Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Nga Bes Kallaku
Mirëmbrëma.
I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot?
E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë përditë, atë nuk e merr kamera, nuk del në lajme, nuk e shkruajnë me titra poshtë ekraneve: Braktisja e Pleqve!
Gjyshërit tanë – ata që i kanë mbijetuar komunizmit, varfërisë, edhe vitit ’97 – po humbasin betejën e vetme që s’kanë ditur kurrë si ta luftojnë: braktisjen.
Kur na pyesin si e ke “plakën”, i numërojmë sëmundjet: ka tension, artrit, parkinson… dhe nuk e kuptuam kurrë që sëmundja më e madhe e të gjithë prindërve tanë të moshuar është “vetmia”.
Kërcitëm e ikëm në Gjermani, Itali e Amerikë, e i lamë pas në hallin e vet.
Fillimisht, tentuam t’i gënjejmë me “Skype” - Një herë në javë: “Hap skypen, po të shoh, shihe sa të është rritur nipi, mirupafshim”. Pastaj “Skype” u mbyll. U hap “ChatGPT-ja”. Një ditë t’i themi “ChatGPT-së”: “Shkruaj një mesazh për plakun që kam lënë në fshat, se s’kam kohë”.
Shqiptari i sotëm e ka braktisur sistemin e tre brezave nën një çati. Sot i duam shërbimet e gjyshërve – po pa gjyshërit vërdallë.
Ju, sikurse edhe mua, gjyshja na ka rritur me përralla. Fëmijët tanë po rriten me celular në dorë, se gjyshin e kemi zëvendësuar me aplikacione në smartfone. Ky fëmijë nesër do bëhet ai burri 50-vjeçar, që do na plasë dhe ne në një Azil për pleq.
Dhe të mos bëhemi karagjozë me këtë punën e të qenurit politikisht korrekt, jo po duhet t’i quajmë “të moshuar”, jo po ofendohen po t’u themi “pleq”.
Thirrini si të doni, po mos i plasni në azile.
Azilet e Pleqve…
Ç’është e vërteta, përpiqemi të gjemë azilet më të shtrenjta, nuk i kursejmë lekët, duam të qetësojmë ndërgjegjen. Sado të bukura të duken këto azilet – që për të mos u ndjerë keq, i quajmë “shtëpitë e të moshuarve” apo “shtëpitë e pritjes”, për ta janë thjesht burgje luksoze.
Burgje me çarçafë të pastër. Burgje ku fëmijët shfaqen për vizitë vetëm një herë në gusht dhe një herë për Vit të Ri, kur vijnë për pushime në Shqipëri.
Dhe kur gjyshërit na ikin, kujtohemi të bëjmë një postim prekës në “Facebook”. Po për ty, kush do postojë?
Se ky brez i rritur pa gjyshër, i rritur me “Youtube” e “Minecraft”, kur të vijë radha jonë do e zgjidhë thjesht siç bën kur fshin një aplikacion.
Gjyshërit tanë i kanë mbijetuar gjithçkaje. Por jo neve. Jo braktisjes sonë. Dhe ky është dënimi më i rëndë që mund t’u japim./ piranjat.al
Basir Çollaku--Zaret janë hedhur Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerika...
Editorial nga Andi Bushati Lali, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vet&eum...
Pas publikimit nga Piranjat të skandalit të skemës masive të zhvatjes së qytetarëve nga inspektorët e DPTTV Tiranë, ku...
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama ka befasuar shpesh me zgjedhjet e tij për përbërjen e kabinetit ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, pe...
Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...
Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...