
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, zhvilloi sot një takim në Kryesinë e Kuvendit me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer (CDU), njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestagun gjerman, i cili ndodhet për një vizitë në Shqipëri.
Gjatë takimit, diskutimi u përqendrua në rrugëtimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe sfidat që vendi përballet në këtë fazë të negociatave me Bashkimin Europian.
Tabaku theksoi se Shqipëria ndodhet aktualisht në një udhëkryq të rëndësishëm në raport me integrimin europian, duke nënvizuar se vendi duhet të ndërmarrë reforma reale dhe të matshme dhe jo të mbetet në kuadrin e premtimeve politike.
Sipas saj, “avancimi në procesin e negociatave duhet të jetë real dhe i bazuar në standarde, veçanërisht në grupkapitujt që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Deputetja e PD-së argumentoi se Shqipëria ka nevojë për “një proces të vërtetë transformimi institucional, si dhe për një qeveri dhe shumicë parlamentare që punon në mënyrë serioze dhe të qëndrueshme për integrimin europian”.
Gjatë bisedës, Tabaku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian, duke theksuar rolin e rëndësishëm që Bundestagu dhe partnerët gjermanë kanë luajtur në avancimin e procesit të integrimit.
Megjithatë, ajo shprehu shqetësimin “për drejtimin që po merr aktualisht procesi i integrimit në vend”.
Sipas Tabakut, “procesi i integrimit europian është një proces i plotë dhe gjithëpërfshirës që synon transformimin e shoqërisë dhe institucioneve shqiptare, dhe si i tillë nuk mund të fragmentarizohet apo të trajtohet në mënyrë të pjesshme, siç ka lënë të kuptohet së fundmi kryeministri”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Mars10:35
Erion Braçe: Kjo bashki duhet shkundur, policia gjobit qytetarët, por vetë parkon gabim!
Erion Braçe, që prej zgjedhjes deputet në Tiranë, ka qenë kritik për mënyrën sesi menaxhohet kryeqyteti.
Ai ka b&eu...
POLITIKE
9 Mars22:30
'Sfiduan SHBA-të dhe BE-në!'/ Tela: Mazhoranca ngriti mur përballë SPAK për herë të parë
Analisti Andi Tela, i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit, komentoi zhvillimet e fundit politike lidhur me raportin mes mazhorancës dhe drejt&eum...
POLITIKE
9 Mars22:19
A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura
Partia Socialiste refuzoi kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për Edi Ramëm ka ...
POLITIKE
9 Mars22:06
“E ke lënë grupin e PD dobët”, Grida Duma i kthehet Ballës: Po gënjen, ju po thoni që SPAK ka luajtur mendsh?
Partia Socialiste refuzoi sot kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për arrestimin e Belinda Ballukut. Taulant Balla tha se vendimi ...
POLITIKE
9 Mars21:08
‘Përgjigje mashtruesit me patentë!’/ Berisha "çmonton Ramën", video nga ndërtimi i hidrocentraleve si kryeministër
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka çmontuar akuzat imagjinare të kryeministrit Edi Rama, se në kohën kur lideri i opozit...
POLITIKE
9 Mars20:32
Berisha i bën thirrje të rinjve të dalin në shesh: Vendi juaj sot ka nevojë më shumë se kurrë për guximin tuaj
Gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ tek kryeministrit, kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje dhe të rinj...
POLITIKE
9 Mars20:25
“T’i japim përgjigjen e merituar Ramës”/ Berisha: Më 12 mars në orën 10:00, e gjithë Shqipëria tek Parlamenti
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se më 12 mars në orën 10:00, e gjithë Shqipëria do të jetë te...
POLITIKE
9 Mars20:14
Deklaratat e Ramës/ Bushati: Tregoi se i ka shpallur mbrojtje hajdutëve përballë SPAK-ut
Analisti Andi Bushati deklaroi se qëndrimi i fundit i kryeministrit Edi Rama shënon për herë të parë një përplasje reale...
POLITIKE
9 Mars19:05
Berisha-intelektualëve: Dilni nga guaska e konformizmit, heshtja juaj po e ndihmon regjimin
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren’ para kryeministria u ka bërë nj&eu...
POLITIKE
9 Mars18:15
"Kush nuk hap gojën do të marrë mbështetjen e tij”, Shkullaku analizon mesazhet e Ramës në mbledhjen e grupit
‘Mesazhi i Ramës është i qartë, Belinda Balluku nuk ka folur asnjë fjalë deri më sot, pra si të thuash i ka besuar...