EDITORIAL

“Rama në samitin e kokainës!!“

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Shtator 2025, 12:51

“Rama në samitin e kokainës!!“

Basir Çollaku--Zaret janë hedhur


Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerikane po shfaqet në Adriatik.
Krerët e Samitit të Kokainës në “Aruba” në 2019-ën, nuk munden të organizojnë Samitin e NATO-s, në 2027-ën në Tiranë
Antimafia italiane e di. E ka dokumentuar. Autoritete belge, spanjolle dhe holandeze e dinë. E kanë filmuar dhe dokumentuar. Gjermanët po.
Po autoritet shqiptare.?!
Kjo dosje ka moshën e SPAK, por asgjë për të konfirmuar ndjekjen penale për anëtarët shqiptarë të samitit të.drogës, ku janë anëtarë të qeverisë së Edi Ramës. Kjo është një akuzë thuajse më e rënda për pavarësinë e mosveprimin e Strukturës së Posaçme.
Gazetari italian investigativ italian Nello Trocchia ka botuar një libër për mafian shqiptare. Një artikull në gazetën italiane Domani sjell një përmbledhje domethënëse.
Këtë episod e kam ditur më herët se dy vite. Kam folur e shkruar. Madje edhe kolegë të tjerë. Kanë qenë së paku dy ministra në atë takim. Po Edi Rama? A është pjesë e udhëtimit me çarter me anëtarët e kabinetit për në Aruba në këtë samit?!
Të jeni të sigurtë. Ai nuk do të thotë kurrë po, sa kohe autoritetet e disa vendeve evropiane dhe anerikane nuk ia vënë në tryezë fotot dhe videot apo bisedat e përgjuara..

Por jini të bindur. Kryeministri Rama nuk do të thotë kurrë dot Jo. Nuk do të thotë nuk kam qenë. Ai mund të përpiqet ta mbulojë, ngadalësojë apo frenojë shpërthimin e dosjes “Aruba”
Nello Trocchi me referencë burimet shkresore gjyqsore të antimafias italiane ndër të tjera shkruan :
“…Jemi në Antilet Holandeze, ku në janar të vitit 2019, sipas drejtimit hetimor antimafia, do të ishte zhvilluar një takim mes biznesmenëve, narkotrafikantëve dhe përfaqësuesve të qeverisë së Ramës…Samiti është dokumentuar nga hetuesit italianë dhe është zhvilluar në praninë e përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë”.

Një perandor i narkotrafikut thuhet duke përmendur Artur Shehun. A u takua Rama me të.?! Sërish ai nuk mund të thotë jo. Investimet e bizneset e Shehut me lejen e Ramës janë aty. Në bregdet dhe jo vetëm. Të gjithë në samit shqiptarë. Burra të lartë të politikës. Ata ndanë hartën e Shqipërisë për orekset e përbashkëta ndërtimore gjashtë vite më herët.

Takimi misterioz në ishullin e Arubës:
“Ne kemi gjithashtu dokumentuar se nga 24 deri më 31 janar 2019 përfaqësuesit më të lartë të organizatës kriminale janë takuar në ishullin Aruba (Antilet Holandeze). Të pranishëm në vend Artur Shehu si dhe përfaqësues të papërcaktuar të qeverisë aktuale shqiptare në detyrë..”
Përgjime sigurisht ka plot. Njerëzit e Ramës janë aty. Shefi mbase. Edhe gjermanët kanë konfirmuar këtë takim narkos. Sipas tyre do të ishte edhe Genci Hamzai(Alfredo) një tjetër trafikant droge.
Por Shehu konsiderohet shefi ekipit të drogës.. me lidhje të forta të organizatës në Evropë dhe USA. Kulla e Arubës në Tiranë cila është?! Kush e ka firmosur. Në përgjime dihet gjithçka. Po Rama dhe Veliaj lejuesit firmëtarë të investimeve e dinë?!
Është më herët së 2019
Në 2013 e në pas Fabrizzio Lisi gjenerali i Guardias arrestuar e akuzuar për lidhjet me Ndranghetën qëndiste raportet për asgjësim hashashi 99.8 përqind kur Shqipëria jeshilonte e tëra në canabis. Nderet e bëjnë me prona në Vërë dhe jo vetëm. Një dhuratë vjen nga Artur Shehu 30 hektar tokë në bregun vlonjat.
Black Eagle

Dosja “Shqiponja e zezë” është një proces gjyqsor në Belgjikë. Artur Shehu rezident në.Florida, dhe Alfredo Hamzai pjesë e samitit janë akuzuar si krerë të një bande prej së paku 40 personash ku një pjesë e madhe ishin kolumbianë. Trafik kokaine me tonelata nga viti 2018 deri 2022 kur nisi goditja. Aty përmendet edhe çështja “Aruba” gjykimi vijon në Apel. Aty përmendet dhe ora dhuratë 400 mijë euro, mbiministrit shqiptar. Po aty thuhet deri tani se janë investuar e pastruar nga ky grup 3 miliard euro në Tiranë e bregdet. Dhe shumë emra të tjerë.

Po SPAK ?!
Ku është në këtë histori të rëndë?!
Struktura e Posaçme ka të njëjtën moshë me “Aruba”, një vit më i madh madje.
A kanë dijeni?
Sigurisht.
A kanë kërkuar ndihmë juridike nga USA, Italia, Holanda, Spanja, Belgjika, Gjermania? Seksioni krimit politik të prokurorisë spanjolle, e ka këtë.dosje në investigime. Autoritet e tyre kanë një pjesë të madhe të përgjimeve e filmimeve. Ky nuk është rasti “Xibraka” ku një 45 vjeçar në 2014, e 56 vjeçar sot, me flokë të shkurtër mbeti anonim nga eunukëzimi drejtësisë shqiptare.
Kushdo qofshin drejtues të Prokurorisë Speciale, Kraja dje, Dumani sot, X nesër, zvarritja e mosveprimi i bën përgjegjës. DEA është me zyrë në mes të Tiranës. Çdo përrallë.suksese e kaluar mbi këtë kartel kokaine, ku qeveria është dominuese në bord, është thjesht një poshtërsi kapjeje me kosto kombëtare.

 

Artikuj te sugjeruar

EDITORIAL 20 Shtator19:38

Ditar i Ministres Diella – Dita 1

Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...

EDITORIAL 19 Shtator21:43

"Më të barabartë se të tjerët"

Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan