Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

TIRANA- Magjia e Cirkut Marina Orfei mbërrin në Tiranë! Përgatituni të hyni në një botë ku gjithçka bëhet e mundur. Këto fjalë shkruhen në hyrje të faqes online të cirkut Italian, fjalë vërtet intriguese që do-s’do, të bindin të jesh edhe ti pjesë e shfaqjes, sidomos kur mëson se cirku Marina Orfei ka një traditë 50-vjeçare në Europë, dhe në shfaqjet e tyre në Tiranë gjatë datave 1-22 dhjetor 2024, do të ketë akrobaci mahnitëse, shfaqje magjike dhe tigra të fuqishëm në skenë. Mirëpo mesa duket jo të gjitha premtimet janë bërë për t’u mbajtur.
Sa i takon biletave që duhet të sigurosh për t’u bërë pjesë e shfaqjes, në faqen online të cirkut vihet re ndarja e publikut në dy zona, ajo jeshile ku çmimi i biletës është 1000 lekë të reja ose 11 euro, dhe zona e kuqe ku bileta kushton 2500 lekë të reja ose 26 euro, por në asnjërën nga zonat nuk ke ulëse të përcaktuar. Piranjat u drejtuam pranë biletarisë fizike dhe aty kuptuan se duhet të paguaje edhe 10% komision për çdo biletë që prenotoje; 2 bileta 2200 lekë të reja. Nëse bëjmë një krahasim me çmimet e biletave të cirkut Marina Orfei në Itali, shohim se atje çmimi nis nga 12 deri në 20 euro maksimumi, ndërsa tek ne, 26 euro.
Biletashitësi na informon gjithashtu se nuk do të ketë kafshë, me pretendimin se shteti Italian nuk lejoi udhëtimin e tyre me target për shkak të motit të keq dhe se ne nuk duhet të çuditëshim, pasi njoftimi ishte bërë që para 3 javësh. Në fakt kjo është gënjeshtër. Sepse emaili në adresë të qytetarëve që kanë blerë biletat online, është dërguar më datë 3 dhjetor 2024. Pra pas 3 ditësh shfaqje pa kafshë, kur prindër e fëmijë kishin blerë bileta për të parë nga afër egërsirat e xhunglës. Një email që duket më shumë i sforcuar për t’u dërguar, sigurisht pas ankesave të qytetarëve kur kanë kuptuar se ardhja e kafshëve duket se ishte thjesht një karrem për të tërhequr publikun. Njoftimi për mungesën e kafshëve vihet re edhe në faqen online të cirkut, por në asnjë rast nuk përmenden tragetet dhe moti i keq, por “procedurat e komplikuara”.
Dhe se çfarë komplikacionesh kishte lidhur me procedurat, asnjë sqarim! Megjithatë, duke qenë se biletat u blemë, të shtyrë edhe nga kureshtja se çfarë do të kishte magjike cirku italian me eksperiencë 50-vjeçare, Piranjat vendosën që ta shohim shfaqjen. Në hyrje të tendës aty ku ishte kontrolli i biletave, u interesuan edhe një herë për arsyen e mungesës së kafshëve dhe vajza e kontrollit tha “Për shkak të procedurave të Bashkimit Europian, sepse kafshët do vinin nga Italia dhe ne e morëm vesh në moment të fundit kur kafshët kishin kaluar doganën e parë të Barit, dhe iu tha se “nëse ju i kaloni kafshët në territorin shqiptar, kafshët nuk mund të kthehen më në Itali sepse duhen procedura që Shqipëria nuk i ka”.
Mesa duket në momentin e fundit diçka nuk ka shkuar mirë. Por a nuk do të ishte më e ndershme që njoftimi të ishte bërë ende pa nisur datat e shfaqjeve? Apo mos ndoshta ashtu duhej lënë, pasi kuptohet, prezenca e kafshëve në cirk tërheq më shumë publik se sa akrobatët apo kllounët. Arsyet se pse nuk erdhën kafshët në Shqipëri mund të jenë të ndryshme, por fakti mbetet. Çmimi i biletës pa kafshë nuk është ndryshuar kur logjikisht duhet të ishte më i ulët se në rastin kur ata do të ishin prezente në arenë. Sidoqoftë, cirku Marina Orfei në emailin e dërguar ku njoftohej mosardhja e kafshëve, sqaronte edhe mundësinë e kthimit të biletës dhe kompesimit të saj.
