haris Vongli Unë quhem Haris Vongli dhe kam ikur 3 herë nga Shqipëria. Herën e parë, isha vetëm 18 vjeç. Ika, pë...
Nga Florjan Binaj Nuk e di a ka një vend, ku shefja a shefi i agjencisë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare i ...
Nga Edona Gashi Unë jam Edona Gashi. Historia jeme me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka nis para se unë me dit me fol. Isha v...
Nga Brunela Mërtiri Mirëmbrëma. Unë quhem Brunela Mërtiri dhe jam 24 vjeç. Jam pjesë e asaj që ju e quani “g...
Nga Florjan Binaj Ishte data 30 maj, ku një qytetar u tërhoq zvarrë nga rojet private në Zvërnec të Vlorës. Ishte pikë...