''Osman Stafa u mor nga policia''/ Berisha dënon rrëmbimin e gazetarit: Kërkoj lirimin e menjëhershëm…
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Protestuesit nisën marshimin masiv me ngjyra kuqezi në rrugët e kryeqytetit, pas dy orëve tubim para Kryeministrisë. Turma e madhe e ...
Kupa e Botës 2026 po dëshmon shkëlqimin e yjeve të reja të futbollit botëror. Lamine Yamal, supertalenti i Barcelonës, ka ...
Nga Lutfi Dervishi Një mik më dërgoi një mesazh që më bëri të mendohem gjatë:“Kur dolën nga burgu, Ma...
Ka përfunduar pjesa e fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 22-të t&e...
Një protestuese deklaroi nga protesta kundër Ramës se qytetarët janë lodhur nga padrejtësitë dhe nga premtimet boshe. Ajo ...
Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj ka marrë fjalën përpara mijëra qytetarëve, duke përcjellë një mesazh të for...
Edhe shqiptarët e Gjenovës në Itali kanë dalë në protestë këtë të diel për të kërkuar dor&eum...
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e kësaj të diele pranë fshatit Humelicë në Gjirokastër. Sipas i...

Kandidati për Avokat Populli, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratës së Taulant Ballës në Kuvend i cili tha se Ndregjoni smund të zgjidhet Avokat i Popullit pasi është 70-vjeç.
Në përgjigje Ndregjoni thotë se ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe, ndërsa e ka cilësuar deklaratën e Ballës si shtrembërim të hapur të së vërtetës dhe një ndërhyrje të papranueshme në procesin e votimit.
Në vijim të deklarimit publik të deputetit Taulant Balla, i cili ka deklaruar se kandidatura për Avokat të Popullit “nuk mund të votohet pasi kandidati ka mbushur moshën 70 vjeç”, dëshiroj të bëj një sqarim të domosdoshëm për publikun dhe partnerët ndërkombëtarë.
Ligji shqiptar nuk parashikon asnjë kufizim moshe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Neni 3 i ligjit nr. 8454/1999 e përcakton qartë se cilat janë kriteret për këtë funksion, dhe mosha nuk është dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e tyre. Për këtë arsye, çdo pretendim që lidhet me një kufizim moshe është plotësisht i pabazuar në ligj.
Kandidatura ime është shqyrtuar dhe verifikuar në mënyrë të rregullt nga strukturat kompetente të Kuvendit, të cilat kanë konfirmuar përputhshmërinë time me të gjitha kriteret e përcaktuara nga legjislacioni.
Deklarata se kandidatura “nuk mund të votohet”, për shkak të moshës, përbën një shtrembërim të hapur të së vërtetës dhe një ndërhyrje të papranueshme në procesin e votimit.
Në këtë rast po tentohet të pengohet qëllimisht kandidimi i një të përndjekuri politik për një funksion kushtetues të pavarur. Kjo nuk është vetëm e padrejtë, por përbën një cenim të rëndë të të drejtave themelore, të parimit të barazisë dhe të pjesëmarrjes së lirë në jetën publike. Të përdorësh justifikime të sajuara për të ndaluar votimin e një kandidature të ligjshme është një praktikë diskriminuese, që krijon precedent të rrezikshëm dhe sjell ndër mend praktika që Shqipëria është përpjekur t’i kapërcejë.
Veprime të tilla bien ndesh me standardet e kërkuara nga BE, SHBA, OSBE dhe Këshilli i Evropës, të cilët kanë theksuar prej vitesh se institucionet e pavarura duhet të zgjidhen përmes proceseve transparente, të paanshme dhe të bazuara në merita. Përpjekjet për të deformuar ligjin dhe procesin e votimit minojnë besimin publik dhe dëmtojnë imazhin demokratik të vendit.
U bëj thirrje institucioneve të respektojnë ligjin dhe të garantojnë një proces të rregullt, duke mos lejuar ndërhyrje politike që cenojnë zgjedhjen e Avokatit të Popullit, një institucion kyç për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rë...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është përfshirë nga debate të ashpra dhe akuza të ...
Debati mbi procedurat për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është ndezur në Kuvend. Deputeti Arjan Ndoja ka zbardhur arsyet...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, teksa mori fjalën në Kuvend, tha me ironi se nuk mund të presin që Edi Rama të respektojë një...
Debati për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit ka sjellë akuza të ashpra në seancën parlamentare. Në fjalën e ...
Seanca parlamentare është shoqëruar me debate të ashpra procedurale, ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të rregu...
Deputeti i PD, Gent Strazimiri, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të sotme, kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit ...
Teksa po fliste për prokurorimet publike, Rama tha sot se ministrja e tij, ''Diella'' nuk do të marrë dot vendime. Ai tha se në fun...
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate, ku opozita ka akuzuar mazhorancën p&eu...
Gjatë ceremonisë së 30-vjetorit të Prokurimeve Publike, mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se rezultatet e arritura...