Po kush është ai prind që ulet me fëmijën e vogël dhe i shpjegon se bileta do kthehet dhe ata do rimbursohen meqenëse nuk ka kafshë, duke i mohuar kështu dhe një argëtim të premtuar që fëmija mezi e pret? Askush nuk e bën. Të gjithë futen brenda për të shijuar shfaqjen e shumëpritur, por pak vështirë për vende. Edhe pse gjatë blerjes së biletave sqarohej se këto të fundit nuk kanë ulëse të përcaktuara, aty ne pamë se shumë vende ishin të rezervuara.
Sipër shtrihej tenda e çpuar dhe shiu që binte pikë pikë mbi kokat tona. Performuesit ishin një trupë amatoreske. Gjithashtu vihej re mungesa e numrave të bukur që duhet të jenë pjesë e cirkut, vendin e tyre e kishte zënë banana dhe kllouni, animatorë që shpesh jemi mësuar t’i shohim në festa ditëlindjesh. Gjithashtu te banaku çmimet e pijeve freskuese apo produkteve të tjera ishin stratosferike. Kupon tatimor nuk merrje dot, printeri ishte i prishur. Shfaqja vijoi me një tub në mes të skenës, dhe performuesja që na risolli në vëmendje Demi Moore në Striptizë…
Cirku, është një bashkim disiplinash që kërkojnë punë dhe impenjim maksimal në kërkim të rezultateve. Ne bashkë me Fiona Rushitin, një akrobate profesioniste, për dy orë me radhë, u munduam të analizojmë performancën e një trupe amatore, e cila vjen dhe e shet mjaft shtrenjtë lëkurën në kryeqytetin tonë. Kjo aspak për dashakeqësi apo xhelozi profesionale.
Por kur ne kemi një shkollë akrobatësh të trashëguar prej dekadash, që për shkak të politikave skandaloze të autoriteteve, tashmë mund të konsiderohet e shkrirë, atëherë pyetja lind: A kanë arsye banorët e kryeqytetit dhe fëmijët e tyre, të ndjekin shfaqje të tilla mediokre, me çmime disa fish më shtrenjtë saç do të ofronte trupa e Cirkut të Tiranës, të cilët pasi i grabitën tokën, i vodhën edhe çadrën?
KUKËS- Nëse përmendim Kukësin, shumë nga ne do ta lidhin historinë e këtij qyteti me një emër, poetin Havzi ...
FIER- Javën e shkuar ju folëm për një grup adoleshentësh dhe mënyrën sesi ata nëpërmjet një lojë t...
TIRANË- Në vitin 2022 Altin Basha u emërua me vendim të Këshillit të Ministrave drejtor i Teatrit Kombëtar. Në kë...
ITALIA- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjent&eu...
BALLSH- Historia e kësaj jave na ka dërguar në qytetin e Ballshit, ku u takuam me Ferjatin, jeta e të cilit do të ndryshonte pasdit&e...
Raporti i fëmijëve me internetin po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. Lojrat e zhurmshme poshtë pallateve apo në parqe, j...
VLORË- Një histori sa e trishtë aq edhe e paimagjinueshme kjo e familjes Hoxhaj nga qyteti i Vlorës. Toni, 19 vjeç, i mbetur jetim ...
FIER- Mashtrimet online nuk kanë të sosur. Pre e tyre ka rënë Fatjona, 24 vjecarja nga Fieri, nënë e dy fëmijëve. &ld...
LEZHË- Investigimi i një jave më parë në resortin me pesë yje në Shëngjin, atje ku janë akomoduar rreth 100 agjen...
foto nga takimi ITALI- Ish-kryeministri i Italisë dhe lideri i Italia viva, Matteo Renzi në një postim në rrjetet e tij sociale ka b&e...