
KOSOVË- Punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, që dy muaj janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime. Ku qëndron problemi dhe si mund të zgjidhet ai?
Në letër duket e thjeshtë: Një komunë e planifikon një projekt, i merr të gjitha lejet e nevojshme, e siguron buxhetin e kërkuar, punimet fillojnë dhe, në fund, pritet shiriti i përurimit.
Por, që dy muaj, punimet që parashiheshin ta transformonin sheshin “Xhorxh Bush”, në kryeqytetin e Kosovës, janë përcjellë me më shumë polemika sesa punime. Ku qëndron problemi? Në dy fjalë: Trashëgimia kulturore.
Për projektin mbi 18 milionë eurosh të Komunës së Prishtinës punimet nisën më 10 mars. Por, ato u ndalën vetëm dy ditë më vonë. Pastaj, prapë më 16 prill, e edhe një herë tjetër më 29 prill. Tani, kjo zonë, ku asfalti është prerë, ka mbetur nën rrethoja.
Pse po kundërshtohet projekti në sheshin "Xhorxh Bush"?
Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), thotë se projekti është në kundërshtim me Ligjin për Trashëgimi Kulturore. Në këtë zonë ndodhen disa monumente kulturore të asaj që njihet si Qendra Historike e Prishtinës.
Sipas Ligjit për Trashëgimi Kulturore, për projekte në këto zona duhet të merret leje prej IKMM-së – leje të cilën Komuna e Prishtinës nuk e gëzon.
Drejtori i Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati, thotë për Radion Evropa e Lirë se aplikimin për këtë leje e kanë bërë më 15 mars, dhe se punimet kanë vazhduar në “zonën publike që nuk [ndërhyn te] asnjë aset i mbrojtur”.
“Synimi është që këto objekte ikonike jo vetëm të mos preken, por të theksohen dhe të valorizohen më tej si pjesë përbërëse e një ansambli të ri urban”, shpjegon Kastrati.
Por, IKMM-ja dhe MKRS-ja nuk pajtohen. Ato thonë se Komuna e Prishtinës ka ndërhyrë tashmë në perimetrin e zonës së mbrojtur, që ka kufirin bash aty ku më parë ndaheshin dy shiritat e rrugës “Xhorxh Bush”.
Komuna e Prishtinës i akuzon këto institucione se veprimet e tyre janë më shumë politike sesa profesionale. (Komuna udhëhiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa Ministria nga Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje. Në tetor të këtij viti pritet të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale në të gjitha komunat e Kosovës).
Por, MKRS-ja e kundërshton këtë argumentim. Ajo thotë se do të aprovonte çdo projekt që respekton ligjet dhe standardet profesionale. Si dëshmi për këtë, në një përgjigje për REL-in, ajo përmend se ngjashëm, vitin e kaluar, punimet në ndërtesën e ish-shtëpisë së mallrave Gërmia, në Prishtinë, ishin ndalur për shkak se mungonte leja.
“Por, pas aplikimit për leje pranë institucioneve të trashëgimisë kulturore, projekti u miratua”, thonë nga MKRS-ja.
Megjithatë, për projektin në “Xhorxh Bush”, MKRS-ja ka më shumë skepticizëm. Ministria beson se ky projekt mund të dëmtojë “trashëgiminë kulturore të Prishtinës”.
Si të ruhet trashëgimia kulturore?
Debati se çka rrezikon asetet e trashëgimisë kulturore ka sjellë përplasje të shumta mes kryetarit të Prishtinës, Rama, dhe ministrit në detyrë të Kulturës, Çeku, dhe atij të Financave, Hekuran Murati.
Ata kanë paralajmëruar edhe kallëzime penale ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Koha.net ka raportuar se Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet. Por, me gjithë tentimet, Policia s’e ka konfirmuar këtë për REL-in.
Megjithatë, për Sali Shoshin, drejtor ekzekutiv i fondacionit Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosovo), institucionet duhet të lënë mënjanë dallimet politike dhe të punojnë bashkë për të ruajtur identitetin e Prishtinës.
“Ta zëmë, Grand-i është një prej hoteleve të para moderne që ka mbërritur në Prishtinë, Radio Prishtina ka qenë mediumi më i rëndësishëm për 30 vjet”, thotë Shoshi për REL-in.
Ai shton se procesi për të vendosur se çka përbën identitetin e Prishtinës e çka jo do të duhej të bëhej përmes një konsensusi mes qytetarëve, Komunës dhe Ministrisë.
E kur një zonë të shpallet si zonë në mbrojtje, ai thotë se duhet të ketë një dosje që tregon se çfarë lloj materialesh mund të përdoren për konservim të asaj zone, në çfarë lartësie mund të ndërtohet, cilat zona kadastrale preken e shumë gjëra të tjera.
“Pa këtë dosje, gjithçka mbetet subjekt i interpretimit subjektiv”, vlerëson Shoshi.
Por, ai thekson se ruajtja e aseteve të trashëgimisë kulturore s’do të thotë se s’mund të ketë zhvillim urban.
“Një prej tyre [ndërhyrjeve të mirëpritura] është ecja e lirë në shesh të pangarkuar [me makina]. Por, nëse mund të ecësh, s’do të thotë që mund të ndërtosh një objekt që e pengon pamjen të diçka që ne po themi që tash për tash ka vlerë”, përfundon ai./ REL
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
8 Maj15:00
Ministri i Jashtëm indian: Çdo sulm nga Pakistani do të provokojë një përgjigje shumë më të fortë!
INDI- Ministri i Jashtëm indian, Subrahmanyam Jaishankar, paralajmëroi sot se çdo sulm nga Pakistani do të provokonte një përg...
r.ll
BOTA
8 Maj13:17
Tymi i zi del nga oxhaku mbi Kapelën Sistine në Vatikan, dështon votimi i mëngjesit për zgjedhjen e Papës
pamje nga vatikani
VATIKAN- Ka dështuar sërish votimi për zgjedhjen e Papës së ri. Tymi i zi është parë të...
r.ll
BOTA
8 Maj13:16
Ngërçi në konstituimin e Kuvendit/ Abdixhiku: LDK ka nisur me përgatitjet për zgjedhjet lokale, nuk kemi kohë për të humbur
lumir abdixhiku
KOSOVË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se ka nisur përgatitjet për zgjed...
n.f
BOTA
8 Maj12:53
PE i hoqi imunitetin si eurodeputet, Grzegorz Braun shkel me këmbë flamurin e BE-së, më pas i vë flakën
BRUKSEL- Parlamenti Evropian ka votuar për t’i hequr imunitetin parlamentar eurodeputetit të ekstremit të djathtë polak, Grzegorz Br...
n.f
BOTA
8 Maj12:53
Millorad Dodik mbërrin në Rusi, nesër merr pjesë në ceremoninë e Shënimit të Ditës së Fitores në Moskë
MOSKË- Lideri i serbëve të Bonjës, Millorad Dodik, ka mbërritur në Moskë të enjten, ku më 9 maj do të marr&e...
r.ll
BOTA
8 Maj10:39
Armëpushimi treditor i shpallur nga Kremlini hyri sot në fuqi/ Pas disa netësh bombardimesh të pareshtura, bie qetësia në qytetet ukrainase
foto nga ukraina
UKRAINË- Qytetet ukrainase duken të jenë të qeta mëngjesin e së enjtes, pasi ka hyrë në fuqi nj&eu...
n.f
BOTA
8 Maj10:12
Sulme dhe kërcënime të rrezikshme mes Indisë dhe Pakistanit
INDI- Konflikti midis dy fuqive bërthamore po përshkallëzohet. Forcat indiane kanë sulmuar objektiva të shumta në Pakistanin fqi...