POLITIKE

Aktivisti: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e vendit! Politika të dëgjoj popullin, ndryshe ata dinë “të flasin”

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2026, 11:33

Aktivisti: Shqiptarët kanë marrë në dorë fatin e

Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një “detyrë patriotike”, ndërsa ka bërë thirrje që klasa politike të dëgjojë kërkesat e popullit.

“Jo vetëm që është detyrë qytetare, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë… I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha”, u shpreh ai në News 24.

Sipas tij, protesta ka arritur të thyejë frikën dhe të tregojë se qytetarët mund të organizohen për çështje që lidhen me të ardhmen e vendit, ndërsa shtoi se pjesëmarrja e të rinjve dhe mënyra e organizimit të protestës kanë treguar një tjetër imazh të shoqërisë shqiptare.

“Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës”, tha ai.

Duke folur për ditët në vijim, Murataj u shpreh se nuk sheh hapësirë për negociata, ndërsa përsëriti kërkesën kryesore të protestuesve.

“Parashikimi është vetëm një, nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK, Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës”, deklaroi aktivisti.

Erion Murataj: Jo vetëm që është detyrë qytetarë, por mendoj se është kthyer në detyrë patriotike për të qenë në këtë protestë. Ju keni qenë në protestë që nga dita e parë, keni qenë të vetmit. Protesta ka hyrë në një fazë që kërkon jo thjesht arritje ne një objektivi, por të një qëllimi. Ka eskaluar gjëja nga shkrepja që i vuri flakën. Ajo që ndodhi në Zvërnecin është gjithçka që shqiptarët kanë parë në këto 36 vite. Zvërneci u përdor si plaçkë lufte.

Kush e prodhoi AMTP-në, që përvetësoi atë pronë? E prodhoi binomi nga ligji 7051. Kush e dha certifikatën e pronësisë? E ka qeveria e Ramës. Brenda pak kohësh janë ndërruar 15 drejtorë te Kadastra e Vlorës. Dokumenti nuk mban vulë partie, por të institucionit shqiptar. Luajnë ‘topa lufte’ me përgjegjësinë dhe ligjet i kanë bashkëvotuar vetë. Të vetmit që kanë vuajtur pasojat janë populli dhe shkaktarë janë; Rama dhe Berisha.

Protesta ka thyer frikën, mosbesimin se shqiptarët mund të ngrihen për fatin e tyre. Ka arritur të ndërkombëtarizojë këtë fakt, e ka çuar në PE. Më kryesorja, protesta ka arritur të faktojë shpirtin kreativ që ka rinia shqiptare, edhe përmes mediave. Ka arritur të shpërfaqë cilësitë më të mira që ka familja shqiptare. Ata nuk janë çyrykë, siç thotë Edi Rama. Ata dinë të flasin me gjuhën e arsyes dhe kulturës. I garantoj Ramës dhe Berishës, që në rast se nuk i dëgjojnë, dinë dhe ata të flasin, por jo si skutha! Policia e Shtetit rrinte në Zvërnec, dhe shihte një grup privat të oligarkëve. Trafikun ndërkombëtar të drogës se bëjnë vetëm individët, por klasa institucionale.

Mos harroni ndërhyrjet në sistemin TIMS, përfshirjen e politikanëve, të koordinatorëve të krimit. Shqiptarët kanë kuptuar se banditët e vërtetë, janë politika, por po sillen me shumë kulturë. Shqiptarët kanë duruar zgjedhën turke dhe otomane për 500 vite, por kjo nuk do të thotë se nënshtrohen. Qytetarët e kanë marrë në dorë politikisht fatin e vendit me këtë protestë! Disa prej burrave dhe grave të Strukturave Antikorrupsion, ua njoh aftësinë profesionale. SPAK ka shkruar historinë në Shqipëri. Ka çuar para drejtësisë zv.kryeministren, që ta çonte në përgjegjësi penale, por Rama e ka refuzuar. Ergys Agasi e ka marrë në qafë Ramën, se u ka dhënë shqiptarëve shumë prova kundër tij.

Parashikimi është vetëm një, nuk ka negociata! Ju thash, protesta ka arritur shumë nga misionet e saj. Qëllimi është dorëheqja e Ramës. Klasës politike i ka ardhur fundi. Thirrja për SPAK; Rama në burg, Berisha në burg. Masivizimi është i madh çdo ditë. Taksat janë rritur, gjobat abuzive janë rritur, janë rritur çmimet e shportës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan