"Bëmë takim familjar" - Flet Ziza Pajaziti: Ja si hyra 2 herë në burg për takim me Haxhiun. E kam bashkëjetues!
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Modelja kosovare Ziza Pajaziti, e cila në datat 12 dhe 13 qershor 2025 rezulton të ketë hyrë në ambientet e burgut të siguris&eu...
Diplomatët britanikë dënuan sjelljen izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar si një model të shkeljeve të t&eu...
Një tjetër rast ku një elektriçist humb jetë gjatë punës është regjistruar në vendin tonë. Ngjarja k...
Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka, është arrestuar në Durrës gjatë operacionit policor “Informacioni”, pasi dys...
Është dënuar me 12 vite burgim Enedjos Guri, 15-vjeçari që 1 vit më parë vrau me thikë në fshatin Pirg të ...
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot në Gjirokastër, në orën 12:00, një takim me banorët për reformën territoriale. Taki...
Gazeta e rëndësishme britanike ‘Observer’, publikoi një reportazh të gjatë për protestat që kanë kapluar S...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikthehet sot në Shqipëri pas vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Dhjetëra qytetarë janë mbledhur përpara zonës ku po ndërtohet Muzeu Hebraik në Vlorë, duke protestuar dhe kundërs...
41-vjeçari Gentian Çipi, i arratisur mbrëmjen e djeshme nga një spital në Greqi, rezulton person në kërkim në Shqi...

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncoi qeverinë si shkaktare të dëmeve dhe ministrat e linjës për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e bujqësisë.
''Kjo ngre pyetje të rënda: Kush mban përgjegjësi për dëmët dhe milionat e shpenzuara? A është kjo një mashtrim i qeverisë?
Qytetarët përballen me pasojat e një qeverisjeje të paaftë. Është koha që SPAK të nisë hetimet'', theksoi ajo
Deklarata e plotë
Jo më larg se disa muaj më parë, Kryeministri Edi Rama, së bashku me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan nga afër investimin për mbrojtjen e tokave bujqësore dhe rehabilitimin e argjinaturës së majtë të lumit Seman, në bashkinë e Fierit. Një investim që u propagandua si i përfunduar brenda 4 muajve të fundit të vitit 2024 dhe që u prezantua si sukses madhor i qeverisë.
Kryeministri Rama deklaroi publikisht se argjinatura e majtë e lumit Seman kishte pësuar një përmirësim të dukshëm në 8 km, duke pretenduar se ishin shpëtuar nga përmbytjet rreth 5000 hektarë tokë bujqësore.
Sipas tij, bëhej fjalë për një ndërhyrje emergjente të realizuar me sukses falë fondeve të Ministrisë së Bujqësisë dhe punës së bordeve të kullimit dhe kompanive kontraktuese.
U deklarua se në qarkun e Fierit janë rreth 30 km argjinaturë që janë mbështetur në 5 vitet e fundit me fonde buxhetore dhe me rehabilitim. të padiskutueshëm në të gjithë zonën bujqësore që përfaqëson ky qark me 14 kantiere, 8 të ndjekura nga ministria dhe 6 nga pushteti vendor, dhe një fond prej 6 milionë euro që do ndihmonin një sipërfaqe të ujitshme për gati 20 mijë ha tokë bujqësore, dhe njëkohësisht investime edhe në hidrovor.
Ministrja e Bujqësisë deklaroi se në qarkun e Fierit investimet në sistemet e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet janë rritur gati katërfish krahasuar me vitin 2013, duke arritur në rreth 20 milionë euro në vit.
Por sot, realiteti flet ndryshe….
Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.
Uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa gjatë natës lumi Seman ka përmbytur rreth 20 banesa në fshatin Hasturkas, në Libofshë.
Kjo situatë ngre pyetje të rënda dhe të pashmangshme:
Kush mban përgjegjësi për milionat e shpenzuara?
Kush mban përgjegjësi për dëmet e shkaktuara qytetarëve dhe fermerëve?
Propaganda e investimeve rezulton një mashtrim i radhës, ndërsa qytetarët përballen me pasojat dramatike të një qeverisjeje të kalbur, të paaftë dhe grabitqare.
Është koha që institucionet e drejtësisë të veprojnë. SPAK duhet të hetojë.
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar procesin e d...
Nisma e qeverisë për të ashtuquajturën “paqe fiskale” është denoncuar ashpër nga opozita si një mekaniz&eu...
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese mbi mandatet e anëtarëve të saj është cilësuar si finalizimi i një “loje...
Kryeministri Edi Rama e nisi vitin e ri duke sulmuar nominalisht gazetarët me gjuhë bullizuese dhe intimiduesе, një teknikë propagande q&e...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ndaj pezullimit të vizave amerikane dhe ndëshkimeve ndërkombëtare, duke theksuar...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë këtë të premte Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, në orën 10:00, në...
Gazetarja Blerina Gjoka ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngrirë aplikimin për viza...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për Shqipërinë, dhe 7...
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria &eu...
Pas një dekade debatesh të ashpra dhe akuzash për korrupsion, qeveria ka vendosur të tërheqë koncesionin e sterilizimit të ...