POLITIKE

‘Mediat, të kapura nga interesi ekonomik’, Kikia: Ulin intensitetin e kritikës ndaj qeverisë!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Maj 2026, 10:03

‘Mediat, të kapura nga interesi ekonomik’, Kikia: Ulin

Peizazhi mediatik në Shqipëri karakterizohet nga një kapje e thellë nga interesat politike dhe ekonomike, duke e larguar atë nga misioni i tij parësor për t’i shërbyer publikut.

Ekrani dhe faqet e gazetave janë të mbushura me debate politike, ndërkohë që problemet reale të qytetarëve mbeten në hije.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari Mentor Kikia thotë se një nga keqkuptimet më të mëdha në vlerësimin e lirisë së medias në vend është matja e saj përmes balancës së kohës televizive mes mazhorancës dhe opozitës.

Ky tregues, sipas tij, konsiderohet i gabuar, pasi maskon problemin e vërtetë.

Matësi i vërtetë i pavarësisë së një medie nuk është barazia në pasqyrimin e palëve politike, por përkushtimi ndaj shërbimit të interesit publik, ndërsa Kikia shton se dinamika e marrëdhënieve mes pushtetit dhe medias ka evoluar.

Për gazetarin, qeveritë kanë kaluar nga presioni direkt në një strategji më të sofistikuar: joshjen e pronarëve të mediave, të cilët janë njëkohësisht edhe sipërmarrës në fusha të tjera, përmes partneriteteve ekonomike dhe favoreve në biznes.

Kjo aleancë mes pushtetit politik dhe atij ekonomik krijon një mekanizëm të fuqishëm vetëcensure, ku mediat sipas Kikisë, shmangin trajtimin e temave që mund të cenojnë interesat e qeverisë, me qëllim mbrojtjen e interesave më të gjera afariste të pronarëve të tyre. Pasojat e këtij fenomeni janë të dukshme në përmbajtjen e lajmeve.

Cenimi real i lirisë së medias në Shqipëri, thekson gazetari është më i thellë dhe sistemik: një kapje e heshtur përmes interesave ekonomike, e cila e transformon median nga një “roja” e publikut në një shërbëtore të pushtetit.

Deklarata:

Tani, me raportet apo marrëdhëniet e pushteteve të tjera ku më i rëndësishmi është ekzekutivi, apo edhe aktorit dhe faktorëve politikë në tërësi me median, e cila s'duhet të harrojmë që është një prej pushteteve në piramidën e një shteti dhe është e renditur e tillë për shkak të rëndësisë dhe rolit që ka apo që do të duhet të ketë në një shoqëri demokratike. Për këtë arsye, marrëdhëniet me median janë gjithmonë në lëvizje. Përgjithësisht kanë qenë agresive, pastaj kanë njohur një periudhë dashurie, ku qeveritë zgjodhën që në vend të sulmeve t'i tërheqin mediat në marrëveshje interesi. Interesa ekonomike, kuptohet, duke i bërë ato të vetëkontrollueshme dhe duke ulur intensitetin e kritikës dhe duke rritur dozën e pozitivitetit në raportimin qeveritar. Për këtë arsye, organizatat ndërkombëtare që masin shkallën e lirisë në përgjithësi, e konsiderojnë absolutisht të rëndësishëm lirinë e shtypit, lirinë e medias dhe marrëdhëniet e pushteteve të tjera me median.

Sepse në fund, media nuk është thjesht tellalli i fshatit që informon se çfarë po ndodh dhe çfarë ka ndodhur. Por media prodhon opinion, media e përpunon opinionin publik, dhe ajo është e aftë ta informojë, por është po kaq e aftë edhe ta dezinformojë opinionin publik, ta keqorientojë atë në raport me interesat e njërës apo tjetrës palë. Pikërisht për këtë arsye, media ka dy shtylla të rëndësishme të cilat mbahen në këmbë, që është ligji, por më i rëndësishëm sesa ligji është kodi i etikës, i cili ka parimet e profesionalizmit themelore, ka parimet e faktit që media është një institucion që i shërben publikut. Media informon publikun në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Por ka një keqkuptim të madh në Shqipëri, ndjesë që po i rrotullohem pyetjes tuaj të drejtpërdrejtë, por mendoj që dua ta bëj këtë parantezë të gjatë. Pra ka një keqkuptim të madh në Shqipëri sa i takon përkufizimit të medias si e lirë apo si e pavarur. Dhe për këtë shihet balanca e transmetimeve apo e raportimeve mes dy palëve politike, mazhorancës dhe opozitës.

