Vijon marshimi masiv rrugëve të Tiranës: Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...
Ka nisur pasditen e kësaj të diele, protesta e 22 masive në Tiranë, ku qytetarët janë mledhur në “Sheshin Skënde...
Influencerja e njohur Dea Mishel ka ironizuar keq kryeministrin Edi Rama përmes një komenti të bërë në një postim të k...

Gjatë interpelancës në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi qeverinë dhe ministrinë përgjegjëse se po zbatojnë një projekt që, nën petkun e përmirësimit të turizmit, synon shkatërrimin e trashëgimisë historike të Durrësit. Ajo deklaroi se plani TID prek banesa dhe struktura me vlera të rralla kulturore, duke e krahasuar qasjen e autoriteteve me atë të “pushtuesve që shkatërrojnë qytetet”. Zhupa kërkoi transparencë mbi kriteret e përzgjedhjes së ndërtesave për prishje, konsultimin me banorët dhe rolin e ADF në hartimin e një plani që, sipas saj, i takon vetëm bashkisë.
Ina Zhupa: Zoti kryetar, kam kërkuar këtë interpelancë në lidhje me projektin TID për Durrësin. Që në fakt ështëprojekti i fshehur nën emrin për përmirësimin e turizmit të Durrësit dhe në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit. Konkretisht, po të shkoni në Durrës dhe të bëni një shëtitje tek Vollga, do të shikoni disa foto të Durrësit të vjetër. Me ato foto tregohet si ka qenë Durrësi, vendbanimet e Durrësit. E në fakt, ju doni që ato që tregohen në atë foto të shkatërrohen. Qyteti siç ka qenë 3000-vjeçar, të shkatërrohet. Banesat e qytetarëve, të cilët nuk janë prekur dhe janë banesa historike që kanë edhe tabela jashtë tyre, si mure historike, të shkatërrohen. Për shembull, banesa e Isuf Mehmetit ka përpara derës së tij mur i periudhës otomane i vitit 1502.
Kjo të shkatërrohet, ndërkohë që të ndërtohet një pallat ngjitur me të pa kaluar 50 metra. Arsyeja pse e thirra interpelancën është që ministri të na shpjegojë pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrës? Pushtuesit kur shkonin në një qytet digjnin banesat, shkatërronin vendbanimet, sepse vendbanimet janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Pse keni zgjedhur të jeni pushtues? Çfarë njohje keni bërë me zonën dhe si e keni bërë projektin? Dhe si keni zgjedhur kush do të ishin kriteret për banesat që duheshin prishur? E vetmja njohje me zonën ka qenë kjo: Elva Margariti me maskë, Sandër Çarrapuli dhe Martin Mata, në një shëtitje në Durrës ku thoshin, kjo do të prishet, kjo le të rrijë, kësaj t'i rri kati i lartë, kësaj t'i prishet kati poshtë. Dhe më pas u prodhua në një plan, që është plani më i turpshëm ndonjëherë i bërë për një qytet. Ky është plani i pushtuesve të Durrësit.
Ky është plani që të gjitha këto pikat e kuqe që ju shikoni këtu janë banesa që do t'i shkatërrohen qytetarëve të Durrësit. Ministri sot do të duhet të sqarojë qytetarët e Durrësit, pse pranë pikave të kuqe ka pika të bardha? Cilat janë kriteret që amfiteatri është këtu dhe prishen shtëpitë këtu te Tejani Kubuzeni? Cilat janë kriteret që dy banesa me të njëjtin mur, gjysma e banesës prishet dhe gjysma tjetër nuk prishet? Cilat janë kriteret që keni përdorur për të bërë këtë masakër të qytetit të Durrësit? Ky është përçudnim i trashëgimisë, përçudnim i identitetit të Durrësit. Durrësi është Durrësi dhe me vendbanimet që ka Durrësi.
Na e shpjegoi zoti ministër, a janë bërë konsulta me banorët siç e kërkon ligji? A janë informuar banorët para se t'i shkonte letra e shpronësimit? Të na tregojë ministri sot këtu se si mund të zhvillohet turizmi i një qyteti duke i shkatërruar identitetin dhe duke e bërë planin jo bashkia, me një plan të detajuar vendor dhe me një plan të përgjithshëm vendor, por duke e bërë ADF-ja, planin e një qyteti. Planin e një qyteti nuk mund ta bëjë një organizatë që ka interesa private, por ligji ia jep bashkisë ta bëjë. Pse nuk e bën dhe pse nuk e ka bërë? Dhe pse nuk bazohet në një plan të përgjithshëm vendor dhe një plan të detajuar vendor ky plan i shkatërrimit të Durrësit?
Kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi mungesën e Belinda Ballukut, e marrë e pandehur nga SPAK dhe e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO...
Partia Socilasite ka shkelmuar konsensurin për zgjedhjen e Avokatit të Pollit duke mos pranuar kërkesën e opozitës për heqjen ng...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, foli sot në Kuvend lidhur me ngërçin për përzgjedhjen e Avokatit të Populli...
Kandidati për Avokat Populli, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Kuvend i cili tha se Ndregjoni smund t&e...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rë...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është përfshirë nga debate të ashpra dhe akuza të ...
Debati mbi procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është ndezur në Kuvend. Deputeti Arjan Ndoja ka zbardhur arsyet...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, teksa mori fjalën në Kuvend, tha me ironi se nuk mund të presin që Edi Rama të respektojë një...
Debati për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka sjellë akuza të ashpra në seancën parlamentare. Në fjalën e ...
Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregu...