Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Në skenën e mediave të mbetura të Erion Veliajt doli një deklaratë (madje edhe e noterizuar) e italianit Gabriele Longinoti, që na akuzon për “blerje” të dëshmive, që dha për ne në dy intervista të njëpasnjëshme në vitin 2023.
Ne nuk kemi në mend të merremi gjatë me të si individ.
Nuk presim që Longinoti të jetë Lanseloti, kalorësi i drejtësisë. Prandaj edhe lugën e çorbës që hëngri para pak ditësh, ia falim. Çdokush ka të drejtë të zgjedhë rrugën e vet, edhe kur ajo rrugë është e pamoralshme.
Nuk presim as që avokatët mediatikë të Lalit të heqin dorë nga mbrojtja e pafund të klientit të tyre. Ata thjesht përpiqen t’ia faturojnë historinë e Nesti Angonit opozitës, duke u përpjekur të na vizatojnë edhe ne si pjesë të saj. Po, ne jemi në opozitë po, por jo në atë politike. Çdo emision investigativ që mbron interesin publik është përballë pushtetit, kudo që ai ndodhet.
Kushdo që e di se si funksionon produksioni i “Piranjave” e ka të qartë, që ne jemi një emision pa asnjë varësi editoriale, që kemi bërë një marrëveshje të rinovueshme çdo vit me Syri TV. Kjo marrëveshje mund të ishte me secilin nga televizionet kombëtare ose lokale në Shqipëri, që do të na plotësonte kushtin e vetëm që ne kemi: PAVARËSINË EDITORIALE.
Tani, në respekt të publikut që na ndjek prej më shumë se 3 vitesh në punën tonë, duam të sqarojmë shkurt, se Gabriele Longinoti, ka qenë një person tërësisht i panjohur për ne, deri në momentin kur juristi Ylli Pashuku, e prezantoi me drejtuesit tanë (lidhur me këtë, përveç dëshmisë së Pashukut, janë në dispozicion chat-e dhe biseda).
Pasi kemi dëgjuar pretendimet e tij, kemi vendosur që ta intervistojmë, sepse deklaratat e bëra nga ai kanë interes të madh publik. Në asnjë rast gjatë dy intervistave, nuk jemi përfshirë në komente, apo konkluzione lidhur me akuzat që ai bën. Kemi treguar korrektesë pas çdo fraze që ai ka deklaruar.
Ai madje kërkoi dhe të intervistohej nga SPAK-u, duke deklaruar se i priste hetuesit në Dubai ose kudo tjetër për t’u thënë versionin e tij të historisë, ata që e tregoi përmes kamerave tona publikisht.
Ndërkohë, që pak ditë më vonë, Erion Veliaj bëri kallëzim ndaj producentit të "Piranjave" dhe ndaj gazetarit Bledian Koka. Procesi gjyqësor me Veliaj u pushua dhe historia e akuzave të tij u mbyll, sepse as përfaqësuesit e tij e as ai vetë nuk u paraqitën në sallën e gjyqit, pavarësisht ngulmimit të gjykatës.
Tani, pas dy vitesh, Longinoti paska ndërruar version. Gjithçka që ka thënë paskan qenë gënjeshtra dhe për këtë i qenkan ofruar para. Sigurisht nuk ka as prova e asgjë që ta vërtetojë.
Po a mund pyesim edhe ne ndryshe? A mund të themi sot, në ditën më të zezë të Veliajt se italianit i është ofruar “kompromis me kompensim” për të ndryshuar versionin dhe për t'i dhënë oksigjen politik ish-kryetarit?
Këtë nuk e themi ne, do ta thotë gjykata. Ne jemi të gatshëm të përballemi, jo vetëm me Longinotin, por edhe me ata që e kanë takuar këto ditë për të marrë atë që iu duhej.
Sa për hallin e mediave të mbetura besnike të Veliajt, halli i tyre nuk është as problemi jonë e as i publikut. Lali i tyre do të qëndrojë aty ku është, pavarësisht çdo përpëlitjeje publike.
Ne e dimë dhe jemi të bindur se shumë socialistë që na lexojnë, në heshtje janë dakord me këto radhë. Vetëm se nuk e thonë dot hapur.
Në këtë foto/screenshot, një komunikim i kohës kur Longinoti që sot flet për “blerje”, para disa kohësh na lutej t’ia merrnim dëshminë, dhe ankohej se mediat shqiptare nuk e lejojnë të flasë dhe se do të “luftojë për drejtësi.” Por e vërteta është se kur drejtësia blihet, ajo pushon së qeni drejtësi dhe kthehet thjesht në një pazar Longinotësh.

Një çift gjyshërsh kanë shkruar me gurë emrin e mbesës në derën e shtëpisë. Quhet Khloe. Çdo më...
Nga Bes Kallaku Mirëmbrëma. I keni parë lajmet? Sa krime kishte sot? E dini cili mungoi? Krimi që e bëjmë pë...
Basir Çollaku--Zaret janë hedhur Luftë karteleve të drogës të konsideruara organizata terroriste një betejë amerika...
Editorial nga Andi Bushati Lali, ndonëse nuk është ndëshkuar ende aq sa do e meritonte, në këtë rast është vet&eum...
Pas publikimit nga Piranjat të skandalit të skemës masive të zhvatjes së qytetarëve nga inspektorët e DPTTV Tiranë, ku...
Që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013, kryeministri Edi Rama ka befasuar shpesh me zgjedhjet e tij për përbërjen e kabinetit ...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka shpërndarë një e-mail shoqëruar me dokumente, ku denoncon atë që e quan presion politik, pe...
Nga Lutfi Dervishi Republika e Keshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. ...
Nga Alba Alishani Mirëmbrëma. Unë jam gazetare, por sonte nuk dua të flas vetëm si e tillë. Dua të flas si dëshmitare...
Një javë më parë Piranjat sollën në vëmendjen e opinionit publik skemën zhvatëse ndaj bizneseve të inspektor&e...