Nëse një media raporton në x kohë në favor të mazhorancës dhe po kaq në favor të opozitës, atëherë ajo quhet një media e lirë, ajo quhet një media e pavarur, sepse kjo po pasqyron të dyja palët. Unë mendoj që që këtu fillon gabimi i madh. Sepse media nuk është një shërbëtor i politikës dhe nuk është absolutisht e rregullt apo balanca mes dy palëve nuk është tregues i pavarësisë dhe paanshmërisë. Sepse tregues i paanshmërisë dhe pavarësisë së medias është raporti mes asaj që transmeton dhe interesit të publikut. Dhe mediat në Shqipëri janë të mbushura nga mëngjesi deri në mesnatë vetëm me raportime politike, deklarata për shtyp, ai tha, ky tha, mungojnë raportimet investigative, mungojnë raportimet që lidhen me interesat e qytetarëve, problemet sociale-ekonomike. Dhe parë në këtë këndvështrim, unë mendoj që cenimi më i madh i lirisë së medias këtu vjen si pasojë e interesave ekonomike të sipërmarrësve që kontrollojnë mediat, të cilët shmangin apo evitojnë përballjen me probleme që mund të mos i pëlqejnë qeverisë apo formave të tjera të pushtetit në nivel lokal. Për këtë arsye zgjidhet politika si material për të mbushur hapësirën televizive.

Për këtë mënyrë, po nëse shikojmë, bëjmë një monitorim të thjeshtë të edicioneve informative të televizioneve në mbrëmje, do shikojmë që ka më shumë politikë, ka lajme të kronikës së zezë dhe lajme sportive. Në mënyrë absolute, janë të rralla materialet që i japin zë qytetarëve, që i japin zë problemeve të njerëzve. Kështu që do ta konsideroja të mangët edhe raportin apo raportet që gjenerojnë organizatat ndërkombëtare që masin shkallën e lirisë. Sepse shkalla e lirisë nuk matet me faktin nëse futet apo jo gazetari në burg. Nuk matet me faktin nëse është apo jo e balancuar një media mes mazhorancës dhe opozitës. Liria e medias matet sa të lirë dhe të aftë janë gazetarët që ta përdorin hapësirën mediatike për t'i shërbyer interesit publik.

Këtu pra ka ose mungesë hapësire, ose paaftësi. Unë nuk bie absolutisht dakord, sepse e shikoj këtë qasje edhe nga shumë komentues, qytetarë që thonë gazetarët janë shërbëtorë, gazetarët janë të paaftë. Në mënyrë absolute jo. Unë e ndaj gazetarin nga media. Për fat të keq, gazetarë ne kemi shumë të mirë, kemi profesionistë të mrekullueshëm, kemi të rinj të talentuar që janë të nivelit ndërkombëtar. Por i gjithë problemi është tek ngushtimi i hapësirës. Jo më kot e thashë pak më parë që qeveritë njëra pas tjetrës zgjodhën ta nënshtrojnë median jo tashmë përmes presionit, por duke joshur sipërmarrësit që kontrollojnë mediat të bëhen partnerë ekonomikë me biznese, me investitorë strategjikë e tjerë e tjerë. Dhe në këtë, në këto kushte filloi dhe u ngushtua hapësira e gazetarëve për të përmbushur misionin e tyre. Se gazetaria nuk është, nuk është thjesht një punë, gazetaria është mision.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë