Emri/ E rëndë në Kurbin, vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë dhe fsheh krimin
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Në fillim të viteve ’90, Shqipëria kishte një pasuri që nuk ishte krijuar nga ekonomia, por ishte trashëguar nga natyra, me ...
Nga Mevlan Shanaj: REQUIEM PËR NJË BESIM Edi Rama, Sot po të shkruaj jo si kundërshtar politik, por si një njeri që t&eum...
Një sherr i dhunshëm është shënuar rreth orës 23.00 të së premtes në lagjen nr. 3 të qytetit të Sarand&eu...
Dashi Përpiquni të shmangni polemikat dhe diskutimet. Edhe me fjalë nëse është e mundur thoni se jeni të disponueshëm p...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe alt...
Çështja e pezullimit të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të shqyrtojë kërkesën e Kryeministrit Edi Rama, që e konsideron vendimin e Gjykatës së Posaçme si një cënim të pushtetit ekzekutiv. Megjithatë, përtej betejës ligjore, debati ngre pyetje thelbësore mbi funksionimin e qeverisjes dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
Sipas analistit Enton Abilekaj, kjo përplasje mes kryeministrit, Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut synon të krijojë një precedent ligjor nëse një zyrtar i lartë mund të shkarkohet nga Gjykata e Posaçme. Por, sipas tij, ky precedent ka pak rëndësi praktike në një realitet ku pushteti ekzekutiv nuk është i diversifikuar.
I ftuar në intervistën e pasdites në SYRI TV ai argumenton se qeveria funksionon si një "qeveri e një njeriu të vetëm", ku ministrat nuk kanë fuqi reale dhe janë lehtësisht të zëvendësueshëm pa ndikuar në drejtimin e vendit, pasi të gjithë zbatojnë urdhrat e kryeministrit.
Duke u ndalur te rasti konkret, analisti e lidh pezullimin e ministres Balluku drejtpërdrejt me çështjen e tunelit të Llogarasë. Sipas tij, bëhet fjalë për një urdhër të dhënë nga kryeministri Rama dhe të zbatuar nga ministrja Balluku, një çështje që tashmë është nën hetim nga SPAK. Abilekaj thekson se opozita e ka artikuluar këtë si një "aferë Rama-Balluku", ku Rama është autori kryesor dhe Balluku është thjesht zbatuesja.
Analisti vë në dukje ironinë e situatës, ku kryeministri, i lidhur me afera të shumta si ajo e inceneratorëve apo sterilizimit, tani pozicionohet si mbrojtës i drejtësisë. Pyetja thelbësore, sipas Abilekajt, nuk është nëse do të pezullohet zëvendëskryeministrja, por nëse sistemi i drejtësisë ka pavarësinë dhe aftësinë për të hetuar dhe pezulluar vetë kryeministrin. Sfida e vërtetë për drejtësinë e re, përfundon ai, është të shkojë te burimi i problemit dhe jo të ndalet te "kurbanet" e niveleve më të ulëta.
Abilekaj:
Kjo është një çështje që në fakt, politikisht mund të flasim, se juridikisht i takon drejtësisë, nuk mund ta gjykojmë ne si konstitucionalistë nëse është një vendim i drejtë apo jo. Unë nuk do e marr përsipër ta bëj këtë gjë. Mendoj që kjo është një betejë ligjore mes Ramës, mes kryeministrit pra dhe Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut, për të ndarë, për të krijuar një precedent, a mund të shkarkohet një zyrtar si zëvendëskryeministri dhe ministri nga Gjykata Speciale.
Ky është një debat në fakt që neve nuk, përveç precedentit që krijon, në rastin konkret nuk na sjell asgjë, apo jo? Pse nuk na sjell asgjë? Sepse ne nuk kemi këtu një pushtet ekzekutiv të diversifikuar, ku pushtetet janë të ndara brenda ekzekutivit, që të themi se largimi apo jo i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë mund të peshojë në qeveri.
Jo, ne kemi një qeveri të një njeriu. Ministrat nuk kanë asnjë lloj fuqie dhe asnjë lloj pushteti dhe janë të gjithë të zëvendësueshëm brenda ditës dhe brenda orës dhe nuk ndryshon asgjë sepse të gjithë do zbatojnë urdhrat e Edi Ramës. Rasti në fjalë, që është bërë shkaku i hapjes së këtij debati, shkaku i pezullimit të Belinda Ballukut, është fare i qartë. Është një urdhër i Edi Ramës i zbatuar nga Balluku që po hetohet nga SPAK-u, apo jo?
Se ne kemi të bëjmë me një urdhër të Edi Ramës për të fituar, për firmën turke që duhet të fitojë tunelin e Llogarasë. Qartësisht po e artikulon opozita këtë dhe qartësisht po do ta artikulojë prapë sot përballë kryeministrisë, që është një aferë Rama-Balluku. Pra, Rama është kryesori, Balluku është zbatuesja. Dhe, ky është, këtu fillon çështja. Çështja fillon te kjo, që Edi Rama, një njeri që pa firmosur ka shkaktuar një valë aferash, si inceneratorët, sterilizimi, tuneli i Llogarasë dhe të tjera që ende nuk kanë filluar hetimet, bën sot partizanin e drejtësisë, bën partizanin e një njeriu të ndershëm dhe flet për kumbulla dhe fruta dhe perime që hahen mbrapa shpinës së tij, ndërkohë që është vetë ai autori.
Pra problemi është objektivi. Nuk ka rëndësi a u shkarkua apo jo zëvendëskryeministrja apo u pezullua. Rëndësi ka, a do të shkarkohet apo do të pezullohet kryeministri? A kemi ne sot një drejtësi e cila është e aftë, ose aq e pavarur, sa të mos na gënjejë me, me, me kurbane të nivelit të tillë, por të na çojë atje ku është e vërteta, atje ku është problemi. Në këtë rast na çon te kryeministri. A mund ta bëjë këtë drejtësia?
PD ka emëruar Xhemal Gjunkshin në detyrën e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare pranë Kryetarit të...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ankimimin që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin nga detyra të...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka zhvilluar një konferencë për mediat për ç&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku ka vjedhur dhe ajo duhet të largohet nga qeveria. Sipas Berishës, v...
Kreu i PD-së, Sali Berisha bëri një krahasim mes Belinda Ballukut dhe Koço Kokëdhimës i cili sipas tij, u larguar nga parlamen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka konsideruar të gjitha mashtrime publike, deklaratat e Ramës, që thotë se Komisioni ...
Kryedemokrati, Sali Berisha nga selia blu deklaroi se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar pas zbulimit të aferave korruptive, dhe pezullimit t&...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se interpretoi Komisionin e Venecias sipas interesit të tij në lidhje me pezullimi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kritikoi Edi Ramën, duke e cilësuar atë si avokatin e Belinda Ballukut për re...
Buxheti i shtetit është lehtësuar me rreth 130 milionë euro gjatë dekadës së fundit si pasojë e largimeve të padr...