Genc Burimi: SPAK duhet të kishte thirrur kryeministrin siç thirri Ballukun!
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Analisti Genc Burimi, teksa ka komentuar protestat që po mbahen prej 20 ditësh në Tiranë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama...
Një banore nga zona Xhafzotaj në Durrës, ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News, se prej 4-5 ditësh nuk ka furnizim me uj&eum...
Aktivisti dhe juristi Erion Murataj, ka deklaruar se protesta e nisur prej 21 ditësh ka kaluar nga një reagim qytetar në një...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate t&...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan-Vlorë, ku një automjet tip Fiat ë...
Dikur, aty nga vitet 2003–2004, endesha kodrave të Parkut të Butrintit, së bashku me “shkencëtarin e zogjve”, siç...
Dhunimi fizik që tre vëllezërit nga Tropoja i bënë të paraburgosurit Petrit Çakri, në sy të gjyqtarit të p...
Tirana pritet të jetë sot qendra e një proteste mbarëkombëtare, duke shënuar ditën e 21-të të mobilizimit t&...
Shqipëria ka hyrë në një periudhë të ashpër të zhvillimeve demografike, duke u renditur në katër vendet e pa...

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar lidhur me gjyqin ndaj tij për dosjen e sterilizimit. Përmes një deklarate të publikuar nga avokati i tij në rrjetet sociale, Beqaj shprehet se nuk mund të akuzohet për vjedhje vetëm sepse ka qenë ministër.
Ai thotë se fillimisht është hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Ndërsa shton se pas 6 viteve hetime, ndaj tij nuk ka akuzë për korrupsion pasiv, pasi akuza ndaj tij është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Ish-ministri i Shëndetësisë shtroi pyetjen se "Çfarë kam vjedhur unë?", pasi sipas tij askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë atë vetë, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave. Në fund, ai tha se në cilësinë e ministrit ai nuk ka pranuar shërbimin, nuk ka verifikuar realizimin e shërbimit, nuk ka pranuar faturë apo nuk ka ekzekutuar pagesë.
Deklarate e plotë e ish-ministrit, Ilir Beqja e publikuar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj:
Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm sepse ke qenë ministër.
Në procesin penal për koncesionin e menaxhimit të integruar të instrumentarit kirurgjikal, si minister i shendetesise, fillimisht jam hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Pas 6 viteve hetime, ndaj meje nuk ka akuzë për korrupsion pasiv. Pra, nuk pretendohet se kam kërkuar, marrë apo më është premtuar ndonjë përfitim.
Nuk ka akuzë për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për askënd tjetër. Nuk ka as akuzë për shkelje të barazisë në tendera për askënd. Pra, nuk pretendohet se gara është zhvilluar në mënyrë penalisht të paligjshme. Për rrjedhoje kontrata është e ligjshme.
Pas gjithë kësaj, akuza ndaj meje është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Por këtu lind pyetja themelore: Çfarë kam vjedhur unë? Askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë mua, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave.
Unë, në cilësinë e ministrit:
Nuk kam pranuar shërbimin;
Nuk kam verifikuar realizimin e shërbimit;
Nuk kam urdhëruar pagesë;
Nuk kam qenë administrator i drejtpërdrejtë i buxhetit të FSDKSH-së;
Nuk kam qenë ruajtës i parave të shtetit;
Nuk akuzohem se kam marrë ndonjë shumë të hollash nga arka e zyrës së financës së Ministrise;
Nuk kam akuzohem se kam marrë sende nga zyra e ministrit dhe i kam dërguar në shtëpi.
Pagesat janë kryer nga FSDKSH drejt koncesionarit mbi bazë kontrate, faturash, pranimi shërbimi dhe përmes Thesarit të Shtetit.
Nëse faturimi ka qenë i rregullt, atëherë kemi pagesë kontraktore, jo vjedhje.
Për shoqerine koncesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për administratorin e shoqërisë konçesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për personin që ka lëshuar faturat nuk ka asnje akuzë penale. Për personin/at që kanë pranuar shërbimin nuk ka asnje akuzë penale.
Si mund të jem unë autori i vjedhjes, kur nuk kam prekur asnjë hallkë të faturimit, pranimit të shërbimit, urdhërimit apo ekzekutimit të pagesës?
Nuk mund të merret një pagesë e rregullt kontraktore, e kryer me faturë dhe përmes Thesarit, dhe të quhet “vjedhje” vetëm sepse kam nënshkruar kontraten si ministër.
Përgjegjësia penale është personale.
Nuk dënohesh për perceptim publik.
Nuk dënohesh për funksionin që ke mbajtur.
Nuk dënohesh për titullin “ministër”.
Dënohesh vetëm nëse provohet veprimi apo mosveprimi yt konkret penal.
Në këtë rast, veprimi im konkret i vjedhjes nuk ekziston.
Nuk ka provë që kam marrë para.
Nuk ka provë që kam përfituar.
Nuk ka provë që kam urdhëruar pagesa.
Nuk ka provë që kam pranuar shërbime.
Nuk ka provë që kam pranuar fatura.
Nuk ka provë që kam marrë pjesë në ndonjë faturim të rremë.
Atëherë çfarë mbetet?
Mbetet vetëm një përpjekje për ta kthyer përgjegjësinë politike ose administrative të një ministri në akuzë për vjedhje.
Kjo nuk është drejtësi penale.
Në një shtet të së drejtës, akuza për vjedhje kërkon pakësim ose përvetësim të pasurisë së tjetrit pa pëlqim të vlefshëm të pronarit. Kërkon akt konkret. Kërkon dashje. Kërkon vlere konkrete. Kërkon përfitim të padrejtë.
Asnjë nga këto nuk provohet ndaj meje.
Prandaj akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” është e pabazuar.
Kërkoj të mos akuzohem për vjedhje pa u treguar shuma e vjedhur.
Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk e kam kryer.
Kërkoj të mos zëvendësohet prova me perceptim.
Kërkoj të mos zëvendësohet ligji me paragjykim.
Nesër do te komunikoj me ju pse akuza për vjedhje sipas Kodit Penal Shqiptar nuk plotëson parimet e ligjshmërisë.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka analizuar ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë...
Socialistët do të mbajnë ditën e sotme mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar, ku të pranishëm do të jenë dep...
Kënga e njohur e Flori Mumajesit, me vargjet “Skena me u pa më bashkë” është dëgjuar në një nga festat e fun...
News24 ka siguruar pamjet me dron nga protesta e 20-të në Tiranë. Mijëra qytetarët, pas mbledhjes para Kryeministrisë, kanë v...
Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fond që ...
Teksa pritet të nisë protesta e 20-të kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet e Kryeministris&eu...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj procedimeve të vazhdueshme të protestuesve nga Policia e...
Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë për interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, duke kërkuar llogari n&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, 9 dhe 11 ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama në seancën më ...